Mbrëmjen e sotme në “Post-Big Brother VIP” u zhvillua një përballje midis Mateo dhe Selin, ku u diskutua nëse kjo e fundit e meritonte fitoren. Mateo u shpreh se, për mendimin e tij, Selin “nuk e ka merituar, se e vetmja lojë e Selin ka qenë loja e krevatit me Mirin”, duke shtuar se më pas kishte debate me Rogertin dhe se Selin viktimizohej. Selin u shpreh e zhgënjyer dhe i rikujtoi Mateos se brenda në shtëpi ai kishte thënë se, nëse nuk do fitojë ai, ta fitojë Selin.
Monika pyeti Mateon se cila ishte loja e tij; ai tha se kishte pasur debate me shumë banorë dhe sulme nga të gjithë, dhe e ktheu pyetjen se çfarë do të konsideronte ajo lojë. Monika kundërpërgjigjej se loja e Mateos ishte bërë “në kurriz të Brikenës”, duke thënë se me hyrjen e tij Brikena kishte humbur rrjedhën e lojës, kishte filluar të kërkonte dilemave të veta dhe se Mateo kishte dalë “nën ujë me shpatullat e Brikenës”.
Brikena deklaroi se në fund kishte qenë e fokusuar tek raporti me Mateon dhe se kishte pasur dëshirë që të fitonte Mateo, por pranoi se edhe Selin e meritonte për sulmet dhe ofendimet që kishte bërë. Monika iu drejtua sërish duke thënë “Mos thua që Selin Bollati nuk ka bërë lojë në këtë Big Brother”, ndërsa Mateo theksoi se ai nuk kishte thënë që Selin nuk kishte bërë lojë. Selin tha se nuk ndihej e penduar për asgjë dhe se ishte krenare për qasjen dhe argumentet e saj në atë shtëpi.
Në biseda të tjera, Rogerti përmendi një koment që Selin ishte shprehur se do donte të fshinte krevatin, ndërsa Edisa tha se në podin e finales kishte parashikuar Miri, Selin dhe që në preferencat e saj donte ta fitonte Miri. Rogerti i kërkoi që të pranonte se Miri e meritonte, ndërsa Edisa tha se Selin kishte bërë lojë dhe se të dy ishin të rëndësishëm në këtë Big Brother.















