Sunday, May 11, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tur në Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme, vizitë në Shqipëri më 23 tetor 

Editor by Editor
October 18, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tur në Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme, vizitë në Shqipëri më 23 tetor 
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, javën e ardhshme do të zhvillojë vizita në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Bëhet me dije se Von der Leyen do të vizitojë Shqipërinë më 23 tetor ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama ndërsa do të mbajë një fjalim në ceremoninë e përurimit të Kolegjit të Europës në Tiranë. Një ditë më pas, më 24 tetor Von der Leyen do të zhvillojë edhe një takim me Presidentin Bajram Begaj.

Më pas mësohet se presidentja e Komisionit Europian do të niset për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ndalesa tjetër e saj do të jetë Bosnje dhe Hercegovina po më 24 tetor, ku Von der Leyen pritet të vizitojë zonat e prekura nga përmbytjet. Gjithashtu ajo do të takohet me Presidencën e Bosnjë-Hercegovinës, Kryetaret e Këshillit të Ministrave Borjana Krišto.

Ndërkohë më 25 tetor Von der Leyen do të zhvillojë një vizitë në Serbi ku do të takohet me presidentin Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin Millosh Vuçeviç. Mësohet se më 26 tetor Von der Leyen do të vizitojë Kosovën ku do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Ajo do ta mbyllë turin me vizitën në Malin e Zi po më 26 tetor ku do të takohet me Presidentin Jakov Milatoviç dhe kryeministrin Milojko Spajiç.

Kjo vizitë e Von der Leyen vjen disa ditë pasi Shqipëria hapi zyrtarisht negociatat me Bashkimin Europian për grup-kapitullin e parë. Sipas metodologjisë së re, në procesin e zgjerimit fillimisht është hapur grupi i parë ku janë kapitujt që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.

Me hapjen e grupit të parë të kapitujve, është zyrtarizuar ndarja e paketës ku Tirana ishte së bashku me Maqedoninë e Veriut. Për disa vite vendimet janë marrë paralelisht për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa tash rrugët janë ndarë. Rruga e Shkupit drejt BE-së vazhdon të jetë e bllokuar nga Bullgaria, për shkak të mosmarrëveshjeve dypalëshe. 

Arsyeja e ndarjes së Shqipërisë në këtë rrugëtim drejti BE-së, është se Maqedonia e Veriut nuk e ka përmbushur kushtin e vendosur nga Bullgaria, që të përfshijë në preambulën e Kushtetutës minoritetin bullgar. Ky kusht është futur në kornizën negociuese që Parlamenti maqedonas votoi në korrik të vitit 2022, propozim që njihet edhe si “propozimi francez”.

Previous Post

Ilir Proda ku je?!-Pse drejtori i ri i Policisë së Shtetit nuk po e pastron policinë nga personat e inkriminuar?

Next Post

Dyshohet për një vra*sës serial në Gjermani, katër gra të vr*ara në 4 muaj në një rreze prej 20 kilometrash

“E gjithë banda e Xhabaftit është e pajisur me badge e KQZ-së”, Noka: Ku është policia, ku është SPAK?
AKTUALITET

“E gjithë banda e Xhabaftit është e pajisur me badge e KQZ-së”, Noka: Ku është policia, ku është SPAK?

by Editor
May 11, 2025
0

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka dalë në deklaratë para mediave pas konfliktit të regjistruar me disa...

Read moreDetails
Përplasja në Vorë, Celibashi: Partitë që kanë ankesa të na drejtohen ne

Përplasja në Vorë, Celibashi: Partitë që kanë ankesa të na drejtohen ne

May 11, 2025
Berisha falënderon qytetarët që kanë votuar deri tani dhe bën thirrje: Votoni sa më shumë, votoni për të ardhmen tuaj

Berisha falënderon qytetarët që kanë votuar deri tani dhe bën thirrje: Votoni sa më shumë, votoni për të ardhmen tuaj

May 11, 2025
U arrestua se fotografoi fletën e votimit, Prokuroria njofton akuzën ndaj 56-vjeçares në Elbasan

U arrestua se fotografoi fletën e votimit, Prokuroria njofton akuzën ndaj 56-vjeçares në Elbasan

May 11, 2025
Ngjarje e veçantë, nusja në Elbasan voton para se të shkojë në dasmë

Ngjarje e veçantë, nusja në Elbasan voton para se të shkojë në dasmë

May 11, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“E gjithë banda e Xhabaftit është e pajisur me badge e KQZ-së”, Noka: Ku është policia, ku është SPAK?

“E gjithë banda e Xhabaftit është e pajisur me badge e KQZ-së”, Noka: Ku është policia, ku është SPAK?

May 11, 2025
Përplasja në Vorë, Celibashi: Partitë që kanë ankesa të na drejtohen ne

Përplasja në Vorë, Celibashi: Partitë që kanë ankesa të na drejtohen ne

May 11, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al