Thursday, March 26, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Drejtoresha e Tatimeve Erilinda Lala për burg, skandal me tjetërsimin e pronave në Jug

Editor by Editor
March 26, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Drejtoresha e Tatimeve Erilinda Lala për burg, skandal me tjetërsimin e pronave në Jug
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

EMISIONI VETTING

Prej më shumë se tre dekadash, bregdeti i jugut të Shqipërisë është përfshirë nga konflikte të shumta pronësie që lidhen me mënyrën si janë trajtuar pronat pas viteve ’90. Sot ish pronarët përballen me sfida të panumërta, ku gjykatat dhe prokuroria në vend që t’i japin zgjidhje problemit, i zgjasin proceset në pafundësi, shpeshherë duke neglizhuar dhe shpërdorimin e detyrës nga zyrtarët e lartë.

Një nga rastet që tregon përfshirjen e një numri të lartë zyrtarësh dhe ish zyrtarësh që kanë shpërdoruar detyrën duke ju dhënë pronën uzurpueseve lidhet me fshatin e Borshit, e cila nga Bashkia Sarandë tashmë i ka kaluar Bashkisë Himarë.

Diana Bilali, mbesa e Mehdi Hila (Borshi) është trashëgimtare e familjes Hila nga Borshi.

“Unë kam qenë gazetare gjatë gjithë jetës time dhe ndoshta profesioni dhe arsimi më ka ndihmuar që të kuptoj probleme të ndryshme, që shtrohen në televizione. Një nga problemet që më ka bërë që të vi këtu, është emisioni që kam parë te ju për një ndërtim, ku flitej për një vajzë që quhet Erilinda Lala dhe bashkëshorti i saj, Taulant Godrolli më duket. Duke ndjekur me shumë vëmendje emisionin, mund të them që në fund i doli koka e problemit e plotë.

Pas të tëra pyetjeve që ju i kishit bërë gjatë kohës, se nga kishte buruar ideja për ta bërë këtë ndërtim në Kavajë. Ideja e avokates Kola ishte, cili është regjimi juridik i tokës, në rastin e një ndërtimi? Pra, ajo pasi i kapërceu të gjitha ato, ILDKPI-në, kalimin e pasurisë, fondet nga vinin, ishte i rregullt ose jo, në fund tha, pika e parë e cila duhet zgjidhur është regjimi juridik i tokës”, tha për “Vetting”zonja Bilali.

Thelbi i konfliktit lidhet me regjimin juridik të tokës në zonën e ish Shtëpisë së Pushimit të Fëmijëve në Borsh. Dokumentet tregojnë se kjo sipërfaqe është trajtuar në periudha të ndryshme si truall, tokë turistike dhe tokë bujqësore, duke krijuar mbivendosje të titujve të pronësisë dhe konflikte mes ish-pronarëve dhe përfituesve të mëvonshëm.

Ish-pronarja Bilali, e bija e trashëgimtarës nga familja Hila kërkon të marrë pronat e saj në Borsh, ku sipas saj një pjesë e tyre që i takonte nga privatizimi i është dhënë padrejtësisht për hotelin Take në pronësi të atit të Erilinda Lala, Tajar Lala. Znj. Bilali erdhi në redaksinë e “Vetting” pasi kishte parë episodin ku ekspozohej hotel restoranti “Take” ku punonte i paregjistruar dhe duke fshehur të ardhurat bashkëshorti i Drejtoreshës Lala, Taulant Godroli në kundërshtim me ligjin për Deklarimin e Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave.

“E gjithë ideja e emisionit “Vetting” që ishte ndarë në nënide, ku ideja qendrore ishte se cili ishte regjimi juridik i pronës. Unë kam ndeshur në një problem të tillë, në ish Zyrën e Regjistrimit të Pronave në Sarandë se cili është regjimi i juridik i pronës që është e imja. Aty zonja Erilinda Lala që ka babanë e saj, i cili ka bërë një hotel prej vitesh dhe kur kërkova regjimin juridik të pronës, më thanë “nuk mund ta japin sepse duhet të kesh një vendim të gjykatës, këtë e atë”.

Unë i thashë Zyrës se e kam vendimin e gjykatës, i kam të gjitha, ju i dini këto se nuk është hera e parë. Ju e dini, i thashë që në momentin e parë, përveçse regjistrimeve dhe regjistrave bazë, që në hipotekat e para, ju e dini thashë nga neni 197, i Kodit Civil, që një individ kur i drejtohet gjykatës, padia kërkesë-padia e tij regjistrohet në regjistrin e pasurive të paluajtshme”, u shpreh Diana Bilali.

Historia e Dianës është dramatike, por këmbëngulja e saj për të marrë pronën e të parëve si trashëgimtare ka indiciet e një fundi triumfues pasi Gjykata e Lartë i ka dhënë të drejtë që çeshtja e saj të rigjykohet në themel nga Gjykata e Apelit Tiranë.

Pretendimi i Bilalit, hoteli ‘Take’ u ndërtua mbi tokën e saj/ Policia Ndërtimore nuk zbatoi vendimin për 14 vite

Për “Vetting”, Diana Bilali tregon se ideja për të marrë ish pronat e saj rastisi me periudhën kur humbi shtëpinë te firmat piramidale. Do të ishte jetëshkrimi i gjyshit që do të shërbente për të hapur dokumentet që provonin pronësinë e Bilalit. “Në vitin 1995, unë fillova të kërkoja pronat e nënës time, të gjyshit tim, të gjyshes time dhe të një stërgjyshi që binte nga nëna ime, në fshatin Borsh. Në Delvinë, Sarandë, thonë që ka edhe në vende të tjera, Kavajë, Vlorë, në vende të tjera që ka punuar gjyshi im se ka qenë kryetar gjykatës”, tregon znj. Bilali.

Rruga për të marrë ish-pronat e gjyshit ka qenë e vështirë dhe ka arritur në atë pikë sa i është rrezikuar edhe jeta. Lidhja e pronës së gjyshit me Tajar Lalën është e lidhur ngushtësisht me ish kampin e pushimit të Shtëpisë së Fëmijëve Jetimë të Sarandës. Ish-Kampi i Pushimit të Shtëpisë së Fëmijëve në Borsh ka patur një kompleks godinash, të rrethuara nga portokalle dhe ullinj me një sipërfaqe rreth 4 mijë m2. Në çdo sezon veror, fëmijët jetimë të Shtëpisë së Fëmijëve në Sarandës, të shoqëruar nga edukatoret, për gati dy-tre muaj vinin në këtë zonë pranë detit, për pushime.

“Kur mora këtë, shkova drejt në Sarandë, dhe unë u thashë shiko kam në Këshillin e Rrethit, Komuniteti Ekzekutiv të Rrehit, që atëhere pluralist, ishte një grua, atje që punonte, një Jorgji Duka. I thashë që kam një problem të madh, kam humbur shtëpinë në firmat piramidale.

Tani nëse mund të ndihmohem qoftë nga ana njerëzore, qoftë edhe me këtë burim pasurie që kam, më ndihmoni ta gjej i thashë ku kanë qenë prona e paraardhësve të mi.

Gjyshi quhej Mehdi Hila Borshi, ja ku e keni biografinë, stërgjyshi është quajtur Alush Hila”, tregon Diana.

Ish-pronarja shton më tej tregon se zonja Duka do ta ndihmonte, por disa ditë më pas do të tërhiqej, duke sugjeruar që ajo mund të ishte kërcënuar.

“Atëherë, kur ajo më tha keni tokën tuaj por unë nuk mund të bëj dot gjë, i vinin djersët, i dridheshin duart. Unë i thashë të kanë kërcënuar. Po jo tha nuk është puna atje. Unë vajta në fshat, takova kryeplakun Naim Këlliçi. I thashë unë jam filania, kam tokën time këtu thashë, kam folur me Jorgji Dukën, më ka thënë për një pjesë që është në breg të detit, dikur thonë që ka qenë një shtëpi fëmije atje dhe nuk e di në ç’gjendje është. Thonë që është shkatërruar në vitin 1998”, shprehet Diana duke treguar nga biseda me kryeplakun Naim Këlliçi.

Por kryeplaku Këlli╙i do të binte dakord vetëm për ti kaluar një pjesë të tokës, edhe pse sipas zonjës Bilali ai ka pranuar që ajo është trashëgimtare e pronarëve të këtyre tokave.

“Duke u ngjitur rrugës i them Naim Këlliçit, cfarë ke ndërmend të bësh?

Ai më thotë nuk ta jap Diana, do të jap vetëm 700 metra katrorë… S’të jap firmën!

Po pse? I thashë unë…

Foli me dy nga ata fshatarët dhe ata i thanë ia japin tokën në vend sepse e dimë kush e ka qenë e veja e gjyqtarit, e bija. E lanë për 700 metra katrorë…

Tani do vemi te një grua e vjetër, te Haxho Lala. Po mirë i thashë unë”, tha Diana në vështirësi pasi nuk kishte mundësi të zgjidhte.

Diana rrëfen se Haxho Lala ishte gjyshja e Erilinda Lalas dhe se më pas do ti merrte 700 metra katrorë. Mirëpo pasi merr një pjesë të pronës së saj Haxho Lala do ti kërkonte ndihmë që i biri Tajar Lala të ndërtonte një kioskë tek toka e saj për shkak të vështirësive financiare.

Pjesë nga biseda e Diana Bilalit me Haxho Lala:

“Më thotë mua tani (Nëna Axho Lala).
-Ne tani jemi shumë keq nga ana financiare.
– Unë nuk të ndihmoj dot për vete, I thashë.
– Ta bëj një kioskë të vogël djali Tajari!
– Unë e kam provuar vetë, pa shpi dhe pa bukë, mund ta bëj.”

Diana shtanget kur merr vesh se Tajari nga kioskë për të siguruar jetesën kishte bërë hotel mbi pronën e saj. Duke parë ndërtimin pa leje, Diana tregon se me shkresa do ti drejtohej Policisë Ndërtimore Vlorë. Sipas vendimit nr. 122, datë 18.4.2022, asokohe Policia Ndërtimore e Vlorës kishte vendosur prishjen e objektit të ndërtuar nga Tajar Balil Lala mbi ish Shtëpinë e Pushimit të Fëmijës Borsh mbi pronën e saj.
Diana tregon se ia dërgoi në vitin 2014 Drejtorisë së Policisë Ndërtimore Tiranë, por nuk u mor asnjë masë ndaj kësaj godine.

Ministria i dha në shkelje të mundshme të ligjit truallin babait të Drejtoreshës Lala/ Si u kthye Shtëpia e Fëmijës në hotel mbi tokën e Bilalit

Disa vite më pas në 2013, Ministria e Energjisë do ti nxirrte në privatizim objektet te ish kampin e pushimit të Shtëpisë së Fëmijëve Jetimë të Sarandës, duke shitur në fakt tokën e Diana Bilalit.
“Privatizimi u bë mbi bazën e ligjit për zonat turistike. Pas kërkesës që bëra unë, më njohën të drejtën e parablerjes vetëm për 120 m², por jo për 560 m², pa një arsye të qartë.

Unë i jam drejtuar prefekturës, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Bujqësisë dhe institucioneve të tjera përkatëse. Kam ndjekur procedurat dhe më pas u detyrova të hap gjyq, edhe pse ishte shumë e vështirë financiarisht”, do të shprehej Diana Bilali për procesin e këtij trualli.

Zonja Bilali tregon se gjatë procesit ka konstatuar shumë parregullsi dhe shkelje pasi kjo pronë rezulton të jetë ndarë dhe trajtuar në mënyrë të padrejtë dhe persona të ndryshëm kanë përfituar padrejtësisht pjesë të saj.

Ajo shprehet se ka kërkuar që të zbatohet ligji dhe që të njihet e drejta ime mbi tokën, duke kërkuar gjithashtu dëmshpërblim për shfrytëzimin e padrejtë të pronës së saj nga Tajar Lala.

“Unë nuk kam kërkuar vetëm 120 apo 560 metra katrorë, por të gjithë territorin që më takon dhe që nuk figuron i regjistruar si duhet. Sipas ligjit, nëse nuk janë bërë hartat kadastrale, procesi konsiderohet i pavlefshëm.

Kam kaluar nëpër shumë procese gjyqësore dhe aktualisht ka disa çështje në gjykatë që lidhen me këtë pronë. Këto përfshijnë padi për shkelje, për dëmshpërblim dhe për njohje të pronësisë.

Dhe kush e bleu atë? E çojnë në privatizim, Ministria e Energjisë dhe e bëri fillimisht nxjerrjen në privatizim me një ligj për zonat turistike.

Më pas, mbas një kërkese që bëra unë me shkrim, bën nxjerrjen në parablerjes të objektit për 120 m², jo për 560 m², dhe kjo nuk e di pse. Duhet të bëhen tekstet sepse ka një rregull.

Ligji është shumë i qartë, nëse një objekt është i papërdorshëm, i jepet e drejta e parablerjes atij që ka lidhje me të dhe këto objekte kanë qenë të shkatërruara, praktikisht të papërdorshme”, tha Diana.
Ajo shprehet se Ministria kur e nxori në privatizim, duke ia dhënë tokën dikujt tjetër, por Bilali nuk do ta linte me kaq çështjen duke ju drejtuar Prokurorisë së Sarandës.

Privatizimi i pronës në shkelje të ligjit, Prokuroria demaskon skemën e hotelit

Sipas Diana Bilalit, Tajar Lala babai i Drejtoreshës së Tatimeve Tiranë Erilinda Lala do të merrte nëpërmjet privatizimit tokën ku ka qenë ish Kampi i Pushimit të Shtëpisë së Fëmijëve Jetimë të Sarandës. Në fakt, problemi lidhet me regjimin juridik të tokës pasi sipas ish gazetares, aty kemi të bëjmë me tokë truall.

“Kur unë kërkova regjimin e tokës për Tajar Lalën, ka marrë 350 metra katrorë. Në kuadrat ishte një objekt, se atje për 100 metra të heqin kokën. Si e kishte marrë Tajar Lala këtë 350 metra katrorë tokë pa ia dhënë KNT-ja? Kush ia dha?

Unë kur kam parë hartën e Borshit, kam parë që është rreth viteve 1950, 1989. Nuk është zhvilluar nga parametrat e parashikuar nga ligji”, shprehet Bilali për këtë problem.

Diana tregon se asokohe i është drejtuar zv. Ministrit të Ndërtimit Albert Caci dhe Policisë Ndërtimore në Borsh, për të ndaluar një ndërtim të paligjshëm, por pavarësisht vendimit për prishje, Tajar Lala ndërtoi një hotel të cilin e regjistroi në Zyrën e Regjistrimit Sarandë.

“E merr Prefektura Vlorë këtë çështje e cila ishte pregatitur. Tokën e merr Tajari pa AMTP. Ndërkohë që Policia Ndërtimore më kërkonte 3 milionë lekë pagesë për të prishur hotelin, por unë nuk kisha mundësi asokohe. Atëhere unë ju drejtova INUK-ut”, tregon Bilali për “Vetting”.

Në vendimin e Prokurorisë të vitit 2015 për pushim çështje del se ku kanë ndodhur shkeljet në mënyrën si është ndarë dhe regjistruar toka në zonën e “Shtëpisë së Pushimit të Fëmijëve”. Këto shkelje nuk janë ndjekur sepse kanë kaluar shumë vite dhe ndjekja penale është parashkruar. Kjo nuk do të thotë që shkeljet nuk kanë ndodhur, përkundrazi në dokument përmenden qartë veprime në kundërshtim me ligjin.

Nga hetimet del se zona ku ndodhej Shtëpia e Pushimit të Fëmijëve ishte në fakt truall dhe zonë ndërtimi, sepse që në vitin 1989 kishte një vendim të Komitetit Ekzekutiv të Sarandës që e përfshinte këtë zonë brenda vijës së ndërtimit të lagjes “Shkallë”. Kjo do të thotë se kjo tokë nuk duhej të trajtohej si tokë bujqësore. Gjatë ndarjes së tokës pas vitit 1991, Komisioni i Ndarjes së Tokës në Borsh e trajtoi këtë sipërfaqe si tokë bujqësore dhe e ndau për banorë të fshatit.

“Mua ma ndanë tokën, kur të dilte në privatizim. Duke e njohur tokë bujqësore, mua më dhanë aq e kaq. Në dokumentet e Z.V.R.R.P Sarandë dilte truall, sepse kishte 9 objekte. Është e turpshme se si Zyra për mua e quajti tokë bujqësore, kurse për fshatarët e Borshit e quajti truall, në një kohë që fshatarëve nuk u njihej e drejta e parablerjes”, tregon Diana.

Në dokument përmendet se Komisioni i Ndarjes së Tokës me kryetar Mejdan Memoali dhe kryeplakun Naim Këlliçi ka ndarë tokë që në fakt ishte tokë turistike dhe truall, duke e regjistruar si tokë bujqësore.

Në këtë ndarje kanë përfituar disa persona, ndër të cilët përmenden Gazmor Hizmo, Ramadan Lala dhe Tajar Lala, ku sipas hetimit Tajar Lala ka marrë rreth 650 m² tokë me godinë brenda saj. Këto prona më pas janë regjistruar edhe në ish Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Sarandë.

Nga vetë hetimet del se ndarja e tokës është bërë në kundërshtim me ligjin, sepse një sipërfaqe që ishte truall dhe zonë turistike është trajtuar si tokë bujqësore dhe është ndarë sipas ligjit 7501 për tokën. Kjo është shkelja kryesore që përmendet në vendimin e Prokurorisë Sarandë.

“Ky vajti bëri hotel e ia regjistron zyra e regjistrimit Sarandë. I drejtohem Prefekturës Vlorë që kjo është tokë truall dhe është trajtuar si tokë bujqësore. Dikush ndërton një hotel, unë nuk mund ti rri nga pas sepse nuk jam banorë rezidente” tha Diana Bilali.

Gjykata e Lartë prishi vendimin dhe e riktheu çështjen e Diana Bilalit për rigjykim

Në maj 2023, Gjykata e Lartë do të dilte me një vendim për çështjen e Bilalit, duke i hapur mundësinë asaj që të ketë një proces gjyqësor të drejtë. Në thelb konflikti lidhet me një sipërfaqe toke që sipas ish-pronares Bilali, prona e familjes së tyre në atë zonë ka qenë rreth 4,400 m², ndërsa institucionet publike dhe vendimet e mëparshme e kanë njohur vetëm një pjesë shumë më të vogël të kësaj prone.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Diana Bilali, e cila është trashëgimtare e Naxhije Hila (Bilali), pretendon se nëna e saj ka qenë pronare e një sipërfaqeje prej 4,400 m² tokë në fshatin Borsh. Në këtë sipërfaqe shteti kishte ndërtuar më vonë objektin e njohur si Shtëpia e Pushimit të Fëmijëve të Sarandës. Për këtë arsye, sipas saj, prona është marrë nga shteti gjatë periudhës së regjimit komunist dhe trashëgimtarët kanë të drejtë të kërkojnë njohjen dhe kthimin e saj sipas ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave të ish-pronarëve.

Në vitin 1996, çështja është trajtuar nga Gjykata e Rrethit Sarandë, e cila ka njohur pronësinë e ish-pronares vetëm për një sipërfaqe 700 m² tokë në atë zonë. Më pas, në vitin 1998, Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Sarandë ka marrë vendim që trashëgimtarëve t’u njihet e drejta e kompensimit për këtë sipërfaqe prej 700 m², jo për të gjithë sipërfaqen 4,400 m² që ata pretendonin. Vendimi i komisionit ka parashikuar gjithashtu që trashëgimtarët të kenë të drejtë parablerjeje në rast privatizimi të objektit që ishte ndërtuar mbi këtë tokë, pra Shtëpisë së Pushimit të Fëmijëve.

Sipas dokumenteve të mëvonshme, gjatë procesit të privatizimit të këtij objekti, trashëgimtarët kanë ushtruar këtë të drejtë dhe në vitin 2012 është lidhur një kontratë shitjeje për një pjesë shumë të vogël të truallit, rreth 140 metra katrorë , që lidhej me ndërtesën e privatizuar. Megjithatë, sipas Bilalit, kjo nuk e zgjidhte çështjen e gjithë pronës së pretenduar prej 4,400 metra katrorë, ndaj ajo ka vazhduar proceset gjyqësore duke kërkuar që të njihej e drejta e pronësisë për të gjithë sipërfaqen.

Në proceset gjyqësore që pasuan, gjykatat analizuan provat e paraqitura nga Znj.Bilali si deklarata të dëshmitarëve dhe planvendosje të pronës, por arritën në përfundimin se nuk kishte prova të mjaftueshme që ish-pronarja kishte pasur në pronësi 4,400 metra katrorë tokë. Sipas gjykatave, dokumentet zyrtare dhe vendimet e mëparshme të institucioneve shtetërore tregonin vetëm njohjen e një sipërfaqeje prej 700 metra katrorë.

Në vitin 2014, Gjykata e Rrethit Sarandë e rrëzoi padinë e Diana Bilali, duke e konsideruar të pabazuar në prova dhe në ligj. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Gjirokastër në vitin 2015, e cila arriti në përfundimin se Bilali nuk kishte sjellë prova që të vërtetonin pronësinë për sipërfaqen 4,400 metra katrorë dhe se vendimi i mëparshëm i komisionit të kthimit të pronave, që njihte vetëm 700 metra katrorë ishte në përputhje me dokumentet ekzistuese.

Pas kësaj, çështja u çua në Gjykatën e Lartë. Kjo gjykatë nuk hyri drejtpërdrejt në analizën e provave për të vendosur se kujt i takon prona, por analizoi mënyrën se si gjykatat e mëparshme kishin shqyrtuar çështjen. Sipas Gjykatës së Lartë, gjykatat e niveleve më të ulëta nuk e kishin hetuar plotësisht konfliktin dhe nuk kishin sqaruar qartë disa elementë të rëndësishëm, si identifikimi i saktë i pronës, kufijtë e saj dhe raporti midis sipërfaqes së njohur prej 700 metra katrorë dhe pretendimit për 4,400 metra katrorë.

Për këtë arsye, në vendimin e saj të 11 majit 2023, Gjykata e Lartë vendosi të prishë vendimin e Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe ta rikthejë çështjen në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë. Kjo do të thotë se çështja duhet të shqyrtohet përsëri nga një trup tjetër gjykues, duke analizuar më në detaje provat dhe dokumentet për të përcaktuar në mënyrë të saktë nëse ekziston apo jo e drejta e pronësisë për sipërfaqen që pretendohet.

KLSH zbulon shkeljet, Tajar Lala mori 500 metra katrorë “falas”

Problemet me statusin e tokave në Borsh apo në të gjithë bregdetin e jugut evidentohen edhe nga Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit i shkurtit 2009. Ky raport do të zbardhte një skemë të gjerë shkeljesh ligjore lidhur me ndarjen e tokave në Komunën Lukovë, konkretisht në fshatrat Borsh, Piqeras dhe Shën Vasil gjatë viteve 2006–2007. Sipas auditit, procesi i kalimit të pronësisë nga ish-kooperativat te familjet private u shoqërua me manipulime të rënda, ku vetëm në fshatin Borsh u konstatuan mbi 443 mijë metra katrorë tokë të dhëna në kundërshtim me ligjin.

Diana Bilali do të tregonte se në çështjen e saj është i përfshirë dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit sepse kjo zonë është trajtuar në mënyrë të gabuar nga institucionet publike, që janë audituar nga KLSH-ja.
“Sot ka disa procese gjyqësore që lidhen me këtë tokë janë disa çështje në gjykatë për të njëjtën prone dhe kjo tregon qartë që problemi nuk është zgjidhur.Unë do të vazhdoj ta ndjek këtë çështje deri në fund sepse është e drejta ime”, shprehet me vendosmëri Bilali.

Në fakt, nga auditi dalin detaje të reja për pronat në Borsh. Shkeljet përfshinin fryrjen artificiale të numrit të anëtarëve për familje, llogaritjen e gabuar të normës për frymë, përfshirjen e trojeve brenda vijës së verdhë dhe dhënien e tokës për persona që nuk kishin asnjë të drejtë përfitimi. Për këto parregullsi, KLSH-ja bëri përgjegjës zyrtarët e kadastrës së Sarandës dhe komisionet lokale që firmosën dokumentet. Një rast konkret i përmendur në raport është ai i familjes së Tajar Balil Lalës, e cila u regjistrua me 5 frymë dhe përfitoi 10,500 metra katrorë tokë, duke tejkaluar me të paktën 500 metra katrorë normën ligjore të lejuar për atë zonë.

Çështja mbetet ende në proces gjyqësor dhe pritet që Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë të japë një vendim përfundimtar mbi konfliktin e pronësisë.

Previous Post

Turqia avancoi drejt Botërorit pas fitores ndaj Rumanisë në gjysmëfinalen e playoff-it, përqendrimi tani tek Kosova (VIDEO)

Next Post

‘Greta Kazazi flet për përjashtimin e saj dhe marrëdhëniet e tensionuara në BBV: Do të krijoja histori dashurie. Ja çfarë pret nga Juela’

Next Post
‘Greta Kazazi flet për përjashtimin e saj dhe marrëdhëniet e tensionuara në BBV: Do të krijoja histori dashurie. Ja çfarë pret nga Juela’

‘Greta Kazazi flet për përjashtimin e saj dhe marrëdhëniet e tensionuara në BBV: Do të krijoja histori dashurie. Ja çfarë pret nga Juela’

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Italia triumfon në pjesën e dytë, mposht Irlandën e Veriut në Bergamo dhe i afron kualifikimit për Botërorin pas 12 vjetësh.

Italia triumfon në pjesën e dytë, mposht Irlandën e Veriut në Bergamo dhe i afron kualifikimit për Botërorin pas 12 vjetësh.

March 26, 2026
Video/ Goli i Zielinskit në Varshavë, shqiptarët në tribunë ndeshen me provokimet e polakëve

Video/ Goli i Zielinskit në Varshavë, shqiptarët në tribunë ndeshen me provokimet e polakëve

March 26, 2026
LIVE Poloni-Shqipëri/ Baraspesha rikthehet në Varshavë, vendasit realizojnë gol me Lewandowskin (Video)

LIVE Poloni-Shqipëri/ Pilo humb mundësinë e artë, polakët shfrytëzojnë situatën dhe na përmbysin (Video)

March 26, 2026
LIVE Poloni-Shqipëri/ Baraspesha rikthehet në Varshavë, vendasit realizojnë gol me Lewandowskin (Video)

LIVE Poloni-Shqipëri/ Baraspesha rikthehet në Varshavë, vendasit realizojnë gol me Lewandowskin (Video)

March 26, 2026
Italia triumfon në pjesën e dytë, mposht Irlandën e Veriut në Bergamo dhe i afron kualifikimit për Botërorin pas 12 vjetësh.
KRYESORE

Italia triumfon në pjesën e dytë, mposht Irlandën e Veriut në Bergamo dhe i afron kualifikimit për Botërorin pas 12 vjetësh.

by timoni.al
March 26, 2026
0

Italia ka arritur një fitore të rëndësishme, duke mundur Irlandën e Veriut me rezultatin 2-0 në “New Balance Arena” në...

Read moreDetails
Video/ Goli i Zielinskit në Varshavë, shqiptarët në tribunë ndeshen me provokimet e polakëve

Video/ Goli i Zielinskit në Varshavë, shqiptarët në tribunë ndeshen me provokimet e polakëve

March 26, 2026
LIVE Poloni-Shqipëri/ Baraspesha rikthehet në Varshavë, vendasit realizojnë gol me Lewandowskin (Video)

LIVE Poloni-Shqipëri/ Pilo humb mundësinë e artë, polakët shfrytëzojnë situatën dhe na përmbysin (Video)

March 26, 2026
LIVE Poloni-Shqipëri/ Baraspesha rikthehet në Varshavë, vendasit realizojnë gol me Lewandowskin (Video)

LIVE Poloni-Shqipëri/ Baraspesha rikthehet në Varshavë, vendasit realizojnë gol me Lewandowskin (Video)

March 26, 2026
Pa mundësi të shikoj, përkushtoj zemrën dhe mendjen në aktivitete" / Stenaldo pas përjashtimit nga BBV: "Kam arritur të fitoj dashurinë e njerëzve

Pa mundësi të shikoj, përkushtoj zemrën dhe mendjen në aktivitete” / Stenaldo pas përjashtimit nga BBV: “Kam arritur të fitoj dashurinë e njerëzve

March 26, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Italia triumfon në pjesën e dytë, mposht Irlandën e Veriut në Bergamo dhe i afron kualifikimit për Botërorin pas 12 vjetësh.

Italia triumfon në pjesën e dytë, mposht Irlandën e Veriut në Bergamo dhe i afron kualifikimit për Botërorin pas 12 vjetësh.

March 26, 2026
Video/ Goli i Zielinskit në Varshavë, shqiptarët në tribunë ndeshen me provokimet e polakëve

Video/ Goli i Zielinskit në Varshavë, shqiptarët në tribunë ndeshen me provokimet e polakëve

March 26, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al