Edhe Europa League dhe Conference League po shkojnë drejt fundit, me ndeshjet e para gjysmëfinale që përcaktuan avantazhet e para para ndeshjeve të kthimit për finalet në Stamboll dhe Leipzig.
Në Europa League, në një derbi anglez, Nottingham mundi Aston Villan e Unai Emery me rezultatin 1-0. Golin e vetëm e shënoi Chris Wood nga pika e bardhë, por përballja mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit në Villa Park.
Në ndeshjen tjetër të këtij kompeticioni, Braga fitoi ndaj Freiburg me rezultat 2-1 në Portugali. Luzitanët morën avantazhin me golin e Tiknaz, ndërsa Freiburg barazoi me Grife. Braga pati një rast për të rikthyer epërsinë me penallti, por Zalazar gaboi nga pika e bardhë. Në fund, kur u mendua se ndeshja do të mbyllej në barazim, Dorgeles realizoi golin e fitores për të dhënë një avantazh për sfidën e kthimit.
Në Conference League, Rayo Vallecano, skuadër ku luan mbrojtësi i kombëtares shqiptare Ivan Balliu, priti Strasbourg-un në Vallecas. Pjesa e parë u mbyll 0-0, ndërsa në pjesën e dytë spanjollët morën avantazhin që në nisje të 45 minutave të dyta me golin e Zurawskin. Rayo e ruajti këtë 1-0 deri në fund, duke siguruar një avantazh të hollë para ndeshjes së kthimit.
Në sfidën tjetër të Conference League, Crystal Palace fitoi 3-1 ndaj Shakhtar, skuadër ku përmendet Arda Turan. Londinezët kaluan shpejt në avantazh me golin e Sarr që në minutën e parë. Shakhtar barazoi me ocheretko, por Crystal Palace u rikthye në epërsi me golin e Kamadas. Në minutat e fundit, Larsen vulosi suksesin 3-1 të londinezëve, të cilët marrin një avantazh të rëndësishëm para kthimit që do të luhet në Londër dhe që do të përcaktojë pjesëmarrësit në finalen e Leipzigut.














