Saturday, June 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Investigimi i “Rai 3”, Spiropali akuzon opozitën: Po përbaltin Shqipërinë, jemi në borxh deri në fyt me qytetarët

Editor by Editor
April 26, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Investigimi i “Rai 3”, Spiropali akuzon opozitën: Po përbaltin Shqipërinë, jemi në borxh deri në fyt me qytetarët
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e PD Ina Zhupa përmes një kërkese dërguar kryetares së Komisionit të Medias Flutura Açka, i ka kërkuar mbledhjen e këtij komisioni për të diskutuar mbi ndërhyrjet dhe komunikimin e kryeministrit Edi Rama me drejtuesit e televizionit “Rai 3” në Itali, pas një investigimit të publikuar nga emisioni “Report”.

Lidhur me këtë, ka reaguar ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, e cila thotë se investigimi i publikuar në “Rai 3” është “gatuar” në Tiranë dhe ka shkuar në Romë e gatshme.

Në një postim në rrjetin social, Spiropali shkruan se opozita, e cila ka humbur rrugën dhe e pashpresë, po kërkon të përbaltë Shqipërinë me akuza të pavërteta.

“Plani i ahengut për t’iu gëzuar sulmit mbi Shqipërinë në RAI3, pas mbështetjes së tij me municion nga rruga e humbur e Shpresës së të pashpresëve, qenka i shtrirë edhe përtej kërkesës për interpelancë urgjente me kryeministrin.

Zonja që ka qëndisur këtë çarçaf për komisionin e mediave, kërkon të na e vërë përpara në tabaka  Shqipërinë e përbaltur nga ai emision italian i gatuar në Tiranë, për të na kërkuar hesap për gënjeshtrat dhe shpifjet e palës që ajo përfaqëson. E ndaj këtë me ju për t’ua lënë juve ta gjykoni se deri ku shkojnë këta kolegë pa dhe me vulë për të damkosur Shqipërinë që të helmojnë shqiptarët në kërkim të rrugës së humbur të saj e të kolegëve të saj që e kanë pagëzuar me emrin Shpresa.

Ndërkohë mund t’u them se mund ta vazhdojnë pa ne, ushqimin e Shpresës së tyre me këtë histori të shëmtuar pabesie ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, me të cilët janë deri në fyt të mbytur me borxhe”, shkruan Spiropali.

Previous Post

“Është i alkoolizuar”, avokati i Mayas shpërthen në akuza për bashkëshortin: Manipulator, e ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht

Next Post

Atentati i dështuar në Elbasan/ SPAK kërkon pushimin e hetimeve për dy ‘killerat’

Next Post
Atentati i dështuar në Elbasan/ SPAK kërkon pushimin e hetimeve për dy ‘killerat’

Atentati i dështuar në Elbasan/ SPAK kërkon pushimin e hetimeve për dy ‘killerat’

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al