Tuesday, April 21, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Ambasadori amerikan i NATO-s viziton Kosovën; në axhendë takim me Kurtin për rolin e KFOR-it dhe sigurinë rajonale

timoni.al by timoni.al
April 21, 2026
in KRYESORE
0
Ambasadori amerikan i NATO-s viziton Kosovën; në axhendë takim me Kurtin për rolin e KFOR-it dhe sigurinë rajonale
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori amerikan në NATO, Matthew Whitaker, ka nisur një vizitë dyditore në Kosovë, gjatë së cilës do të takohet me zyrtarë shtetërorë, përfshirë kryeministrin Albin Kurti. Sipas Ambasadorisë amerikane në rrjetet sociale, “Vizita e tij paraqet një mundësi për të diskutuar interesat e përbashkëta të sigurisë dhe rolin e vazhdueshëm të Kosovës në kontributin ndaj prioriteteve rajonale dhe globale të sigurisë së SHBA-së.” Në nisje të vizitës, Whitaker u takua me komandantin e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajorin Ozgan Ulutash.

Ulutash e informoi ambasadorin për situatën e sigurisë në rajon dhe vuri në pah rolin e KFOR-it për “ruajtjen e një mjedisi të sigurt” për të gjithë njerëzit në Kosovë. Misioni bëri me dije se “gjeneralmajori Ulutash shprehu mirënjohjen për kontributin e kamotshëm dhe të çmuar të SHBA-së në misionin e KFOR-it.”

Kosova aspiron anëtarësimin në NATO, ndërsa katër vende brenda aleancës ende nuk e njohin pavarësinë e saj. Shtetet e Bashkuara përkrahin aspiratën e Kosovës për anëtarësim. Kosova e konsideron aleancën me SHBA-në si të qenësishme, duke vënë në dukje kontributin amerikan në pavarësinë dhe shtetndërtimin e vendit.

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është në proces transformimi drejt një ushtrie të plotë, proces që pritet të përmbyllet më 2028. SHBA-ja ka mbështetur këtë shndërrim, ndërsa NATO-ja ka kërkuar që FSK-ja të vazhdojë t’u përmbahet detyrave të saj fillestare, si reagimi ndaj krizave dhe mbrojtja civile. Në kuadër të transformimit, Prishtina po pajiset me armatime të reja, përfshirë pajisje të prodhuara në SHBA, dhe është mikpritëse e bazës amerikane Bondsteel, më e madhja në Ballkan.

Kosova do të bëhet gjithashtu pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën, një mekanizëm i krijuar si pjesë e nismës së Bordit të Paqes, të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump. Shteti është ndër pesë vendet e para — së bashku me Indonezinë, Marokun, Kazakistanin dhe Shqipërinë — që janë zotuar për angazhim në mision, me qëllim ofrimin e sigurisë dhe mbikëqyrjen e armëpushimit në Rripin e Gazës. Para vizitës në Kosovë, Whitaker ishte në Maqedoninë e Veriut dhe Kroaci.

Previous Post

Shkolla e Magjistraturës zhvilloi fazën e parë të provimit 2026-2027; kalojnë 172 konkurrentë, mes tyre ish-drejtori i policisë

Next Post

Irani i pavendosur për delegacionin e paqes në Islamabad; ministri i Jashtëm: SHBA-ja na kërcënon dhe mungon serioziteti

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Rritja e çmimeve fryn buxhetin; qeveria tejkalon planin për të ardhurat, TVSH: efekti kryesor në tremujorin e parë

Rritja e çmimeve fryn buxhetin; qeveria tejkalon planin për të ardhurat, TVSH: efekti kryesor në tremujorin e parë

April 21, 2026
Liria e lundrimit, e panegociueshme, Kufizimet iraniane mbi transportin detar në Hormuz; Kallas: BE do të zgjerojë sanksionet

Libani raporton 2454 të vrarë dhe mbi 7000 të plagosur që nga fillimi i përplasjeve Hezbollah-Izrael

Reuters publikon shifrat: sa amerikanë janë të kënaqur me Trump, disa vënë në dyshim qartësinë mendore

AKTUALITET

by timoni.al
April 21, 2026
0

Në një periudhë kur rritja e çmimeve, si pasojë e përmbytjeve në fillimviti dhe më pas e efektit zinxhir të...

Read moreDetails
Liria e lundrimit, e panegociueshme, Kufizimet iraniane mbi transportin detar në Hormuz; Kallas: BE do të zgjerojë sanksionet

Liria e lundrimit, e panegociueshme, Kufizimet iraniane mbi transportin detar në Hormuz; Kallas: BE do të zgjerojë sanksionet

April 21, 2026
Libani raporton 2454 të vrarë dhe mbi 7000 të plagosur që nga fillimi i përplasjeve Hezbollah-Izrael

Libani raporton 2454 të vrarë dhe mbi 7000 të plagosur që nga fillimi i përplasjeve Hezbollah-Izrael

April 21, 2026
Reuters publikon shifrat: sa amerikanë janë të kënaqur me Trump, disa vënë në dyshim qartësinë mendore

Reuters publikon shifrat: sa amerikanë janë të kënaqur me Trump, disa vënë në dyshim qartësinë mendore

April 21, 2026
Gjatë vizitës zyrtare në Athinë, kryeministri Rama do të darkojë me ambasadoren amerikane në Greqi

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rritja e çmimeve fryn buxhetin; qeveria tejkalon planin për të ardhurat, TVSH: efekti kryesor në tremujorin e parë

Rritja e çmimeve fryn buxhetin; qeveria tejkalon planin për të ardhurat, TVSH: efekti kryesor në tremujorin e parë

April 21, 2026
Liria e lundrimit, e panegociueshme, Kufizimet iraniane mbi transportin detar në Hormuz; Kallas: BE do të zgjerojë sanksionet

Liria e lundrimit, e panegociueshme, Kufizimet iraniane mbi transportin detar në Hormuz; Kallas: BE do të zgjerojë sanksionet

April 21, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al