Friday, March 27, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sulmet izraelite në Gaza, zyrtarët shëndetësorë: Vriten 93 palestinezë përfshirë gra dhe fëmijë

Editor by Editor
July 16, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Sulmet izraelite në Gaza, zyrtarët shëndetësorë: Vriten 93 palestinezë përfshirë gra dhe fëmijë
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

LINDJE E MESME- Sulmet izraelite gjatë natës së mbrëmshme dhe mëngjesit të së martës i kanë vrarë më shumë se 90 palestinezë në të gjithë Rripin e Gazës, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë, thanë zyrtarët shëndetësorë. Një nga sulmet në kampin e refugjatëve Shati në veri vrau një anëtar 68-vjeçar të Hamasit që ishte pjesë e legjislaturës palestineze, si dhe një burrë e grua dhe gjashtë fëmijët e tyre që po strehoheshin në të njëjtën ndërtesë, sipas zyrtarëve nga Spitali Shifa, ku u dërguan viktimat.

Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera. Një nga sulmet më vdekjeprurëse goditi një shtëpi në lagjen Tel al-Hava të qytetit të Gazës të hënën në mbrëmje, duke vrarë 19 anëtarë të një familjeje që jetonin atje, sipas Spitalit Shifa. Viktimat përfshijnë tetë gra dhe gjashtë fëmijë.

Një tjetër sulm goditi një tendë ku strehoheshin të zhvendosur në të njëjtën lagje, duke vrarë një burrë e grua dhe dy fëmijët e tyre. Ushtria izraelite nuk i ka komentuar deri tani këto sulme. Ministria e Shëndetësisë në Gazë raportoi të martën pasdite se trupat e 93 personave të vrarë nga sulmet izraelite janë sjellë në spitalet e Gazës gjatë 24 orëve të fundit, së bashku me 278 të plagosur.

Politikani i Hamasit i vrarë në një nga sulmet e së martës në mëngjes, Mohammed Faraj al-Ghoul, ishte anëtar i bllokut përfaqësues të Hamasit që fitoi vende në Këshillin Legjislativ Palestinez në zgjedhjet e fundit të mbajtura mes palestinezëve në vitin 2006.

Hamas fitoi shumicën në ato zgjedhje, por marrëdhëniet me fraksionin kryesor Fatah – i cili kishte udhëhequr prej kohësh Autoritetin Palestinez – u përkeqësuan dhe përfunduan me marrjen e kontrollit të Gazës nga Hamasi në vitin 2007. Këshilli legjislativ nuk është mbledhur zyrtarisht më prej atëherë.

Ushtria izraelite thotë se i shënjestron vetëm militantët dhe përpiqet ta shmangë dëmtimin e civilëve. Ajo e fajëson Hamasin për vdekjet e civilëve pasi militantët veprojnë në zona me popullsi të dendur. Por, ushtria izraelite godet çdo ditë shtëpi dhe strehimore ku jetojnë njerëz, shpesh pa paralajmërim apo shpjegim të objektivit.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi e sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 251 të tjerë. Shumica e pengjeve janë liruar gjatë armëpushimeve të mëparshme. Prej atëherë, lufta e Izraelit në Gazë ka vrarë më shumë se 58.000 palestinezë, mbi gjysma e tyre gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë./ REL

Previous Post

E pabesueshme, Egnatia shkërmoqet në Islandë, mundet 5-0!

Next Post

Qeveria gati të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët, në nivelin 10%

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Sllovakët shprehin respekt”/ Presidenti i FFK-së për ‘Shqipëria Live’: Kosova ka kontribuar shumë në futboll gjatë këtyre 10 viteve

March 27, 2026
VanHorn takon ministrat e rinj, Ambasada Amerikane: Çlirohet nga kartelet e drogës dhe rritja e shpenzimeve për NATO-n është e domosdoshme

Agjenti i Shërbimit Sekret, i cili shoqëronte bashkëshorten e ish-Presidentit Biden, i jep fund jetës me armë.

Aktorja e njohur turke arrestohet për drogë, jep dëshminë para prokurorisë, ndërsa autoritetet realizojnë analizat e gjakut.

KRYESORE

by timoni.al
March 27, 2026
0

Kosova arriti një fitore të rëndësishme në gjysmëfinalen e play off-it për Botërorin 2026 në Bratislavë, duke mundur Sllovakinë me...

Read moreDetails
VanHorn takon ministrat e rinj, Ambasada Amerikane: Çlirohet nga kartelet e drogës dhe rritja e shpenzimeve për NATO-n është e domosdoshme

VanHorn takon ministrat e rinj, Ambasada Amerikane: Çlirohet nga kartelet e drogës dhe rritja e shpenzimeve për NATO-n është e domosdoshme

March 27, 2026
Agjenti i Shërbimit Sekret, i cili shoqëronte bashkëshorten e ish-Presidentit Biden, i jep fund jetës me armë.

Agjenti i Shërbimit Sekret, i cili shoqëronte bashkëshorten e ish-Presidentit Biden, i jep fund jetës me armë.

March 27, 2026
Aktorja e njohur turke arrestohet për drogë, jep dëshminë para prokurorisë, ndërsa autoritetet realizojnë analizat e gjakut.

Aktorja e njohur turke arrestohet për drogë, jep dëshminë para prokurorisë, ndërsa autoritetet realizojnë analizat e gjakut.

March 27, 2026
Për herë të parë në historinë e SHBA-së, nënshkrimi i presidentit Trump do të paraqitet në kartëmonedhat amerikane.

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Sllovakët shprehin respekt”/ Presidenti i FFK-së për ‘Shqipëria Live’: Kosova ka kontribuar shumë në futboll gjatë këtyre 10 viteve

“Sllovakët shprehin respekt”/ Presidenti i FFK-së për ‘Shqipëria Live’: Kosova ka kontribuar shumë në futboll gjatë këtyre 10 viteve

March 27, 2026
VanHorn takon ministrat e rinj, Ambasada Amerikane: Çlirohet nga kartelet e drogës dhe rritja e shpenzimeve për NATO-n është e domosdoshme

VanHorn takon ministrat e rinj, Ambasada Amerikane: Çlirohet nga kartelet e drogës dhe rritja e shpenzimeve për NATO-n është e domosdoshme

March 27, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al