Thursday, June 19, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Eurostat: Për herë të parë në 2024, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë

Editor by Editor
June 19, 2025
in AKTUALITET, Ekonomi, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Eurostat: Për herë të parë në 2024, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Alesandro, turist nga Italia, duke dalë nga një supermarket në Tiranë. I pyetur për çmimet, ai shprehet disi i zhgënjyer, pasi e kishte imagjinuar Shqipërinë si një vend më të lirë, “jo kaq të shtrenjtë”. “Sapo dolëm nga supermarketi.

Ndërkohë që ishim brenda, nuk patëm kohë të llogarisnim konvertimin e çmimeve dhe menduam se do të na kushtonin rreth 10-15 euro,” – tregon ai.

“Morëm disa gjëra për darkë: një verë, pije, pasta, mish, salcë domatesh dhe perime për sallatë. Shtuam edhe dy lloje djathi dhe, në total, paguam rreth 35 euro, më shtrenjtë sesa në Bolonjë,” – shton Alesandro.

Elmor, një tjetër turist nga Britania ka bërë një koment në faqen Visit Albania për një supermarket në Golem. “Blemë (me peshë) 5 domate, 3 qepë, një kokë sallatë jeshile, një qese me patate të vogla dhe një spec jeshil… 15 euro. PESËMBËDHJETË EURO! E pyeta me kujdes nëse çmimi ishte i saktë, dhe shitësja nisi të shtypte numrat në kalkulator.

Ma tregoi ekranin dhe po, aq ishte çmimi. S’mund të ishte e vërtetë, apo jo!? Sot u futëm edhe në një supermarket tjetër për disa gjëra të vogla – asgjë e madhe, asnjë produkt britanik që normalisht kushton më shumë – dhe pagova me kartë…

Mbi 14 paund!?. Zonja që na pret këtu na tha se në fakt është më lirë të hash në restorante sesa të përpiqesh të gatuash vetë në apartamentin me vetëshërbim”, shkruan ai.

Janë të shumtë turistët që ndërsa restorantet i vlerësojnë të lira, i gjejnë çmimet e ushqimeve që blejnë në dyqane po supermarkete më të shtrenjta se në vendin e tyre.

Të dhënat e fundit të Eurostat, që mat indeksin e çmimeve, i matur sipas barazisë së fuqisë blerëse, për shtetet e Bashkimit Europian dhe vendet kandidate e konfirmojnë këtë tendencë.

Për herë të parë që nga viti 2005, kur njësia europiane e statistikave mat të dhënat, indeksi i Çmimeve të Ushqimeve dhe Pijeve jo Alkoolike për Shqipërinë e ka lehtë kaluar nivelin 100% (100.1%), që do të thotë se çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë 1% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian, në një kohë që të ardhurat sipas metodës së fuqisë blerëse janë sa 41% e mesatares së BE-së.

Nga viti 2005 deri në 2018-n, çmimet e ushqimeve në Shqipëri ishin mesatarisht sa 68-78% e mesatares së BE-së. Nga 2018-a filloi kërcimi i tyre, teksa në 2023-n, çmimet në Shqipëri ishin mesatarisht vetëm 7% më të lira se mesatarja e BE-së. Ndërsa në 2024-n çmimet u barazuan për herë të parë, madje e tejkaluan lehtë me 1%.

Produktet më të shtrenjta ushqimore për familjet shqiptare në raport me BE-në janë vezët, djathi dhe qumështi, që kanë kërcyer në 131% të mesatares së BE-së, nga 119.5% vitin e mëparshëm.

Edhe ushqimet e tjera janë rreth 25% më shtrenjtë se në BE (124.8%). Pijet jo alkoolike janë 19% më shtrenjtë se në Europë. Më lirë shqiptarët blejnë cigaret që kushtojnë sa 47% e mesatares europiane.

Në krahasim me vendet e tjera të Europës, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë pothuajse të njëjta sa në Gjermani, Portugali, Itali, ndërsa kushtojnë më shumë se në Spanjë, Çeki, Poloni, Bullgari dhe janë më të shtrenjtat në rajon.

Në Europë, çmimet më të shtrenjta të ushqimeve janë në Zvicër (158.5% e mesatares së BE), Islandë (143.9), Norvegji (131.2). Më të lirat janë Turqia (76.7%), Rumania (75.5), Maqedonia e Veriut (73.4%). Për Kosovën të dhënat e fundit janë për vitin 2022, në nivelin e 83.7% të mesatares së BE-së).

Arsyet pas këtyre diferencave lidhen me nivelin e lartë të taksave për mallrat e shportës në Shqipëri, sidomos TVSH, kostot e larta të transportit, logjistikës jo shumë të përshtatshme, spekulimeve dhe mungesës së konkurrencës./MONITOR

Previous Post

I vetmi vend në botë që prodhon ushqim të mjaftueshëm për të përmbushur nevojat e popullsisë ia kalon Kinës, ja cili shtet kryeson sipas një studimi të ri

Next Post

Bien shtrimet e përgjithshme në spitale për janar-prill, por shtohen rastet në kardiologji

Next Post
Bien shtrimet e përgjithshme në spitale për janar-prill, por shtohen rastet në kardiologji

Bien shtrimet e përgjithshme në spitale për janar-prill, por shtohen rastet në kardiologji

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Ka ikur në drejtim të paditur!” Kontrollet e BKH-së ndaj Ergys Agasit, Beleri: Ishte njeriu që mbante gjyqtaren Gjoka në sistem

“Ka ikur në drejtim të paditur!” Kontrollet e BKH-së ndaj Ergys Agasit, Beleri: Ishte njeriu që mbante gjyqtaren Gjoka në sistem

June 19, 2025
Politikania e SHBA: Pse Kongresi nuk e ka thirrur kurrë më parë në gjyq Soros?

Politikania e SHBA: Pse Kongresi nuk e ka thirrur kurrë më parë në gjyq Soros?

June 19, 2025
Irani paralajmëron përgjigje të menjëhershme ndaj çdo pale të tretë që përfshihet në konfliktin me Izraelin

Irani paralajmëron përgjigje të menjëhershme ndaj çdo pale të tretë që përfshihet në konfliktin me Izraelin

June 19, 2025
Nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, kartelet e drogës përdorin manovra të reja për trafikimin e narkotikëve

AKTUALITET

“Ka ikur në drejtim të paditur!” Kontrollet e BKH-së ndaj Ergys Agasit, Beleri: Ishte njeriu që mbante gjyqtaren Gjoka në sistem

by Editor
June 19, 2025
0

TIRANA- Eurodeputeti Fredi Beleri deklaroi sot se zyrtari i lartë të Partisë Socialiste, njëherësh dhe biznesmen, Ergys Agasi ishte njeriu që mbante...

Read moreDetails
Politikania e SHBA: Pse Kongresi nuk e ka thirrur kurrë më parë në gjyq Soros?

Politikania e SHBA: Pse Kongresi nuk e ka thirrur kurrë më parë në gjyq Soros?

June 19, 2025
Irani paralajmëron përgjigje të menjëhershme ndaj çdo pale të tretë që përfshihet në konfliktin me Izraelin

Irani paralajmëron përgjigje të menjëhershme ndaj çdo pale të tretë që përfshihet në konfliktin me Izraelin

June 19, 2025
Nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, kartelet e drogës përdorin manovra të reja për trafikimin e narkotikëve

Nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, kartelet e drogës përdorin manovra të reja për trafikimin e narkotikëve

June 19, 2025
Skandali i “One”: Kompania telefonike që financion sulmet kriminale kundër SPAK në Shqipëri

Skandali i “One”: Kompania telefonike që financion sulmet kriminale kundër SPAK në Shqipëri

June 19, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Ka ikur në drejtim të paditur!” Kontrollet e BKH-së ndaj Ergys Agasit, Beleri: Ishte njeriu që mbante gjyqtaren Gjoka në sistem

“Ka ikur në drejtim të paditur!” Kontrollet e BKH-së ndaj Ergys Agasit, Beleri: Ishte njeriu që mbante gjyqtaren Gjoka në sistem

June 19, 2025
Politikania e SHBA: Pse Kongresi nuk e ka thirrur kurrë më parë në gjyq Soros?

Politikania e SHBA: Pse Kongresi nuk e ka thirrur kurrë më parë në gjyq Soros?

June 19, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al