Monday, May 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

U shkarkua nga dekriminalizimi/ Ish- kryebashkiaku i Vorës fiton të gjitha pagat nga bashkia Vorë dhe dëmshpërblim nga KQZ

Editor by Editor
July 4, 2025
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
U shkarkua nga dekriminalizimi/ Ish- kryebashkiaku i Vorës fiton të gjitha pagat nga bashkia Vorë dhe dëmshpërblim nga KQZ
0
SHARES
75
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

VLORË- Ish-kryetari i Bashkisë Vorë, Agim Kajmaku, i cili u shkarkua në vitin 2019 pas zbatimit të ligjit të dekriminalizimit, ka fituar një proces gjyqësor ndaj institucioneve shtetërore. Sipas një vendimi të Gjykatës Administrative të Tiranës, shkarkimi i Kajmakut nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është shpallur i padrejtë.

Si pasojë, Bashkia Vorë dhe Këshilli i Qarkut Tiranë janë detyruar të dëmshpërblejnë Kajmakun me të gjitha pagat e një mandati të plotë 4-vjeçar, pavarësisht se ai shërbeu vetëm 3 muaj në detyrë. Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të paguajë kompensim moral prej 15 mijë euro për Kajmakun dhe nga 7 mijë euro për bashkëshorten dhe djalin e tij, për dëmin emocional që u është shkaktuar.

Kajmaku u shkarkua më 1 nëntor 2019, pasi Prokuroria e Përgjithshme zbuloi se gjatë qëndrimit në Greqi ai kishte përdorur emrin Jorgo Toto, i dënuar për falsifikim parash. Këtë informacion ai nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit, çka përbënte shkelje të ligjit.

Në atë kohë, kryeministri Edi Rama mbështeti vendimin e KQZ, duke theksuar se institucioni kishte treguar integritet në zbatimin e ligjit dhe se Partia Socialiste nuk mund të bëhej strehë për askënd që shkel ligjin.

“KQZ ka provuar sot përsëri, se është një institucion i shtetit shqiptar që mbron ligjin dhe interesin publik, jo vegla e vjetër e partive siç ishte deri dje? Po ashtu Partia Socialiste ka riprovuar sot, se s’bëhet strehë e askujt që merr përsipër të shkelë ligjin e besimin tonë”,tha Rama asokohe, përmes një postimi në Twitter. 

Previous Post

Gara për kreun e BKH-së, testet fizike do të zhvillohen më 10 korrik

Next Post

“Çmendet” moti në Turqi/ Zjarre në perëndim, borë në verilindje

Next Post
“Çmendet” moti në Turqi/ Zjarre në perëndim, borë në verilindje

"Çmendet" moti në Turqi/ Zjarre në perëndim, borë në verilindje

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al