Sunday, March 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Përplasja SHBA-Kinë, Trump urdhëron funksionimin e TikTok edhe për 75 ditë

Editor by Editor
April 5, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Përplasja SHBA-Kinë, Trump urdhëron funksionimin e TikTok edhe për 75 ditë
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të mbajtur funksional TikTok në SHBA për 75 ditë të tjera.

Vendimi vjen si një mundësi për t’i dhënë administratës së tij më shumë kohë për të ndërmjetësuar një marrëveshje.

Urdhri u njoftua pasi zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë besonin se ishin afër një marrëveshjeje që shërbimet e aplikacionit të ndaheshin në një kompani të re jo kineze.

“Marrëveshja kërkon më shumë punë për të siguruar nënshkrimin e të gjitha miratimeve të nevojshme. Ne shpresojmë të vazhdojmë të punojmë në mirëbesim me Kinën, e cila e kuptoj se nuk është shumë e lumtur për tarifat tona reciproke,” tha Trump në platformën e tij Truth Social.

Përfaqësuesit e ByteDance bënë të ditur se Kina nuk do ta miratonte më marrëveshjen për shitjen e TikTok derisa të ketë negociata për tregtinë dhe tarifat.

Pekini njoftoi tarifa të gjera për çdo produkt amerikan në vlerën 34% dhe gjithashtu kontrolle mbi eksportet e metaleve.

Një pengesë kryesore për çdo marrëveshje për biznesin amerikan të TikTok është miratimi nga ana e qeverisë kineze.

“Ne jemi ende në bisedime me qeverinë amerikane, por asnjë marrëveshje nuk është arritur dhe të dyja palët kanë ende dallime për shumë çështje kyçe,” tha kompania në një deklaratë në llogarinë e saj zyrtare në platformën kineze të mediave sociale WeChat.

Kongresi amerikan kishte mandatuar që platforma të hiqej nga Kina deri më 19 Janar ose të ndalohej në SHBA për arsye të sigurisë kombëtare, por Trump zgjati afatin pasi ai kërkoi të negocionte një marrëveshje për ta mbajtur atë në funksion.

Trump së fundmi ka pritur një sërë ofertash nga bizneset amerikane që kërkojnë të blejnë platformën sociale.

Bisedimet e udhëhequra nga Shtëpia e Bardhë për të ardhmen e TikTok, i cili përdoret nga rreth 1.7 milionë amerikanë, po bashkohen rreth një plani që investitorët më të mëdhenj jo-kinezë në kompaninë mëmë ByteDance të rrisin aksionet e tyre dhe të blejnë operacionet e aplikacionit në SHBA, raporton Reuters.

Previous Post

“Po hedhin asfalt elektoral në kundërshtim me ligjin një muaj para zgjedhjeve”, PD kallëzon në SPAK kryebashkiaken e Durrësit Emirjana Sako

Next Post

“Çfarë e duam BE-në ne mor piktor…”, Rama i përgjigjet komentuesit në “Sy m’Sy”

Next Post
“Çfarë e duam BE-në ne mor piktor…”, Rama i përgjigjet komentuesit në “Sy m’Sy”

“Çfarë e duam BE-në ne mor piktor…”, Rama i përgjigjet komentuesit në “Sy m’Sy”

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Familja Luca hyn në Big Brother, surprizë e këndshme për Markon.

Familja Luca hyn në Big Brother, surprizë e këndshme për Markon.

February 28, 2026
Greta emocionohet teksa babai i saj e befason me një letër.

Greta emocionohet teksa babai i saj e befason me një letër.

February 28, 2026
Predhë e pa shpërthyer zbulohet në Gjirokastër, intervenojnë policia dhe Forcat Armate.

Predhë e pa shpërthyer zbulohet në Gjirokastër, intervenojnë policia dhe Forcat Armate.

February 28, 2026
Inter triumfon ndaj Genoas pas eliminimit në Champions, rritet në +13 pikë ndaj Milanit.

Inter triumfon ndaj Genoas pas eliminimit në Champions, rritet në +13 pikë ndaj Milanit.

February 28, 2026
Familja Luca hyn në Big Brother, surprizë e këndshme për Markon.
LAJME

Familja Luca hyn në Big Brother, surprizë e këndshme për Markon.

by timoni.al
February 28, 2026
0

Marko ka përjetuar një moment emocionues sot në Big Brother, pasi familja e tij, Luca, ka ardhur për t’i ofruar...

Read moreDetails
Greta emocionohet teksa babai i saj e befason me një letër.

Greta emocionohet teksa babai i saj e befason me një letër.

February 28, 2026
Predhë e pa shpërthyer zbulohet në Gjirokastër, intervenojnë policia dhe Forcat Armate.

Predhë e pa shpërthyer zbulohet në Gjirokastër, intervenojnë policia dhe Forcat Armate.

February 28, 2026
Inter triumfon ndaj Genoas pas eliminimit në Champions, rritet në +13 pikë ndaj Milanit.

Inter triumfon ndaj Genoas pas eliminimit në Champions, rritet në +13 pikë ndaj Milanit.

February 28, 2026
“Miri i drejton një pyetje Selinës: ‘A ndihesh për mua?’ – ja si e reagon ajo në Prime.”

“Miri i drejton një pyetje Selinës: ‘A ndihesh për mua?’ – ja si e reagon ajo në Prime.”

February 28, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Familja Luca hyn në Big Brother, surprizë e këndshme për Markon.

Familja Luca hyn në Big Brother, surprizë e këndshme për Markon.

February 28, 2026
Greta emocionohet teksa babai i saj e befason me një letër.

Greta emocionohet teksa babai i saj e befason me një letër.

February 28, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al