Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Kinën për kryerjen e testeve të fshehta bërthamore, pavarësisht se Uashingtoni synon të angazhojë Pekinin në një arkitekturë të kontrollit të armëve, përkrah Rusisë. Nënsekretari i Shtetit për Kontrollin e Armëve, Thomas DiNano, në një konferencë për çarmatimin në OKB në Gjenevë, njoftoi se qeveria amerikane është në dijeni të këtyre testeve dhe përgatitjeve të Kinës për teste të rëndësishme, deri në disa qindra tonë.
DiNano e akuzoi ushtrinë kineze se po përpiqet t’i fshhehë këto teste nga bota, duke përdorur metoda që ulin efektivitetin e mbikëqyrjes sizmike. Ai theksoi se Kina kishte realizuar një provë bërthamore të këtij lloji më 22 qershor 2020. Këto akuza vijnë pas komenteve të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili në nëntor të kaluar deklaroi se si Rusia ashtu edhe Kina kishin kryer teste bërthamore, por nuk e kishin bërë të qartë natyrën e këtyre testeve, një pohim që u mohua nga Pekini.
Këto zhvillime rrisin tensionet mes SHBA-së dhe Kinës dhe hedhin dritë mbi shqetësimet për përhapjen e armëve bërthamore dhe transparencën në këtë fushë. Sfidat e kontrollit të armëve përballen me një kontekst gjithnjë e më kompleks, ku rivalitetet gjeopolitike po intensifikohen.















