Sunday, October 26, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Drejtoria e Burgjeve pranon se ka të burgosur me SIDA: Kanë ardhur nga jashtë

Editor by Editor
April 14, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Drejtoria e Burgjeve pranon se ka të burgosur me SIDA: Kanë ardhur nga jashtë
0
SHARES
31
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Drejtoria e Burgjeve ka pranuar ditën e sotme se në I.E.V.P ka të burgosur që janë me sëmundje seksualisht të transmetueshme. Në një përgjigje ekskluzive, Drejtoria e Burgjeve thekson se të burgosurit e tillë kanë ardhur me këtë sëmundje nga jashtë. 

“Për të gjithë të burgosurit që vijnë me probleme shëndetësore me semundjet infektive, nga ana e sistemit të burgjeve merren masa të menjehershme për trajtimin e tyre. Në sistemin e burgjeve personat e burgosur me HIV/AIDS kanë ardhur të diagnostikuar me këtë sëmundje nga jeta e lirë,” thuhet në përgjigjen e Drejtorisë së Burgjeve. 

Më tej, në përgjigjen për Dosja.al, Drejtoria e Burgjeve thekson se rastet që rezultojnë me këto sëmundje konsultohen me mjekët specialistë dhe u sigurohet mjekimi falas antiretroviral. Më tej theksohet se ky mjekim për këta të burgosur merret njeherë në muaj nga ana e stafit shëndetësore në spitalin infektiv në QSUT. 

“Rastet që kanë rezultuar me HIV/AIDS, konsultohen me mjekët specialistë infeksionist, u realizohen të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe u sigurohet mjekimi falas me antiretroviral, nga Spitali Infektiv QSUT “Nënë Tereza”. Ky mjekim merret një herë në muaj nga stafi shendetësore i IEVP-ve, pranë Spitalit infektiv,”theksohet në përgjigje.

Përgjigja e Drejtorisë së burgjeve për Dosja.al:

Në vijim të kërkesës ju përcjellim informaionin lidhur me trajtimin e personave të burgosur me sëmundje infektive HIV/AIDS. Të gjithë të burgosurit gëzojnë të drejtën themelore për të gëzuar shëndet të mirë, si mendor ashtu edhe fizik, gëzojnë të drejtën për kujdes shëndetësor në të njëjtin standart me komunitetin e gjërë. Të burgosurit kanë akses në të gjitha shërbimet shëndetësore që ekzistojnë në vend, pa u diskriminuar për shkak të gjendjes ligjore në të cilën ndodhen.

Shërbimi shëndetësor për të burgosurit dhe të paraburgosurit është konform strukturave  të shendetit publik. Edhe në sitemin e burgjeve ndiqen të njëjtat politika shëndetësore me ato të Ministrisë së Shëndetësisë. Shërbimi i kujdesit shëndetësor në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale i garantohet çdo të burgosuri pa diskriminim për çdo shkak të parashikuar nga legjislacioni për mbrojtjen nga diskriminimi. Shërbimet e kujdesit shëndetësor sigurohen gjatë kohës së qëndrimit në institucion nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe mbulohen nga sigurimi i detyrueshëm i kujdesit shëndetësor. Të burgosurit përfshihen në kategorinë e personave ekonomikisht jo aktivë, në kuptim të legjislacionit në fuqi, dhe përfitojnë pa pagesë të gjitha shërbimet që ofron skema e sigurimit shëndetësor, sipas këtij ligji.

Shërbimet e kujdesit shëndetësor sigurojnë: a) parandalimin, diagnostikimin dhe mjekimin e sëmundjeve; b) furnizimin me barna dhe pajisje mjekësore në rastet e emergjencës shëndetësore kur ato nuk mbulohen nga sigurimi i detyrueshëm i kujdesit shëndetësor; c) profilaksinë për sëmundjet, duke bërë kujdes të veçantë për sëmundjet infektive dhe ato ngjitëse; ç) sigurimin e higjienës së mjedisit dhe edukimin sanitar të paraburgosurve dhe të dënuarve. 

Çdo institucion (IEVP) ka shërbim shëndetësor e farmaceutik, që u përgjigjet nevojave për parandalimin dhe ruajtjen e shëndetit të të burgosurve. Personat që mbartin sëmundje infektive, duke përfshirë sëmundjet seksualisht të transmetueshme, trajtohen në përputhje me standardet që zbatohen për këto kategori në institucionet spitalore. Për të gjithë të burgosurit që vijnë me probleme shëndetësore me semundjet infektive, nga ana e sistemit të burgjeve merren masa të menjehershme për trajtimin e tyre. Rastet që kanë rezultuar me HIV/AIDS, konsultohen me mjekët specialistë infeksionist, u realizohen të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe u sigurohet mjekimi falas me antiretroviral, nga Spitali Infektiv QSUT “Nënë Tereza”. Ky mjekim merret një herë në muaj nga stafi shendetësore i IEVP-ve, pranë Spitalit infektiv. Në sistemin e burgjeve personat e burgosur me HIV/AIDS kanë ardhur të diagnostikuar me këtë sëmundje nga jeta e lirë.

Transmetimi – HIV përhapet përmes tre rrugëve kryesore: kontaktit seksual, ekspozimit të konsiderueshëm ndaj lëngjeve ose indeve të trupit të infektuara dhe nga nëna tek fëmija gjatë shtatzënisë, lindjes ose ushqyerjes me gji (i njohur si transmetim vertikal), nëpërmjet gjakut dhe produkteve të gjaku. 

“Nuk ka rrezik për të marrë HIV nëse ekspozohet ndaj feces, sekrecioneve të hundës, pështymës, djersës, lotëve, urinës ose të vjellave, përveç rasteve kur ato janë të kontaminuara me gjak”.

Mënyra më e shpeshtë e transmetimit të HIV-it është nëpërmjet kontaktit seksual me një person të infektuar, çka do të thotë se levizja e të burgosurve në seancat gjyqvsore apo në spitale nuk përben rrezik infektimi për stafin punonjës të shoqerimit. Nga ana tjetër evidentojmë se, në bashkëpunim me shoqatën STOP/AIDS në menyrë të vazhdueshme behën trajnime të stafit shëndetësor dhe psikosocial mbi menaxhimin dhe trajtimin e të burgosurve me sëmundje infektive (si Hepatiti B dhe C, HIV/AIDS, sëmundje seksualisht të transmetueshme), si edhe depistime vullnetare të të burgosurve për sëmundje infektive.

Në disa IEVP janë vendosur laborator, për realizimin e testeve të shpejta për sëmundjet infektive depistimin e të burgosurve me qëllim diagnostikimin e të burgosurve sa më herët, por edhe për parandalimin dhe menaxhimin e rasteve me probleme të sëmundjeve infektive. Personat e burgosur që rezultojnë të dyshimt për HIV/AIDS, menjëherë u realizohen ekzaminime mjekësore pranë ISHP (Institutit të Shëndetit Publik) dhe në rast se rezultojnë pozitiv, konsultohen me mjekun specialist infeksionist dhe trajtohen sipas protokollit të mjekimit me antiretroviral- mjekim, i cili sigurohet falas sipas skemës së rimbursimit.

EKSKLUZIVE/ Drejtoria e Burgjeve pranon se ka të burgosur me SIDA:

Pergjigja

Fillimisht alamrin për rastet me SIDA në burgjet dhe paraburgimet shqiptare e ka dhënë avokati Saimir Visha. Visha foli me numra konkret duke deklaruar se në sistemet e paraburgimit dhe burgjeve janë identifikuar 3 raste me SIDA. 

Previous Post

“Si thanë kuak kuak kuak e kënetës?”/ Rama drejt Luksenburgut: Sot hapim grup-kapitullin e tretë të negociatave

Next Post

EMRI/ Tentoi të vriste me armë zjarri një person para një viti, arrestohet në Itali 26-vjeçari, pritet ekstradimi

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Babai bekoi djalin 37-vjeçar, si nisi konflikti i zakonshëm mes tyre: Do të të eliminoj, alkoholi...

Babai bekoi djalin 37-vjeçar, si nisi konflikti i zakonshëm mes tyre: Do të të eliminoj, alkoholi…

October 26, 2025
Shkëlqimi dhe eleganca e saj magjepsi botën, Mbretëresha Sirikit e Tajlandës ndërron jetë.

Shkëlqimi dhe eleganca e saj magjepsi botën, Mbretëresha Sirikit e Tajlandës ndërron jetë.

October 26, 2025
Bashkia e Tiranës ndalon një ndërtim tjetër në Farkë që ka shkelur lejen e dhënë.

Bashkia e Tiranës ndalon një ndërtim tjetër në Farkë që ka shkelur lejen e dhënë.

October 26, 2025
“Do të vazhdojmë deri në kthimin e trupave të tyre”, Rubio takon familjet e të prekurve në Izrael.

AKTUALITET

Babai bekoi djalin 37-vjeçar, si nisi konflikti i zakonshëm mes tyre: Do të të eliminoj, alkoholi…

by timoni.al
October 26, 2025
0

Prokuroria ka përfunduar hetimet për vrasjen e Asim Gjonit, i cili u qëllua për vdekje nga babai i tij, Hekuran...

Read moreDetails
Shkëlqimi dhe eleganca e saj magjepsi botën, Mbretëresha Sirikit e Tajlandës ndërron jetë.

Shkëlqimi dhe eleganca e saj magjepsi botën, Mbretëresha Sirikit e Tajlandës ndërron jetë.

October 26, 2025
Bashkia e Tiranës ndalon një ndërtim tjetër në Farkë që ka shkelur lejen e dhënë.

Bashkia e Tiranës ndalon një ndërtim tjetër në Farkë që ka shkelur lejen e dhënë.

October 26, 2025
“Do të vazhdojmë deri në kthimin e trupave të tyre”, Rubio takon familjet e të prekurve në Izrael.

“Do të vazhdojmë deri në kthimin e trupave të tyre”, Rubio takon familjet e të prekurve në Izrael.

October 26, 2025
Lirohet për aksident nga burgu agresori i një vajze 14-vjeçare në Londër; autoritetet e bëjnë kërkimin dhe fillojnë hetimet.

Lirohet për aksident nga burgu agresori i një vajze 14-vjeçare në Londër; autoritetet e bëjnë kërkimin dhe fillojnë hetimet.

October 26, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Babai bekoi djalin 37-vjeçar, si nisi konflikti i zakonshëm mes tyre: Do të të eliminoj, alkoholi...

Babai bekoi djalin 37-vjeçar, si nisi konflikti i zakonshëm mes tyre: Do të të eliminoj, alkoholi…

October 26, 2025
Shkëlqimi dhe eleganca e saj magjepsi botën, Mbretëresha Sirikit e Tajlandës ndërron jetë.

Shkëlqimi dhe eleganca e saj magjepsi botën, Mbretëresha Sirikit e Tajlandës ndërron jetë.

October 26, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al