Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Plagosja e efektivit në Tiranë, pezullimi nga detyra pas ngjarjes; dy vëllezër tentuan të ekzekutonin 31-vjeçarin jashtë banesës

timoni.al by timoni.al
May 18, 2026
in LAJME
0
500 euro ose do të publikojmë videot intime, shantazhet 35-vjeçarja në Tiranë; arrestohet i mituri
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në mesnatë, në Shkozë, ndodhi një ngjarje me armë zjarri ku mbeti i plagosur punonjësi i policisë Anxhelo Kumaraku. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore të drejtuara nga Prokuroria e Tiranës, identifikuan dhe shpallën në kërkim dy të dyshuarit, vëllezërit A. L., 33 vjeç, dhe A. L., 22 vjeç. Nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas qëlluan me armë zjarri nga automjeti i tyre në drejtim të shtetasit K. S., i cili ndodhej pranë banesës së tij së bashku me Anxhelon Kumarakun dhe L. D.

Si pasojë e të shtënave, Anxhelo Kumaraku, 30 vjeç, punonjës i policisë jashtë shërbimit, u dëmtua aksidentalisht në këmbë. Ai po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve për rastin u arrestua shtetasi K. S., 31 vjeç, pasi rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga gjykata për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Po punohet për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pezulloi menjëherë nga detyra punonjësin e policisë dhe Drejtoria e Standardeve Profesionale nisi hetim disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore. Hetimi disiplinor ndaj Anxhelo Kumarakut është për shkelje të parashikuara nga ligji nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, pasi ai është konstatuar duke u shoqëruar me një person që kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe nuk ka njoftuar shërbimet policore dhe eprorët për këtë rast.

Hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Previous Post

Plagosja e efektivit në Tiranë: policia zbardh si dy vëllezër tentuan të ekzekutonin 31-vjeçarin jashtë banesës

Next Post

Kremlini: Procesi i paqes me Ukrainën është në pauzë, por pritet rifillimi i negociatave

Next Post
Kremlini: Procesi i paqes me Ukrainën është në pauzë, por pritet rifillimi i negociatave

Kremlini: Procesi i paqes me Ukrainën është në pauzë, por pritet rifillimi i negociatave

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al