Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Meloni vendos ura komunikimi në Washington!” Çështja e doganave dhe tarifave/ Trump: Do të kemi marrëveshje me BE-në

Editor by Editor
April 18, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
“Meloni vendos ura komunikimi në Washington!” Çështja e doganave dhe tarifave/ Trump: Do të kemi marrëveshje me BE-në
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA- Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni qëndroi për bisedime në Uashington. Në takimin me presidentin e SHBA-së Donald Trumpu bisedua edhe për grindjen lidhur me doganat ndërmjet SHBA-së dhe BE-së. Në këtë kontekst Trump shprehu bindjen, se “100 përqind” do të ketë një marrëveshje. Sepse, BE-ja, sipas presidentit të SHBA-së, do “patjetër” të bëjë një marrëveshje. Ai tha, se pret një marrëveshje, “por kjo do të jetë një marrëveshje korrekte”. Meloni gjithashtu u shpreh optimiste për një zgjidhje dhe e vlerësoi SHBA-në një “partnere besnike”.Qëllimi është, të gjendet një rrugë e mesme, por ajo tha se është e “sigurt, që do të mund të arrihet një marrëveshje”, tha Meloni.

Meloni vendos “ura komunikimi”

Ashtu si shumë kryetarë të tjerë të qeverive europiane edhe kryeministrja italiane i kritikoi ashpër deklarimet e Trump për vendosjen e tarifave të reja doganore. Njëkohësisht ajo përpiqet për një marrëdhënie të mirë me presidentin eSHBA-së dhe u ofrua si ndërmjetësuese për vendosjen e “urave të komunikimit”. Meloni tha, se ajo do ta ftojë Trump në Itali dhe të peshojë mundësitë për të organizuar një takim me europianët e tjerë. Gjithashtu kryeministrja italiane pas kthimit nga Uashingtoni të premten (18.04.2025) do të takohet në Romë me nënpresidentin e SHBA-së, JD Vance.

Italia pranon objektivin e rritjes dy përqind të shpenzimeve për mbrojtjen

Edhe e ardhmja e NATO-s ishte temë e bisedimeve Trump-Meloni në Uashington. Meloni theksoi në bisedë me Trump, se vendi i saj i përmbahet kuotës dy përqind të shpenzimeve për mbrojtjen. Në Europë ka vendosmëri për të bërë më shumë për mbrojtjen. Pak më vonë ministri italian i Financave Giorgetti e deklaroi këtë premtim para parlamentit në Romë. Italia sipas llogarive aktuale brenda këtij viti do t‘i rrisë në dy përqind të produktit bruto në vend shpenzimet për mbrojtjen dhe ne për sigurinë në vend” tha Giorgetti. Italia ndër vendet themeluese të NATO-s, është e vonuar sa i përket zbatimit të vendimit më 2014 për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes. Më 2024 shpenzimet e Italisë për mbrojtjen, sipas përllogaritjeve të NATO-s, ishin 1,49 përqind.

Lavdërime nga Shtëpia e Bardhë

Trump u shpreh plot lëvdata për vizitoren nga Italia: “Ajo është një kryemnistre e jashtëzakonshme. Mendoj, se ajo bën një punë fantastike në Itali. Ne jemi shumë krenarë për të. “Ndër kryeministrat europianë Meloni konsiderohet nga Trump si një ndër partneret më të preferuara për bisedime. Kryetarja e partisë së djathtë Fratelli d’Italia (Vëllezërit e Italisë) në janar mori pjesë në ceremoninë e përurimit të Trump në post dhe më parë e kishte vizituar atë edhe në rezidencën private në Mar-a-Lago në Florida. Trump nuk u shpreh lidhur me pyetjen, nëse do ta takojë presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, e cila në emër të vendeve anëtare po negocionon për tarifat doganore. Por ai tha, se: “Ne nuk kemi probleme, për të arritur një marrëveshje me Europën apo me ndokënd tjetër.”/ DW

Previous Post

Atentati në Lezhë/ Autorët e dyshuar pritën sa doli tek dera e lokalit për ta qëlluar, Gjovalin Prendi mori plumba në kraharor

Next Post

Hamasi refuzon zyrtarisht propozimin e fundit të Izraelit për armëpushim

Next Post
Hamasi refuzon zyrtarisht propozimin e fundit të Izraelit për armëpushim

Hamasi refuzon zyrtarisht propozimin e fundit të Izraelit për armëpushim

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al