Nesër në parlament kalon reforma zgjedhore .
Padyshim edhe pse tryeza nuk funksionoi institucionalisht estabilishmenti i vjetër politik e gjeti gjuhën. Nuk mund ti gjykojmë sepse askush smund të gjykohet se pse voton pro interesave të veta. Ndryshimet në ligjin zgjedhor që me shumë gjasa do miratohen nesër janë vetëm makiazh zgjedhor. Ato lënë në pushtet Edi Ramën dhe rifaktorizojnë Partinë Demokratike dhe kreun e saj.
Herësi nuk i shërben askujt prej nismave të reja dhe është disi i pa kuptimtë në fakt. Në fund të fundit listat i hartojnë kryetarët dhe mund ti zgjedhin të gjithë “yje”….le të fitojë ai që shkëlqen më shumë. Perse duhen shumica të sigurt???….e thjeshte…mekanizëm që kryetari të kontrollojë partinë.
Edhe vota e Emigrantëve nuk do sjellë asgjë të re. Pjesëmarrja e diasporës do jetë e limituar dhe nuk ka asnjë gjasë të bëjë ndryshimin. Një pjesë e emigrantëve janë edhe më të indoktrinuar se votuesi rezident dhe partitë e reja s’duhet të shpresojnë shumë.
Po cfarë bënë partitë e reja për ta ndryshuar sistemin zgjedhor??
Ua them unë….vetëm retorikë për të thënë se jemi pro listave të hapura dhe proporcionalit kombëtar. Disa syresh madje janë dakortësuar me sistemin e madje si kanë përmendur kurrë listat e hapura.
Nesër me siguri do të kalojnë ndryshimet dhe refreni”haje dhe këtë herë o popull” do këndohet edhe për katër vite të tjera.
Si regull nesër forcat e reja politike duhet ta rethonin parlamentin e të mos lejonin zhvillimin e punimeve. Nuk di pse nuk po bëhet një veprim i tillë. Dy tre mijë protestues mund ti mblidhte populisti Lapaj vetëm me një njoftim në faqe..Lëvizja Bashkë e ka një trupë të përhershme aktivistësh dhe padyshim mund të thëriste dhe të tjerë.Po dhe Nisma ka ca mbështetës se ndryshe nuk do ta merrte një këshilltar bashkie.
Opozita e re i ka të gjitha mundësitë të protestojë fuqishëm edhe përpara ambasades Amerikane për të ushtruar ndikimin e tyre. Opozita e re duhej të protestonte fuqishëm edhe përpara zyrave të OSBE Tiranë për të kërkuar as më shumë e as më pak po copy-paste sistemin e Kosovës.
Nuk po e shoh një opozitë të tille. Shoh shenja konformizmi ngado….nuk është thjesht pafuqi.
Nesër parlamenti duhej të ndizej zjarr nga opozita e re por nuk shoh flakë…..vetëm “furfulina” prodhuar nga një gazetë e politikës së vetër që era i shpërndanë rreth qendrës së Tiranës.