Sunday, May 3, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

EMRAT/ Shkak ndalimi i automjetit? Dy vëllezërit dhunojnë efektivin e “Shqiponjave” brenda komisariatit në Shkodër

Editor by Editor
September 30, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
EMRAT/ Shkak ndalimi i automjetit? Dy vëllezërit dhunojnë efektivin e “Shqiponjave” brenda komisariatit në Shkodër
0
SHARES
84
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHKODRA– Dy vëllezërit Marjan Doçi dhe Mateo Doçi kanë goditur me grushte një efektiv të forcave “Shqiponja” brenda mjediseve të policisë së Shkodrës. Mësohet se vëllezërit Doçi janë futur me forca brenda oborrit të komisariatit të policisë dhe aty kanë goditur efektivin.

Paraprakisht dyshohet se gjithçka ka ndodhur pasi policia ka ndalur në rrugë një automjet për kontroll rreth orës 14:00 të ditën së djeshme, por dy personat që ndodheshin brenda kanë kundështuar forcat “Shqiponja” duke mos iu bindur dhe më pas janë shoqëruar në komisariat.

Pas këtij shoqërimi në mjediset e policisë kanë mbërritur vëllezërit Marjan dhe Mateo Doçi duke qenë se makina e ndaluar ishte e tyre. Ata janë njoftuar nga dy personat që ndodheshin në automjet për ndalimin nga ana e policisë.

Bëhet me dije se dy vëllezërit kanë kërkuar që automjeti të nxirret me forcë nga mjediset e komisariatit dhe aty janë konfliktuar edhe me një efektiv duke e goditur. Pas kësaj ngjarjeje, dy vëllezërit Doçi janë arrestuar si të dyshuar për veprën penale “goditje për shkak të detyrës” dhe “kundërshtim i forcave të policisë”. Nën hetim është dhe një 19-vjeçar me iniciale E. L., drejtues i mjetit, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 2 vëllezër pasi kundërshtuan me forcë dhe ushtruan dhunë ndaj punonjësve të Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Procedohet penalisht dhe një 19-vjeçar, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.

Gjatë patrullimit të zakonshëm në sheshin “Prek Cali”, punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë konstatuar një automjet dhe i kanë bërë me shenjë që të ndalonte, për të ushtruar kontroll për sende të kundërligjshme. Automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 19 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 19-vjeçarit, ky shtetas ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Në momentin e shoqërimit të automjetit, shërbimet e Policisë janë kundërshtuar me forcë nga shtetasit M. D., 29 vjeç dhe M. M. alias M. D., 38 vjeç (vellezër), të cilët kanë kryer veprime të dhunshme gjatë shoqërimit të automjetit dhe në ambientet e brendshme të Drejtorisë Vendore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Previous Post

Dinamika/ Dhunuan efektivët brenda komisariatit, kush janë dy vëllezërit e ndaluar! Policia jep detaje

Next Post

Del FOTO e Franc Çopjas/ Nga Elbasani në Dubai, si ngriti pa zhurmë “Perandorinë” e drogës

Next Post
Del FOTO e Franc Çopjas/ Nga Elbasani në Dubai, si ngriti pa zhurmë “Perandorinë” e drogës

Del FOTO e Franc Çopjas/ Nga Elbasani në Dubai, si ngriti pa zhurmë “Perandorinë” e drogës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al