Manchester United dhe Michael Carrick janë pranë arritjes së një marrëveshjeje të re që do të zgjaste bashkëpunimin e tyre edhe për sezonet e ardhshme. Raportimet e fundit bëjnë të ditur se mundësia që Carrick të qëndrojë në “Old Trafford” është rritur dukshëm në javët e fundit, ndërsa brenda klubit mbizotëron bindja se ai duhet të vazhdojë të jetë pjesë e projektit të Manchester United.
Burime pranë klubit shtojnë se mbështetja për Carrick është e përbashkët dhe vjen nga të gjitha nivelet: lojtarët, drejtuesit dhe stafi teknik janë në të njëjtën linjë për vazhdimin e bashkëpunimit me ish-mesfushorin anglez. Kjo njëzëri duket të ketë ndikuar në përshpejtimin e bisedimeve, ndërsa palët kanë planifikuar kalimin e negociatave në fazën përfundimtare.
Hapi i rradhës pritet të jetë përfundimi i negociatave dhe firmosja e kontratës së re, e cila do ta lidhë Carrick me klubin edhe përtej sezonit të ardhshëm. Detajet e kontratës dhe kohëzgjatja specifike nuk janë bërë publike, por burimet brenda klubit nënvizojnë se synimi është sigurimi i vazhdimësisë së tij në stolin e ekipit.
Michael Carrick mori drejtimin e “Djajve të Kuq” në janar, pas shkarkimit të Ruben Amorim. Që nga marrja e detyrës, Carrick raportohet se ka kryer një punë të mirë, duke arritur të kualifikojë Manchester United për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. Ky rezultat vlerësohet brenda klubit si një nga arritjet kryesore të periudhës së tij në krye të ekipit.
Për momentin, diçka e tillë mbetet në pritje të finalizimit formal të marrëveshjes; klubi dhe trajneri pritet të shtyjnë bisedimet drejt finalizimit dhe nënshkrimit, që do të konkretizonte zyrtarisht vazhdimin e bashkëpunimit midis Manchester United dhe Michael Carrick. Top Channel

