Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi është paraqitur sot në ambientet e SPAK.
Nuk dihet ende arsyeja e paraqitjes së Bylykbashit në Prokurorinë e Posaçme, por kjo është hera e dytë që shkon.
Pritet për t’u parë nëse do të ketë një deklaratë për mediat nga deputeti pas daljes nga SPAK.















