Një tjetër procedurë e dyshimtë tenderimi ngre pikëpyetje të forta në Bashkinë Himarë. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Rikonstruksioni i rrugës Cakua Loti II”, me fond limit 500 milionë lekë, ku skema duket e njohur: skualifikohen të gjithë operatorët konkurrues dhe në fund shpallet fitues vetëm një kompani.
Tenderi i zhvilluar nga Bashkia Himarë, me financim nga buxheti i bashkisë dhe me procedurë të hapur, kishte në garë 5 operatorë ekonomikë. Por në mënyrë të çuditshme, u eliminuan të gjithë konkurrentët, përfshirë edhe ofertat më të ulëta, ndërsa fitues u shpall “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” me ofertë 46.999.337 lekë pa TVSH.
Në garë morën pjesë:
- BOE “SITA PARTNERS” SHPK & “VIANTE Konstruksion” SHPK
- “NDERTIMI” SHPK
- BOE “DESARET COMPANY” SHPK & “VARAKU E” SHPK
- BOE “ARDMIR” SHPK & “ULZA” SHPK
- “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” SHPK
Skema ngjan identike me dhjetëra tenderë të tjerë të denoncuar më parë, ku oferta më e ulët skualifikohet me arsye formale, ndërsa kontrata përfundon në duart e operatorit të favorizuar.
Procedura me referencë REF-65118-10-15-2025 u shpall më 30 dhjetor 2025, ndërsa tenderi u zhvillua më 14 janar 2026. Edhe pse ligji parashikon garë reale dhe mbrojtje të interesit publik, rezultati final ngre dyshime serioze për një proces të dirigjuar.
Shiko tenderin mëposhtë:👇👇👇

Banorët paguajnë taksa çdo muaj me shpresën se paratë e tyre do të përdoren për rrugë, shkolla dhe shërbime publike, por në fund përballen me të njëjtin skenar: tenderë të mbyllur, gara fiktive dhe miliona që qarkullojnë gjithmonë tek të njëjtët emra. Ndërkohë qytetarët e Himarës vazhdojnë të përballen me rrugë problematike dhe mungesë investimesh reale.
Në vend që fondet publike të shkojnë për zhvillimin e zonës dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve, dyshimet janë se ato përdoren për interesa klienteliste dhe favore politike. Kjo është arsyeja pse besimi i qytetarëve tek institucionet po bie çdo ditë, ndërsa skandalet me tenderë po bëhen rutinë në pushtetin vendor.
Kur skualifikohen të gjithë konkurrentët përveç fituesit dhe hiqen nga gara edhe ofertat më të lira, pyetja që shtrohet është: a kemi të bëjmë me një garë reale apo me një tender tëparacaktuar?
SPAK dhe organet e hetimit duhet të verifikojnë me urgjencë procedurën e ndjekur nga Bashkia Himarë, kriteret e skualifikimit dhe mënyrën se si u eliminuan operatorët konkurrues në këtë tender me vlerë miliona lekë nga paratë e qytetarëve.
👺Emri i Abazit në dosjen e SPAK👹
Emri i Arbër Abazit ka dalë në dosjen hetimore të SPAK për ndërtimin e Unazës së Jashtme të Tiranës. Nga hetimet rezulton se për ndërtimin e Unazës së Jashtme, Loti 7, fitues është shpallur bashkimi i operatorëve ekonomikë “Alko-Impex General Construction & 2T” sh.p.k. Shoqëria “Alko-Impex General Construction” është degë e një kompanie me të njëjtin emër të regjistruar në Kosovë, e zotëruar nga shtetasi kosovar Imer Ademi. Ky subjekt kontrollon gjithashtu shoqërinë koncesionare “Kukur Hydro Energy”, e cila ka administrator Arbër Abazin. Sipas dosjes hetimore të publikuar në media, rezulton se për procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri – Shkozë, urat mbi lumin Tirana”, fituese është shpallur shoqëria “Alb-Star” sh.p.k. Po në të njëjtën ditë, Miranda Shkurti i dërgon një tjetër listë kompanish që garojnë për Lotin 6 të Unazës së Jashtme, ku përbri secilës shënohet edhe çmimi i ofertës.
Një minutë më pas, këtë fotografi shtetasi Evis Berberi ia dërgon ministres Belinda Balluku, duke i shkruar “Loti 6”. Nga hetimi rezulton se fotografia përmban emrat dhe ofertat e operatorëve ekonomikë pjesëmarrës në procedurën “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”, ku fituese është shpallur shoqëria “Gjoka Konstruksion” sh.p.k. Kjo kompani është në pronësi të biznesmenit Rrok Gjoka, i cili ka përfituar tendera me vlera miliona euro. “Gjoka Konstruksion” rezulton gjithashtu se është nënkontraktuar nga kompanitë turke që fituan tenderin 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, një tender që, sipas SPAK, ishte i paracaktuar nga Balluku dhe vartësit e saj. Po më 15 shtator 2021, Evis Berberi i shkruan Miranda Shkurtit: “Kush është tani?”, ndërsa ajo i përgjigjet “7”, duke iu referuar Lotit 7. Shkurti i dërgon një fotografi me një tabelë që përmban emrat e operatorëve ekonomikë dhe ofertat përkatëse.
Këtë fotografi Berberi ia përcjell sërish Ballukut, duke i shkruar “Loti 7”. Nga hetimi del se në këtë procedurë fitues është shpallur bashkimi i operatorëve “Alko-Impex General Construction & 2T” sh.p.k. “Alko-Impex General Construction” kontrollohet nga Imer Ademi dhe ka lidhje të drejtpërdrejtë me shoqërinë “Kukur Hydro Energy”, me administrator Arbër Abazin. Abazi rezulton të jetë nip i ish-deputetit socialist Sadri Abazi dhe siç e thamë më lartë me lidhje krushqie me Ballukun. Shoqëria “ALK” zotëron 95 për qind të kapitalit të shoqërisë koncesionare “ECO CLEANING”, e cila ka zyrat në kompleksin “Usluga”, i ndërtuar nga kompania e Sadri Abazit.

