Monday, October 20, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Goditje e re” ndaj marrëveshjes për emigrantët me Shqipërinë, Gjykata e Romës: E pamundur të garantohet e drejta për kujdes mjekësor në Gjadër

Editor by Editor
August 3, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
“Goditje e re” ndaj marrëveshjes për emigrantët me Shqipërinë, Gjykata e Romës: E pamundur të garantohet e drejta për kujdes mjekësor në Gjadër
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

ITALI- Një tjetër pengesë për qendrat e emigrantëve në Shqipëri të promovuara nga qeveria Meloni, e cila tashmë ndodhet nën presion të fortë në Europë për të shpëtuar një eksperiment të dështuar dhe jashtëzakonisht të kushtueshëm. Problemet nuk lidhen më vetëm me përcaktimin e listës për vendet e sigurta, një kriter kyç për procedurën e përshpejtuar të kufirit dhe për mbajtjen e emigrantëve në territorin shqiptar, një koncept i rrëzuar nga vendimi i fundit i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Një vendim i ri i Gjykatës së Romës vë në pikëpyetje edhe fazën e dytë të projektit: përpjekjen për të shpëtuar dështimin shqiptar përmes transformimit të qendrës në Gjader në një CPR, duke transferuar aty edhe persona të ndaluar tashmë në Itali. Gjykata është e qartë: në Shqipëri nuk mund të ofrohet kujdes shëndetësor i përshtatshëm, një e drejtë e garantuar nga Kushtetuta italiane.

“Mbajtje që cenon të drejtën për shëndet”

Në vendim thuhet se “mënyrat me të cilat aktualisht është i ndaluar paditësi në CPR-në e Gjadrit cenojnë të drejtën e tij themelore për shëndet”. Një shkelje aq e hapur, sa që kërkonte një masë të menjëhershme mbrojtëse. “Pamundësia për të përmirësuar gjendjen për shkak të mungesës së trajtimit mjekësor dhe përkeqësimit të vazhdueshëm të kushteve shëndetësore të paditësit, me pasoja të paparashikueshme, justifikon lëshimin e një vendimi urgjent pa dëgjuar palën tjetër”, thekson gjykata.

Rasti që çoi në këtë vendim

Gjykata mori vendimin në përgjigje të kërkesës së një shtetasi të ndaluar, i cili ishte transferuar nga CPR-ja e Torinos. Ai ishte ndaluar thjesht sepse, ndonëse kishte punuar vazhdimisht, nuk kishte asnjë kontratë pune që t’i siguronte dokumentacion të rregullt. Pas transferimit në Shqipëri, ai nisi të shfaqte “pagjumësi” dhe makthe të përsëritura, “ankth të shpeshtë”, gjendje depresive, humbje oreksi, pa mendime vetëvrasëse.

Pa qenë i informuar dhe pa nënshkruar asnjë lloj “pëlqimi”, një kusht i domosdoshëm për terapitë jashtë protokolleve të sistemit shëndetësor kombëtar – atij i janë dhënë psikotropë të fortë, “pa recetë të duhur mjekësore dhe për qëllimin e vetëm të qetësimit”.

Antiepileptikë si qetësues

Konkretisht, atij iu dha Rivotril, një antiepileptik i fortë. Disa javë më vonë, për shkak të përkeqësimit të shpejtë të gjendjes shëndetësore, iu shtua edhe një tjetër ilaç i njohur si “trittico”, një sedativ dhe antidepresiv. Ky “koktej” farmaceutik përdoret shpesh në mënyrë të pakontrolluar edhe në CPR-të brenda territorit italian, siç është zbuluar nga një hetim i Altraeconomia, i cili evidentoi rritjen alarmante të blerjeve të antiepileptikëve, që përfaqësojnë benzodiazepinat me kosto të ulët.

Në rastin e Shqipërisë – dhe ndoshta jo vetëm – paraqiten disa problematika serioze. Së pari, administrimi i terapisë jashtë protokolleve (off-label) lejohet vetëm pasi pacienti të jetë informuar plotësisht dhe të ketë dhënë pëlqimin me shkrim. Së dyti, në dosjen shëndetësore të paditësit është përmendur edhe nevoja për ndihmë psikologjike, e cila nuk është ofruar asnjëherë.

“Terapia jashtë kushteve ligjore”

Sipas gjyqtarit, “jo vetëm që paditësi nuk po merr trajtim të përshtatshëm për gjendjen e tij shëndetësore, e cila duket se po përkeqësohet vazhdimisht, por terapia i është dhënë jashtë kushteve dhe garancive të parashikuara nga ligji”. Gjithashtu, “terapia psikologjike, e rekomanduar që nga hyrja e tij në Gjadër, nuk është ofruar, por janë zhvilluar vetëm vetëm seanca monitorimi”.

Kush janë mjekët që ofrojnë kujdes në CPR?

Deri këtu, kemi të bëjmë me një rast individual. Por gjykata vë në dukje edhe probleme strukturore më të thella. “Nga ditari klinik – shkruan gjykata – nuk kuptohet se cilës organizatë i përkasin mjekët që e kanë në kujdes paditësin, apo nëse janë apo jo pjesë e Shërbimit Shëndetësor Italian. Në fakt, në Shqipëri nuk ka një strukturë të përhershme të këtij shërbimi, ndërkohë që është e qartë se paditësi duhet të trajtohet nga një strukturë e përshtatshme siç është një qendër për shëndetin mendor pranë ASL-së.”

Problem i përhapur në të gjitha CPR-të

Këto arsye ishin të mjaftueshme për të pranuar kërkesën e paditësit dhe për të urdhëruar lirimin e menjëhershëm dhe kthimin e tij në Itali. Por ajo që zbulohet në këtë vendim nuk është vetëm problem i këtij rasti të veçantë.

Ashtu si në Shqipëri, edhe në CPR-të në Itali, kujdesi shëndetësor nuk është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar, siç është në burgje, por sigurohet nga enti menaxhues. Kjo është një dobësi e njohur edhe nga një vendim i fundit i Gjykatës Kushtetuese, e cila ndonëse evidentoi një sërë shkeljesh dhe mangësish, që nga mungesa e kujdesit shëndetësor deri te cenimi i të drejtës për lidhje emocionale, nuk u shpreh për kushtetutshmërinë e normave përkatëse, duke ia lënë vendimmarrjen ligjvënësit.

Rreziku i një vale padish

Ndër problemet e evidentuara është edhe mungesa e qartësisë për kompetencat e gjyqtarit civil në rastet e mbajtjes në CPR. Aktualisht, siç rikujton Gjykata e Romës, gjyqtari mund të vendosë vetëm për vazhdimin ose ndërprerjen e ndalimit, por jo për transferimin në një CPR tjetër, veprim që gjithsesi nuk do të zgjidhte problemin e trajtimit shëndetësor, pasi nuk parashikohet që në këto qendra kujdesi të ofrohet nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar.

Për këtë arsye, siç thekson gjykata, “duhet të konsiderohet se, në këtë rast, masa e vetme e përshtatshme për të mbrojtur të drejtën për shëndet të paditësit është ndërprerja e menjëhershme e ndalimit dhe lirimi i tij”. Një vendim që vendos një precedent dhe mund të hapë rrugën për paditë e ardhshme të të gjithë personave të ndaluar./La Repubblica

Previous Post

Zjarr në Delvinë/ Flakët favorizohen nga era e fortë, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Next Post

Incidenti në Munellë të Pukës/ Fermeri: Jemi të traumatizuar! U zgjuam me krisma armësh

Next Post
Incidenti në Munellë të Pukës/ Fermeri: Jemi të traumatizuar! U zgjuam me krisma armësh

Incidenti në Munellë të Pukës/ Fermeri: Jemi të traumatizuar! U zgjuam me krisma armësh

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Bajrami gjen shpresë, Rangers emëron trajnerin e ri, 36-vjeçarin gjerman Röhl.

Bajrami gjen shpresë, Rangers emëron trajnerin e ri, 36-vjeçarin gjerman Röhl.

October 20, 2025
Avokati Barjami i arrestuar dhe më pas i liruar; Bardhi: Shqipëria po shkel standardet e shtetit ligjor

Avokati Barjami i arrestuar dhe më pas i liruar; Bardhi: Shqipëria po shkel standardet e shtetit ligjor

October 20, 2025
Avokati në Elbasan lirohet, prokurori që bëri kallëzimin tërhiqet pas audio-përgjimit: Nuk është konstatuar vepër penale.

Avokati në Elbasan lirohet, prokurori që bëri kallëzimin tërhiqet pas audio-përgjimit: Nuk është konstatuar vepër penale.

October 20, 2025
I riu nga Vlora flet për videon me Loredanën: Kisha pritshmëri më të larta...

I riu nga Vlora flet për videon me Loredanën: Kisha pritshmëri më të larta…

October 20, 2025
Bajrami gjen shpresë, Rangers emëron trajnerin e ri, 36-vjeçarin gjerman Röhl.
AKTUALITET

Bajrami gjen shpresë, Rangers emëron trajnerin e ri, 36-vjeçarin gjerman Röhl.

by timoni.al
October 20, 2025
0

Që nga fillimi i sezonit, Glasgow Rangers kanë hasur në vështirësi të mëdha, pas humbjeve të disa lojtarëve gjatë verës....

Read moreDetails
Avokati Barjami i arrestuar dhe më pas i liruar; Bardhi: Shqipëria po shkel standardet e shtetit ligjor

Avokati Barjami i arrestuar dhe më pas i liruar; Bardhi: Shqipëria po shkel standardet e shtetit ligjor

October 20, 2025
Avokati në Elbasan lirohet, prokurori që bëri kallëzimin tërhiqet pas audio-përgjimit: Nuk është konstatuar vepër penale.

Avokati në Elbasan lirohet, prokurori që bëri kallëzimin tërhiqet pas audio-përgjimit: Nuk është konstatuar vepër penale.

October 20, 2025
I riu nga Vlora flet për videon me Loredanën: Kisha pritshmëri më të larta...

I riu nga Vlora flet për videon me Loredanën: Kisha pritshmëri më të larta…

October 20, 2025
“Bujqësia”, abuzime në miliona/ Zbulohen shkeljet e zyrtarëve të Ministrisë, miliona lekë për motorë dhe veshje për veterinerët

“Bujqësia”, abuzime në miliona/ Zbulohen shkeljet e zyrtarëve të Ministrisë, miliona lekë për motorë dhe veshje për veterinerët

October 20, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bajrami gjen shpresë, Rangers emëron trajnerin e ri, 36-vjeçarin gjerman Röhl.

Bajrami gjen shpresë, Rangers emëron trajnerin e ri, 36-vjeçarin gjerman Röhl.

October 20, 2025
Avokati Barjami i arrestuar dhe më pas i liruar; Bardhi: Shqipëria po shkel standardet e shtetit ligjor

Avokati Barjami i arrestuar dhe më pas i liruar; Bardhi: Shqipëria po shkel standardet e shtetit ligjor

October 20, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al