Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ushtria izraelite hap zjarr ndaj njerëzve që po prisnin ndihma, rreth 25 persona të vrarë në Gazë

Editor by Editor
June 24, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Ushtria izraelite hap zjarr ndaj njerëzve që po prisnin ndihma, rreth 25 persona të vrarë në Gazë
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

GAZA- Forcat izraelite kanë hapur zjarr, përfshirë me dronë, ndaj qindra njerëzve që i prisnin kamionët me ndihma në pjesën qendrore të Rripit të Gazës në orët e hershme të mëngjesit të së martës, duke i vrarë të paktën 25 njerëz, sipas dëshmitarëve palestinezë dhe spitaleve.

Ushtria izraelite nuk e ka komentuar ende këtë ngjarje. Spitali Avda në kampin e refugjatëve Nuseirat – i cili pranoi viktimat – tha se palestinezët po prisnin kamionët në rrugën Salah al-Din, në jug të Gazës.

Dëshmitarët i thanë agjencisë Associated Press se forcat izraelite hapën zjarr derisa njerëzit po lëviznin drejt lindjes për të shkuar më afër kamionëve me ndihma që po vinin drejt tyre.

“Kjo është masakër”, tha Ahmed Halava. Ai tregoi se ushtria izraelite hapi zjarr me tanke dhe dronë mbi njerëz, “madje edhe kur po iknim. Shumë njerëz u martirizuan ose u plagosën”.

Një dëshmitar tjetër, Hossam Abu Shahada, tha se dronët po fluturonin mbi zonë, duke vëzhguar turmën fillimisht, dhe pastaj filluan të shtënat nga tanket dhe dronët teksa njerëzit po lëviznin drejt lindjes.

Ai përshkroi gjendjen si “kaotike dhe të përgjakshme” teksa njerëzit po përpiqeshin të shpëtonin.

Ai tha se pa të paktën tre njerëz të shtrirë në tokë dhe të palëvizshëm, si dhe shumë të tjerë të plagosur, teksa po largohej nga vendngjarja.

Spitali Awda tha se edhe 146 palestinezë të tjerë u plagosën. Mes tyre, 62 ishin në gjendje kritike dhe u transferuan në spitale të tjera në Gazën qendrore.

Në qytetin qendror Deir al-Balah, spitali i Dëshmorëve të Al-Aqsa tha se pranoi trupat e gjashtë njerëzve të vrarë në të njëjtin incident.

Lufta në Gazë filloi kur militantë të udhëhequr nga Hamasi sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 njerëz dhe duke marrë afër 250 pengje.

Shumica e pengjeve janë liruar përmes marrëveshjeve për armëpushim.

Hamasi është grup militant i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Prej atëherë, lufta hakmarrëse e Izraelit ka vrarë më shumë se 56.000 njerëz në Gazë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë./REL

Previous Post

Irani shkel armëpushimin me Izraelin/ Ushtria izraelite: Janë lëshuar raketa drejt nesh

Next Post

“S’ta fal gjakun e djalit kurrë, do të vras”/ Nëna e Santiago Malkos përplaset me Leonard Dukën në GJKKO, nxirret jashtë seancës gjyqësore

Next Post
“S’ta fal gjakun e djalit kurrë, do të vras”/ Nëna e Santiago Malkos përplaset me Leonard Dukën në GJKKO, nxirret jashtë seancës gjyqësore

“S’ta fal gjakun e djalit kurrë, do të vras”/ Nëna e Santiago Malkos përplaset me Leonard Dukën në GJKKO, nxirret jashtë seancës gjyqësore

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al