Sunday, March 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare për lehtësimin e tarifave

Editor by Editor
June 28, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare për lehtësimin e tarifave
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA- Sipas informacioneve të të dyja palëve, Kina dhe SHBA kanë rënë dakord të heqin disa kufizime tregtare. Ministri i Tregtisë i SHBA, Howard Lutnick, konfirmoi në një intervistë me agjencinë financiare të lajmeve Bloomberg se marrëveshja me Kinën ishte nënshkruar. Sipas tij, Kina do të furnizojë SHBA me metale të rralla dhe SHBA do t’u japë fund kundërmasave të saj.

Sipas Ministrisë së Tregtisë në Pekin, Kina do të shqyrtojë aplikimet për eksport për “produkte të kontrolluara” dhe do të miratojë ato që përputhen me rregulloret. Në këmbim, SHBA thuhet se do të heqë një sërë “masash kufizuese” kundër Kinës.

Trumpi nuk përmend detaje

Pak para konfirmimit të Lutnick-ut, Presidenti i SHBA, Donald Trump, kishte pohuar se ishte nënshkruar një marrëveshje me Kinën, por la shumë pyetje pa përgjigje. “Vetëm dje nënshkruam me Kinën,” deklaroi republikani në një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë. Ai nuk ofroi detaje të mëtejshme. Vërejtja erdhi kur Trumpi foli për “marrëveshje” me vende të tjera. Ai gjithashtu la të kuptojë se “ndoshta” mund të ketë një “marrëveshje të madhe” me Indinë.

Konflikti i zgjatur tregtar midis dy ekonomive më të mëdha në botë, Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, po e mban ekonominë globale në ankth. Ndërkohë, Trumpi kishte rritur tarifat ndëshkuese doganore për importet kineze në SHBA në disa faza deri në 145%. Pekini, nga ana e tij, ishte përgjigjur me tarifa prej 125% dhe kishte futur kontrolle eksporti mbi metalet e rralla të rëndësishme industriale dhe magnetet e bëra prej tyre. Kina ka thuajse një monopol mbi këto lëndë të para.

SHBA, nga ana tjetër, vendosën kufizime eksporti për teknologji të rëndësishme, siç janë softuerët e gjysëmpërçuesve të kompjuterave dhe komponentët e aviacionit, për të cilat Kina vazhdon të mbështetet te prodhuesit e huaj.

Metalet e rralla kundrejt produkteve të teknologjisë së lartë

Për shkak të kufizimeve të eksportit të Kinës mbi metalet e rralla, industria jashtë Republikës Popullore u vu kohët e fundit nën presion të fortë. Masat e Pekinit i prekën të gjitha vendet, jo vetëm SHBA. Edhe në Gjermani, kompanitë në sektorët e automobilave dhe inxhinierisë mekanike, për shembull, janë të shqetësuara për furnizimin me metale të rëndësishme, që përdoren ndër të tjera, te sensorët dhe motorët elektrikë.

Kina i justifikoi kontrollet duke pretenduar se lëndët e para janë mallra për përdorim civil, por edhe për përdorim ushtarak. Kompanitë u ankuan se Ministrisë Kineze të Tregtisë i duhej shumë kohë për të përpunuar aplikimet, pa asnjë garanci se ato do të miratoheshin. Shqetësimet u rritën se mund të pasonte ndërprerja e prodhimit.

Ministria e Tregtisë e Kinës ka theksuar vazhdimisht se kishte miratuar tashmë aplikime, për shembull, për kompanitë e BE, dhe se donte ta përshpejtonte procesin./DW

Previous Post

“Gjermania në borxhe rekorde”, DW: Qeveria parashikon të shpenzojë rreth 850 miliardë euro kredi të reja deri në vitin 2029

Next Post

Të parët nga fundi… “Fitoret” e padëshiruara të Shqipërisë

Next Post
Të parët nga fundi… “Fitoret” e padëshiruara të Shqipërisë

Të parët nga fundi... "Fitoret" e padëshiruara të Shqipërisë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Ekskluzive/ “Kam kaluar 10 vite në Siri”, u dërgua 8-vjeçar pranë Xhihadit, Abdi: Kam qenë dëshmitar i masakrave, na sulmuan gjatë lutjeve në xhami.

Ekskluzive/ “Kam kaluar 10 vite në Siri”, u dërgua 8-vjeçar pranë Xhihadit, Abdi: Kam qenë dëshmitar i masakrave, na sulmuan gjatë lutjeve në xhami.

March 15, 2026
"Finalissima": Federata Argjentinase reagon: U pajtuam për një fushë neutrale në Itali, por UEFA refuzoi të ndryshojë datën.

“Finalissima”: Federata Argjentinase reagon: U pajtuam për një fushë neutrale në Itali, por UEFA refuzoi të ndryshojë datën.

March 15, 2026
Ekskluzive: Fëmijët shqiptarë në luftën e Xhihadit - Historia e djalit që u nis për në Siri në moshën 8-vjeçare: Mami vendosi të shkonim pranë babait.

Ekskluzive: Fëmijët shqiptarë në luftën e Xhihadit – Historia e djalit që u nis për në Siri në moshën 8-vjeçare: Mami vendosi të shkonim pranë babait.

March 15, 2026
Muzeu Etnografik në Konispol: “Gjurmët e Mia” në fshatin Xarrë, një hapësirë për ruajtjen e traditave dhe historisë.

LAJME

Ekskluzive/ “Kam kaluar 10 vite në Siri”, u dërgua 8-vjeçar pranë Xhihadit, Abdi: Kam qenë dëshmitar i masakrave, na sulmuan gjatë lutjeve në xhami.

by timoni.al
March 15, 2026
0

“Exclusive” ka zbuluar histori të ndjeshme të fëmijëve të rekrutuar nga ekstremistët e Xhihadit, nën ndikimin e prindërve. Abdi, një...

Read moreDetails
"Finalissima": Federata Argjentinase reagon: U pajtuam për një fushë neutrale në Itali, por UEFA refuzoi të ndryshojë datën.

“Finalissima”: Federata Argjentinase reagon: U pajtuam për një fushë neutrale në Itali, por UEFA refuzoi të ndryshojë datën.

March 15, 2026
Ekskluzive: Fëmijët shqiptarë në luftën e Xhihadit - Historia e djalit që u nis për në Siri në moshën 8-vjeçare: Mami vendosi të shkonim pranë babait.

Ekskluzive: Fëmijët shqiptarë në luftën e Xhihadit – Historia e djalit që u nis për në Siri në moshën 8-vjeçare: Mami vendosi të shkonim pranë babait.

March 15, 2026
Muzeu Etnografik në Konispol: “Gjurmët e Mia” në fshatin Xarrë, një hapësirë për ruajtjen e traditave dhe historisë.

Muzeu Etnografik në Konispol: “Gjurmët e Mia” në fshatin Xarrë, një hapësirë për ruajtjen e traditave dhe historisë.

March 15, 2026
“Fëmijët e Xhihadit”/ Shpejt në “Exclusive”, tregimet e fëmijëve shqiptarë në një konflikt të pa lidhur me ta

“Fëmijët e Xhihadit”/ Shpejt në “Exclusive”, tregimet e fëmijëve shqiptarë në një konflikt të pa lidhur me ta

March 15, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ekskluzive/ “Kam kaluar 10 vite në Siri”, u dërgua 8-vjeçar pranë Xhihadit, Abdi: Kam qenë dëshmitar i masakrave, na sulmuan gjatë lutjeve në xhami.

Ekskluzive/ “Kam kaluar 10 vite në Siri”, u dërgua 8-vjeçar pranë Xhihadit, Abdi: Kam qenë dëshmitar i masakrave, na sulmuan gjatë lutjeve në xhami.

March 15, 2026
"Finalissima": Federata Argjentinase reagon: U pajtuam për një fushë neutrale në Itali, por UEFA refuzoi të ndryshojë datën.

“Finalissima”: Federata Argjentinase reagon: U pajtuam për një fushë neutrale në Itali, por UEFA refuzoi të ndryshojë datën.

March 15, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al