Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Si autoritetet zbuluan laborator droge të fshehur pas një koteci në Maliq; një i arrestuar, një në kërkim

timoni.al by timoni.al
May 11, 2026
in AKTUALITET
0
Kontroll në Bërzhitë, dyshohet për mashtrim kompjuterik në formë call centeri; sekuestrohen kompjuterë dhe celularë
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Hetimet proaktive të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë çuan në arrestimin e shtetasit K.L., i dyshuar për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim, ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim për disa vepra penale. Hetimet, të drejtura dhe të koordinuara nga Prokuroria, zhvilloheshin me përdorimin e metodave proaktive hetimore dhe u përqendruan në një rast të kultivimit dhe përpunimit të lëndëve narkotike në fshatin Vreshtas, Bashkia Maliq.

Në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, gjatë kontrolleve u zbulua një ambient i fshehtë i ndërtuar nën një kotec shpendësh, i maskuar dhe i përshtatur posaçërisht për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike cannabis sativa. Hyrja në ambient realizohej përmes një hapësire të improvizuar që çonte në një dhomë të ndërtuar nën tokë. Kontrolli tregoi se ambienti ishte organizuar në mënyrë profesionale, me mure të veshura me materiale termoizoluese dhe të pajisur me sisteme ventilimi, ndriçimi dhe ngrohjeje, përfshirë llampa të posaçme, pajisje për rregullimin e temperaturës dhe lagështirës, tubacione për qarkullimin e ajrit, një sistem furnizimi me ujë dhe një sistem të organizuar për ujitjen e bimëve.

Në hapësirën e kontrolluar u konstatuan zona të përshtatura për tharjen e bimëve, me bimë të dyshuara cannabis sativa të varura në struktura të improvizuara. Në dysheme u gjetën dhjetëra vazo të mbushura me dhe dhe mbetje kërcelli të bimëve të prera, si dhe materiale dhe pajisje ndihmëse për kultivimin dhe përpunimin e lëndës narkotike.

Nga veprimet hetimore u sekuestruan rreth 5.4 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa në forma të ndryshme (në proces tharjeje dhe e paketuar në doza të vogla), një sasi e vogël e dyshuar kokainë, pajisje për kultivim dhe përpunim (vazo, llampa, sistem ventilimi, peshore elektronike), si dhe një armë në formën e pistoletës me bombol gazi të kompresuar. Verifikimet treguan gjithashtu se ambienti furnizohej me energji elektrike në mënyrë të paligjshme, përmes lidhjes direkte me rrjetin e shpërndarjes. Prokuroria vijon hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Previous Post

Artan Fuga: Presidentë, ministra ose kryebashkiakë, pavarësisht titullit, hetohen lirshëm dhe nuk duhet të mbahen në burg

Next Post

Të shtëna me armë zjarri në Nice, Francë: dy të vdekur, tre të plagosur rëndë

Next Post
Të shtëna me armë zjarri në Nice, Francë: dy të vdekur, tre të plagosur rëndë

Të shtëna me armë zjarri në Nice, Francë: dy të vdekur, tre të plagosur rëndë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al