Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Katër arrestime për kontrabandë mallrash nga Greqia drejt Shqipërisë

timoni.al by timoni.al
May 12, 2026
in LAJME
0
Kontroll në Bërzhitë, dyshohet për mashtrim kompjuterik në formë call centeri; sekuestrohen kompjuterë dhe celularë
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë arrestoi katër persona pas hetimeve proaktive disa mujore për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” (nenet 174, 178 dhe 179 të Kodit Penal). Hetimet, në kuadër të procedimit penal nr.438 të vitit 2026, u zhvilluan pas informacioneve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë dhe përfshinë vëzhgime të fshehta, monitorim të lëvizjeve dhe përdorim të teknikave speciale hetimore.

Nga hetimet rezultoi zbulimi dhe dokumentimi i një skeme të organizuar për kontrabandën e konfeksioneve nga Greqia në Shqipëri. Shtetasit me iniciale V.N. dhe A.N., në bashkëpunim me persona të tjerë, kishin ngritur një aktivitet të qëndrueshëm kriminal për futjen e mallrave në mënyrë të paligjshme. Automjetet e përdorura për transport ishin përshtatur posaçërisht, me sediljet e pasme të hequra për të rritur kapacitetin dhe shmangur dyshimet. Mallrat siguroheshin në Greqi dhe mbaheshin pranë vijës kufitare, pastaj transportoheshin ilegalisht përmes kufirit të gjelbër nga bashkëpunëtorë; në disa raste i merrnin vetë organizatorët në zonat kufitare, ndërsa në raste të tjera transportoheshin drejt Korçës ku magazinoheshin dhe shiteshin përmes subjektit tregtar të administruar nga A.N. dhe V.N.

Strukturat hetimore kanë dokumentuar lëvizjet ndërkufitare, përdorimin e automjeteve të modifikuara dhe mënyrën e bashkëpunimit ndërmjet të dyshuarve, çka bëri të mundur evidentimin e mekanizmit kriminal dhe ndërhyrjen. U arrestuan V.N., A.N., A.L. dhe S.N. gjatë shkarkimit të mallrave të dyshuara kontrabandë në një ambient magazinimi në Korçë. Gjatë ndërhyrjes u sekuestruan 15 thasë me konfeksione, gjithsej 1,632 copë veshjesh; në magazinë u gjetën edhe 73 thasë të tjera dhe mallra rifuxho me peshë totale 1,357 kg. U sekuestruan gjithashtu automjete, përfshirë të modifikuara pa sedilje, aparate celularë dhe dokumentacion që lidhet me aktivitetin kriminal. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të skemës dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Previous Post

e-Albania do t’i nënshtrohet përditësimit dhe optimizimit teknik; jashtë funksionit në fundjavë, qytetarët s’do të kenë akses

Next Post

Galatasaray, Mauro Icardi shpërthen: Më thatë se isha i shëndoshë, i mbaruar, jashtë forme

Next Post
Galatasaray, Mauro Icardi shpërthen: Më thatë se isha i shëndoshë, i mbaruar, jashtë forme

Galatasaray, Mauro Icardi shpërthen: Më thatë se isha i shëndoshë, i mbaruar, jashtë forme

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al