Thashethemet për një romancë të mundshme mes Pamela Anderson dhe Tom Cruise kanë pushtuar mediat ndërkombëtare dhe tabloidet, duke rikthyer fokusin te dy yjet e Hollivudit. Sipas raportimeve, aktorja 58-vjeçare ka tërhequr vëmendjen e 63-vjeçarit, ndërsa burime pranë tyre pretendojnë se mes dyve ka lindur një interes i ndërsjellë pas një periudhe kontakti të vazhdueshëm.
Raportet nënvizojnë se Tom Cruise u impresionua nga performanca e Anderson në filmin që shënoi rikthimin e saj, “The Last Showgirl”, një rol që sipas burimeve ka ndryshuar mënyrën se si publiku e sheh aktoren dhe ka tërhequr vëmendjen e aktorit. Mediat e huaja, përfshirë postime në rrjetet sociale nga tabloidet, kanë lidhur këtë imazh të ri me interesin e Cruise, ndërsa vijojnë të publikojnë detaje rreth kontaktit mes dyshes.
Burimet pranë rrethit të tyre flasin për një “shkëndijë të dukshme” dhe për afrimitet që është vërejtur edhe brenda rrethit të ngushtë të aktorit. Sipas raportimeve, ky afrimitet është diskutuar mes personave të afërt, ndërsa dy yjet thuhet se kanë qenë në kontakt që prej xhirimeve apo promovimeve të lidhura me projektet e tyre. Në këto raportime përfshihen edhe referenca në postime të mediave rozë dhe tabloideve, që kanë theksuar hapjen e mundshme të Anderson për një marrëdhënie të re.
Pamela Anderson, e njohur ndër kombëtarisht për rolin në “Baywatch”, ka pasur më parë lidhje dhe spekulime romancash me emra të njohur të industrisë, përfshirë dhe një periudhë të përfolur me Liam Neeson gjatë promovimeve të filmit “Naked Gun”. Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga asnjëri prej dy aktorëve për një marrëdhënie romantike mes tyre.
Ndërkohë, thashethemet vazhdojnë të ushqejnë interesin në rrjetet sociale dhe mediat rozë, të cilat po ndjekin çdo shenjë kontakti apo afrimiteti midis Anderson dhe Cruise, duke raportuar vazhdimisht pa një deklaratë zyrtare që të vërtetojë apo të mohojë spekulimet.

