Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Zyrtarizohen kandidaturat për zgjedhjet në Federatën Italiane: Giovanni Malago dhe Giancarlo Abete

timoni.al by timoni.al
May 13, 2026
in KRYESORE
0
Zyrtarizohen kandidaturat për zgjedhjet në Federatën Italiane: Giovanni Malago dhe Giancarlo Abete
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Afati i fundit për zyrtarizimin e kandidaturave për postin e presidentit të Federatës Italiane të Futbollit ishte 13 maj, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen më 22 qershor. Të mërkurën u depozituan zyrtarisht dy kandidatura: Giovanni Malagò dhe Giancarlo Abete.

Giovanni Malagò, i mbështetur nga Lega Serie A dhe B, Shoqata e Futbollistëve dhe Trajnerëve, njoftoi të martën se do të kandidonte për të pasuar Gabriele Gravina-n, i cili dha dorëheqjen. Paraditen e të mërkurës ai i dorëzoi kandidaturën përmes të deleguarit të tij.

Giancarlo Abete, aktualisht president i Ligës së Futbollit Amator, depozitoi personalisht kandidaturën. Në hyrje të selisë së Federatës Italiane të Futbollit Abete deklaroi: “Erdha në Federatë për Komitetin e presidencës dhe të Këshillit, siç e kam thënë më parë, paraqes kandidaturën time dhe kështu mund të nisë një fazë debatesh dhe diskutimesh për dokumentat programatikë në mënyrë që të bëjmë rrugëtimin e duhur. Dyzet ditë janë shumë për të diskutuar problemet e futbollit.”

Federata Italiane e Futbollit ka afat deri më 22 maj për të publikuar pranimin e kandidaturave të depozituara, një muaj para zhvillimit të zgjedhjeve.

Previous Post

BE: buxhet rekord 2 trilionë euro, formula e re nuk favorizon të gjithë

Next Post

Vendimet e mbledhjes së sotme të qeverisë: ministri Karakaçi njofton subvencionimin e shoqërive të transportit publik

Next Post
Vendimet e mbledhjes së sotme të qeverisë: ministri Karakaçi njofton subvencionimin e shoqërive të transportit publik

Vendimet e mbledhjes së sotme të qeverisë: ministri Karakaçi njofton subvencionimin e shoqërive të transportit publik

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al