Bordi i Transparencës, në mbledhjen e datës 18 prill 2026, vendosi përcaktimin e çmimeve maksimale për nënproduktet e naftës. Çmimi i shitjes me pakicë për nënproduktin gazoil, standard SSH EN 590, vendoset të mos jetë më shumë se 197 lekë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 185 lekë/litër. Për nënproduktin benzinë, standard SSH EN, çmimi maksimal i shitjes me pakicë është 172 lekë/litër dhe ai i shitjes me shumicë 160 lekë/litër.
Çmimet e përcaktuara nga Bordi hyjnë në fuqi më datë 18 prill 2026, në orën 10:30, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi tërheq vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin për zbatimin e këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjen e parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.
Sqarim lidhur me Aktin Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, që shton në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”: në rast se çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin është më i lartë se 220 lekë/litër ose për benzinën më i lartë se 200 lekë/litër, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan të shitjes me pakicë, çmimet e vendosura nga Bordi janë nën kufirin e parashikuar nga Akti Normativ nr. 1, datë 3.4.2026; për rrjedhojë, niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.
Top Channel















