Thursday, May 14, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Drafti final i rezolutës për anëtarësimin në BE dakordësuar nga PS dhe PD

timoni.al by timoni.al
May 14, 2026
in LAJME, POLITIKE
0
Drafti final i rezolutës për anëtarësimin në BE dakordësuar nga PS dhe PD
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Është zbuluar drafti final i rezolutës për anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, materialet e të cilit i ka siguruar gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu. Drafti, që sipas dokumentit është dakordësuar nga PS dhe PD, është dërguar në Kuvend. Titulli i dokumentit është “PËR PROCESIN E ANËTARESIMIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EVROPIAN” dhe referon zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neneve 18 dhe 103/1 të Rregullores së Kuvendit, si dhe nenit 18, pika 1, të Ligjit nr. 15/2025 “Për rolin e Kuvendit në procesin e negociatave dhe anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”, të ndryshuar.

Në draft theksohet rikonfirmimi se anëtarësimi në BE përbën objektiv strategjik kombëtar, i cili udhëheq dhe orienton agjendën reformuese të vendit për transformimin demokratik, institucional, ekonomik dhe social. Dokumenti nënvizon përgjegjësinë kushtetuese të Kuvendit për mbikëqyrjen e procesit të integrimit, për forcimin e kontrollit parlamentar dhe për garantimin e transparencës së veprimeve në këtë proces. Drafti thekson gjithashtu se orientimi evropian është një zgjedhje e vullnetit të lirë, me rëndësi strategjike mbarëkombëtare, që gëzon mbështetje të gjerë qytetare dhe përfaqëson angazhim të qëndrueshëm ndaj vlerave themelore të Bashkimit Evropian, përfshirë demokracinë, shtetin e së drejtës, lirinë, bashkëjetesën, barazinë dhe dinjitetin njerëzor.

Dokumenti rikujton rëndësinë e respektimit të kritereve të Kopenhagës dhe parimin se procesi i anëtarësimit duhet të bazohet në meritë, kushte të drejta dhe zbatim real të reformave, në përputhje me standardet demokratike dhe respektimin e të drejtave themelore. Në tekst vërehet se Shqipëria ka hapur me shpejtësi të gjithë kapitujt e negociimit dhe është në pritje të miratimit të raportit IBAR. Drafti gjithashtu vlerëson se procesi i zgjerimit zhvillohet në një kontekst gjeopolitik të ndjeshëm, që kërkon riformësim të shpejtë të institucioneve dhe përparim të matshëm në fusha kyçe si funksionimi demokratik i institucioneve, gjyqësori dhe të drejtat themelore, drejtësia, liria dhe siguria, prokurimi publik, kontrolli financiar, statistikat, kriteret ekonomike dhe reforma në administratën publike.

Previous Post

Dënim me burg për pronarin, truprojën, menaxherin dhe kamarierin që shpërndanin kokainë në lokal nate

Next Post

Dopietë në sezonin e parë, Chivu shmang kurthin dhe bën edhe më mirë se Mourinho

Next Post
Dopietë në sezonin e parë, Chivu shmang kurthin dhe bën edhe më mirë se Mourinho

Dopietë në sezonin e parë, Chivu shmang kurthin dhe bën edhe më mirë se Mourinho

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al