Friday, January 23, 2026
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

U arrestua nga SPAK pas zbërthimit të aplikacioni Sky Ecc, GJKKO cakton masën e sigurisë për kryeprokurorin e Vlorës

Editor by Editor
July 31, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
U arrestua nga SPAK pas zbërthimit të aplikacioni Sky Ecc, GJKKO cakton masën e sigurisë për kryeprokurorin e Vlorës
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

GJKKO ka caktuar vazhdimin e masës së sigurisë arrest me burg për kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarak, i cili u vu në pranga nga SPAK pas zbërthimit të aplikacionit Sky Ecc.

Zarka u arrestua dy dite me pare dhe akuzohet per  “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Aurel Zarka është arrestuar ndërsa tre personat për të cilët është lëshuar masa e sigurisë “arrest me burg”, ish-oficerja e policisë gjyqësore Erjona Dautaj, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi (kushëri i Elvis Vladit i dënuar për 3.4 mln euro të gjetura në makinën Toyota Yaris) janë shpallur në kërkim.

Sipas SPAK, nga hetimet paraprake të këtij procedimi penal janë krijuar dyshime të arsyeshme se personat nën hetim Aurel Zarka, Erjona Dautaj, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe në disa raste, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë.

Gjithashtu kanë kërkuar përfitime të parregullta për të kryer veprime të lidhura me funksionin dhe detyrën e tyre, sipas episodeve dhe akuzave respektive për secilin prej tyre.

Njoftimi i GJKKO

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 30.07.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve e nevojave të sigurimit, në respektim të nenit 248 të Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim Auren Zarka dhe vazhdimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, si i dyshuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi (2) dhe 25, 319 dhe 25 dhe 319/ç të Kodit Penal.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me vendimin Nr. 92, datë 03.07.2024 vendosi:

Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale caktuar ndaj personit nën hetim Aurel Zarka me vendimin Nr. 87 Akti, datë 28.07.2024 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer tre herë, e kryer në bashkëpunim dy herë, të parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi (2) dhe 25 të Kodit Penal (para ndryshime me ligjin nr.43/2021), “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 319 dhe 25 të Kodit Penal dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
Bazuar në nenin 103 të K.Pr.Penale ndalohet publikimi i pjesës përshkruese dhe arsyetuese i këtij vendimi, kërkesës së Prokurorisë së Posaҫme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për caktimin e masave të sigurimit personal, si dhe i akteve që lidhen me këtë ҫështje nëpërmjet shtypit ose informacionit masiv deri në përfundimin e hetimeve paraprake. Mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, përbën vepër penale sipas nenit 295/a paragrafi 3 i Kodit Penal nën titullin “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; ëëë.gjp.gov.al

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 31.07.2024

Previous Post

Dosja 5D/ Apeli i GJKKO lë në burg drejtorët e arrestuar të kryebashkiakut Veliaj

Next Post

“Ti je Klevi?”- SPAK zbardh edhe atentatin ndaj dy vëllezërve Baho, njëri prej tyre u vra dhe tjetri u plagos! Si ndodhi krimi 5 vite më parë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Arrestohet në Lezhë 45-vjeçari, i kërkuar në mënyrë ndërkombëtare për vjedhje të kryera në Spanjë.

Arrestohet në Lezhë 45-vjeçari, i kërkuar në mënyrë ndërkombëtare për vjedhje të kryera në Spanjë.

January 23, 2026
Problemet e Kinës: Rritje e ngadalësuar dhe ulja historike e numrit të lindjeve

Problemet e Kinës: Rritje e ngadalësuar dhe ulja historike e numrit të lindjeve

January 23, 2026
“Petite Messe Solennelle” e Rosinit, e cila do të interpretohet për herë të parë në Teatrin e Operas dhe Baletit më 25 janar.

“Petite Messe Solennelle” e Rosinit, e cila do të interpretohet për herë të parë në Teatrin e Operas dhe Baletit më 25 janar.

January 23, 2026
Eksploziv mbi diskon në Greqi/ Arrestohen dy vëllezër nga Tirana, rethana e rastit: Më ofruan 5 mijë euro për të vendosur bombën

KRYESORE

Arrestohet në Lezhë 45-vjeçari, i kërkuar në mënyrë ndërkombëtare për vjedhje të kryera në Spanjë.

by timoni.al
January 23, 2026
0

DVP Lezhë/Operacioni “Aksi”: Kapet shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht Në një operacion të koordinuar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve...

Read moreDetails
Problemet e Kinës: Rritje e ngadalësuar dhe ulja historike e numrit të lindjeve

Problemet e Kinës: Rritje e ngadalësuar dhe ulja historike e numrit të lindjeve

January 23, 2026
“Petite Messe Solennelle” e Rosinit, e cila do të interpretohet për herë të parë në Teatrin e Operas dhe Baletit më 25 janar.

“Petite Messe Solennelle” e Rosinit, e cila do të interpretohet për herë të parë në Teatrin e Operas dhe Baletit më 25 janar.

January 23, 2026
Eksploziv mbi diskon në Greqi/ Arrestohen dy vëllezër nga Tirana, rethana e rastit: Më ofruan 5 mijë euro për të vendosur bombën

Eksploziv mbi diskon në Greqi/ Arrestohen dy vëllezër nga Tirana, rethana e rastit: Më ofruan 5 mijë euro për të vendosur bombën

January 23, 2026
"Emërimi është bërë në shkelje të ligjit" / Veliaj padi ndaj institucionit të Presidentit të Republikës dhe prokurorit Ols Dado.

“Emërimi është bërë në shkelje të ligjit” / Veliaj padi ndaj institucionit të Presidentit të Republikës dhe prokurorit Ols Dado.

January 23, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Arrestohet në Lezhë 45-vjeçari, i kërkuar në mënyrë ndërkombëtare për vjedhje të kryera në Spanjë.

Arrestohet në Lezhë 45-vjeçari, i kërkuar në mënyrë ndërkombëtare për vjedhje të kryera në Spanjë.

January 23, 2026
Problemet e Kinës: Rritje e ngadalësuar dhe ulja historike e numrit të lindjeve

Problemet e Kinës: Rritje e ngadalësuar dhe ulja historike e numrit të lindjeve

January 23, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al