Saturday, June 21, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gara e paligjshme për lartësitë/ Si ligjëroi Rama “katet pa leje” në Kullat e Lilos, Avdijas e Salillarit

Editor by Editor
June 20, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Gara e paligjshme për lartësitë/ Si ligjëroi Rama “katet pa leje” në Kullat e Lilos, Avdijas e Salillarit
0
SHARES
26
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërtuesit e të paktën tre kullave që kanë rrethuar qendrën e Tiranës, si edhe disa shumëkatëshve të tjerë në zonat më të kërkuara të kryeqytetit, nuk i kanë shpëtuar tundimit për të ngritur kate pa leje.

Duket si një garë megalomanie për lartësinë më të madhe, por që natyrisht përkthehet në fitime kolosale për kompanitë ndërtuese. Në këtë garë paligjshmërie gjendet gjithnjë kryeministri Edi Rama, i cili, me firmën e tij, ka plotësuar çdo dëshirë të biznesmenëve.

Projekti i Edi Ramës për rrethimin e Tiranës me kulla shumëkatëshe është konsideruar si “vizion europian” nga kryeministri, ndërkohë që opozita e ka kritikuar si një “lavatriçe gjigante pastrimi parash”.

Në foto: Pamje panoramike e disa prej kullave të ndërtuara në Tiranë

Përtej vlerësimeve dhe akuzave politike e publike, tashmë në qendër të kryeqytetit shqiptar janë lartësuar një pjesë e godinave shumë-katëshe.

“Boldnews.al” ka evidentuar deri më tani, më së paku rastet e kateve pa leje ose devijim të projekteve fillestare të kullave: “Syri i Tiranës”, i biznesmenit Armand Lilo, “Book Building”, me pronar fundor Dajlan Avdia dhe “Downtown  Tirana” e Shefqet Kastratit.

Në listën e kateve të paligjshme përfshihen edhe shumëkatëshit e ndërtuar nga “Sallillari” e Pëllumb Salillarit dhe “Xheluks” e Julian (Lul) Morina.

“Syri i Tiranës” i Armand Lilos

Kulla “Syri i Tiranës” gjendet në qendër të kryeqytetit shqiptar, në krah të sheshi “Skënderbej”. Kushdo që ka kaluar në atë zonë nuk mund të mos i kap syri kullën shumë-katëshe, të ndërtuar në formën e kubave të vendosur mbi njëri-tjetrin.

Në 12 dhjetor 2017, Këshilli Kombëtar i Territorit, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, miratoi vendimin nr. 11 “Për Miratimin e lejes së Zhvillimit për objektin: “Godinë polifunksionale “Eye of Tirana” 5, 6, 8, 9, 11, 15, 21, 24 kate, me 4 kate nëntokë, në kryqëzimin e e rrugës së “Kavajës” dhe rrugës së “Durrësit”, Bashkia Tiranë”.

Në foto: Leja e Këshillit të Rregullimit të Territorit (KKT) për Kullën “Eye of Tirana”

Leja u miratua me zhvillues dhe ndërtues shoqëritë “Ideal Construction” sh.p.k., “Concord Investment” sh.p.k. Në fazën e zhvillimit, u largua “Edil-Al” i vëllezërve Dulaku dhe ndërtues mbeti vetëm “Ideal” i Armand Lilos.

Në 16 qershor 2022, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ushtroi kontroll në kullën e lartë, ku u konstatuan punime (shtesë katesh), jashtë parashikimeve të lejes së ndërtimit të miratuar nga Bashkia Tiranë.

Nga kontrolli i ushtruar ka rezultuar se në objektin “Kullë” janë ndërtuar 3866.16 m2 sipërfaqe shtesë, jashtë lejes së ndërtimit. Ndërsa në objektin “8-9 kate” janë konstatuar 780.63 m2 sipërfaqe të ndërtuar në kundërshtim me projektin e miratuar. Sipërfaqe totale ndërtimi jashtë lejes rezulton të jetë 4646.79 m2.

Deri në atë kohë, asnjë prej institucioneve nuk e kishte vënë re këtë anomali të dukshme edhe me sy të lirë.

Pas këtij konstatimi, Prokuroria e Tiranës nisi hetime për ndërtim të paligjshëm dhe dosja aktualisht në në proces gjykimi pranë Gjykatës së Tiranës.

Në foto: Kulla “Eye of Tirana”

Sipas dosjes së lexuar nga “Boldnews.al”, ekspertizat e urdhëruara nga Prokuroria e Tiranës zbuluan një fakt interesant-megjithëse kulla “Syri i Tiranës” kishte 7 kate pa leje, sipërfaqja totale e godinës ishte afërsisht me atë që ishte miratuar në lejen e ndërtimit.

Megjithatë, Këshilli i Rregullimit të Territorit (KKT), bazuar në një Vendim të kontestuar të Këshillit të Ministrave, nënshkroi marrëveshje me “Ideal Construction” e Armand Lilos, në të cilën ky i fundit pranonte të kalonte katet shtesë në favor të shteti shqiptar, nëpërmjet kontratës simbolike “1 euro”.

Në këtë mënyrë, KKT-ja e drejtuar nga kryeministri Edi Rama i legjitimoi katet pa leje të Armand Lilos.

“Book Building” i Dajlan Avdias

Një vendim i Gjykatës së Apelit Administrativ, i cili shfuqizoi një gjobër 650 mijë euro për shoqërinë ndërtuese “TDT & Partners” të Dajlan Avida dhe Glend Abdi, zbuloi se kulla “Book Builindg”, e pozicionuar në qendër të kryeqytetit, kishte ndërtuar një kat të tërë shtesë parkimi, rreth 1800 m2, në kundërshtim me lejen e ndërtimit.

Në Shkurt të vitit 2018, Këshilli i Rregullimit të Teritorit ka miratuar lejen e zhvillimit për objektin “Godinë Polifunksionare, 4, 5, 11, 21 kate me tre kate nëntokë “Book Building”, në rrugën “Abdi Toptani”, pranë Sahatit, në qendër të Tiranës, në favor të subjektit “Techno-Alb”.

Në Prill 2020, në periudhën e bllokimit total nga pandemia Covid-19, kompania ndërtuese “TDT & Partners” e Avdias dhe Abdi, po vijonin rregullisht punimet për kullën pranë Sahatit të Tiranës.

Në foto: Leja fillestare e miratuar nga KKT për kullën “Book Building”

Gjatë punimeve, kur ishte mbërritur në nivelin (-3), zona e parkimit, inxhinjerët e kompanisë konstatojnë se struktura gjeologjike e terrenit ishte e papërshtatshme për të mbajtur të gjithë strukturën.

Për këtë arsye, vijojnë gërmimet deri në nivelin (-4), megjithëse kjo ishte jashtë lejes së miratuar.

Disa muaj më pas, kur kompania kishte përfunduar punimet pa leje, kërkon nga Bashkia e Tiranës lejen për ndryshimin e projektit. Bashkia e refuzon dhe, në vitin 2022, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit e gjobit shoqërinë me 65 milionë lekë të reja (650 mijë euro) për ndërtimin pa leje të sipërfaqes rreth 1800 m2.

Në foto: Kulla “Book Building”

Ndërkohë “TDT & Partners” i drejtohet me të njëjtën kërkesë për ndryshim projekti Këshillit të Rregullimit të Territorit, të drejtuar nga Rama. KKT e miraton kërkesën e shoqërisë së Dajlan Avdia, duke i krijuar hapësirë kompanisë që të kundërshtojë në gjykatë gjobën e Bashkisë.

Në 22 Maj 2025, Gjykata Administrative e Apelit shfuqizoi gjobën dhe, tashmë, sipërfaqja e ndërtuar pa leje në “Book Building” u legalizua tërësisht, falë firmës së kryeministrit.

Katet pa leje të Salillarit

Pëllumb Salillari është biznesmeni, që më së shumti në publik prezantohet me një foto, në të cilën kryeministri Edi Rama i fërkon dashamirësisht kokën. Gjuha e trupit dashamirëse e Ramës e ka shndërruar kompaninë “Salillari” në një prej përfitueseve më të mëdha të tenderave dhe lejeve të ndërtimit.

Në foto: Kryeministri Edi Rama, biznesmeni Pëllumb Salillari dhe kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj

Kjo “dashamirësi kryeministrore” duket se i ka dhënë leje Pëllumb Salillarit të ndërtojë, më së paku 2400 m2 pa leje, me një vlerë totale tregu rreth 3.5 milionë, në një prej godinave shumëkatëshe në zonën e lakmuar të Kopshtit Botanik, në Tiranë.

Katet pa leje u zbuluan, me shumë vonesë, nga një “operacion mediatiko-propagandistik” i qeverisë së Ramës në shtator të vitit 2022 dhe rasti iu përcoll më tej Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.

Paralelisht me referimin në Prokurori, Këshilli i Rregullimit të Territorit (KKT), nën drejtimin e Edi Ramës, vendosi konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit të sipërfaqes pa leje në godinën e Salillarit.

Në foto: Godina me kate pa leje e “Salillarit”

Por, ky proces duket se nuk finalizohet lehtësisht. Në kohën që KKT po shqyrtonte dokumentacionin për konfiskimin e sipërfaqes pa leje, Salillari ndërtoi një skemë, nëpërmjet të cilës shpërndau apartamente në atë godinë tek vartësit dhe punonjësit e tij, nëpërmjet kontratave të premtim-shitjeve, siç ka raportuar më herët “Boldnews.al”.

Gjithësesi, kompania “Salillari” dhe administratori i saj, Lulzim Salillari, vëllai i pronarit, Pëllumbit, tashmë janë në proces gjyqësor, përballë Prokurorisë së Tiranës, e cila i akuzon për “ndërtim të paligjshëm”, me qëllim përfitimi.

Pallati tërësisht pa leje i Lul Morinës
Historia e kateve pa leje tek shumë-katëshve në Tiranë merr një dimension sa qesharak, aq edhe për të vënë duart në kokë, në rastin e një pallati shumë-katësh, i cili po ndërtohej nga kompania “Xheluks” e Lul Morinës, në zonën e Liqenit të Thatë, tërësisht pa leje.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku, pjesë e operacionit “mediatiko-propagandistik” qeveritar të shtatorit 2022, u shpreh e habitur se si askush nuk e kishte parë godinën 7-katëshe të ngrihej tërësisht pa leje.

Deklaratat e saj shigjetonin drejtëpërdrejtë “armikun e saj politike” kryebashkiakun socialist të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe vartësit e tij, të cilët kishin mbyllur sytë përballë paligjshmërisë së Lul Morinës.

Në foto: Pallati pa leje, ndërtuar nga kompania “Xheluks” në zonën e Liqenit të Thatë

Një hetim i mëvonshëm i Prokurorisë së Tiranës zbuloi se sipërfaqja pa leje ishte rreth 16 mijë metra katrorë dhe aktualisht kompania “Xheluks” është në proces gjyqësor për “ndërtim të paligjshëm” për qëllime përfitimi.

Në dosjen e Prokurorisë së Tiranës, të siguruar më herët nga “Boldnews.al”, jepen dëshmitë kontradiktore të vartësve të Veliajt, të cilët kishin lejuar ndërtimin e godinës tërësisht pa leje.

Këshilli i Rregullimit të Territorit (KKT), nën drejtimin e Edi Ramës, mori vendim në vitin 2022 për të kaluar për konfiskim pallatin e Lul Morinës.

Por, megjithatë, biznesmenit duket se nuk i ka hyrë asnjë gjemb në këmbë. Me dashamirësinë e Ramës, ai ka përfituar leje të tjera ndërtimi, si në Tiranë, ashtu edhe në zonat bregdetare.

Previous Post

Naim Murseli dërgohet për ekzaminim psikiatrik/ Avokati i familjes Ademaj: Po tentojnë të shmangin burgimin e përjetshëm! Drejtori i QKUK-së: Do të qëndrojë në spital aq sa duhet

Next Post

“Jam vëllai i Plarent Ndrecës, më jep 4 mln lekë”! Si i zhvaste qytetarët kushëriri i deputetit të PS

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Kishin dalë me varkë për të peshkuar, policia shpëton 2 persona nga mbytja në liqen për shkak të motit të keq

Kishin dalë me varkë për të peshkuar, policia shpëton 2 persona nga mbytja në liqen për shkak të motit të keq

June 20, 2025
“Jam vëllai i Plarent Ndrecës, më jep 4 mln lekë”! Si i zhvaste qytetarët kushëriri i deputetit të PS

“Jam vëllai i Plarent Ndrecës, më jep 4 mln lekë”! Si i zhvaste qytetarët kushëriri i deputetit të PS

June 20, 2025
Gara e paligjshme për lartësitë/ Si ligjëroi Rama “katet pa leje” në Kullat e Lilos, Avdijas e Salillarit

Gara e paligjshme për lartësitë/ Si ligjëroi Rama “katet pa leje” në Kullat e Lilos, Avdijas e Salillarit

June 20, 2025
Naim Murseli dërgohet për ekzaminim psikiatrik/ Avokati i familjes Ademaj: Po tentojnë të shmangin burgimin e përjetshëm! Drejtori i QKUK-së: Do të qëndrojë në spital aq sa duhet

Naim Murseli dërgohet për ekzaminim psikiatrik/ Avokati i familjes Ademaj: Po tentojnë të shmangin burgimin e përjetshëm! Drejtori i QKUK-së: Do të qëndrojë në spital aq sa duhet

June 20, 2025
Kishin dalë me varkë për të peshkuar, policia shpëton 2 persona nga mbytja në liqen për shkak të motit të keq
AKTUALITET

Kishin dalë me varkë për të peshkuar, policia shpëton 2 persona nga mbytja në liqen për shkak të motit të keq

by Editor
June 20, 2025
0

Policia Kufitare ka ndërhyrë për të shpëtuar dy shtetas që rrezikoheshin të mbyteshin në liqen, për shkak të motit të...

Read moreDetails
“Jam vëllai i Plarent Ndrecës, më jep 4 mln lekë”! Si i zhvaste qytetarët kushëriri i deputetit të PS

“Jam vëllai i Plarent Ndrecës, më jep 4 mln lekë”! Si i zhvaste qytetarët kushëriri i deputetit të PS

June 20, 2025
Gara e paligjshme për lartësitë/ Si ligjëroi Rama “katet pa leje” në Kullat e Lilos, Avdijas e Salillarit

Gara e paligjshme për lartësitë/ Si ligjëroi Rama “katet pa leje” në Kullat e Lilos, Avdijas e Salillarit

June 20, 2025
Naim Murseli dërgohet për ekzaminim psikiatrik/ Avokati i familjes Ademaj: Po tentojnë të shmangin burgimin e përjetshëm! Drejtori i QKUK-së: Do të qëndrojë në spital aq sa duhet

Naim Murseli dërgohet për ekzaminim psikiatrik/ Avokati i familjes Ademaj: Po tentojnë të shmangin burgimin e përjetshëm! Drejtori i QKUK-së: Do të qëndrojë në spital aq sa duhet

June 20, 2025
Provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, publikohen notat e maturantëve

Provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, publikohen notat e maturantëve

June 20, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kishin dalë me varkë për të peshkuar, policia shpëton 2 persona nga mbytja në liqen për shkak të motit të keq

Kishin dalë me varkë për të peshkuar, policia shpëton 2 persona nga mbytja në liqen për shkak të motit të keq

June 20, 2025
“Jam vëllai i Plarent Ndrecës, më jep 4 mln lekë”! Si i zhvaste qytetarët kushëriri i deputetit të PS

“Jam vëllai i Plarent Ndrecës, më jep 4 mln lekë”! Si i zhvaste qytetarët kushëriri i deputetit të PS

June 20, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al