Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

9 shtete tërhoqën njohjen? Kosova rrëzon Vuçiçin: Po gënjen

Editor by Editor
January 5, 2023
in AKTUALITET, KOSOVA, Rajoni
0
9 shtete tërhoqën njohjen? Kosova rrëzon Vuçiçin: Po gënjen
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Republikës së Kosovës ka hedhur poshtë pretendimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç se disa shtete kanë tërhequr njohjet e tyre ndaj Kosovës.

Kjo ministri, në krye të së cilës është Donika Gërvalla Schwarz, përmes një njoftimi të publikuar në llogarinë zyrtare në Facebook, thotë se pretendimi i Vuçiçit nuk është vërtetuar.

“Një pretendim i tillë nuk është vërtetuar as pas bisedave personale me përfaqësues në nivele të ndryshme të këtyre shteteve, por as pas konsultimit me partnerët e rëndësishëm të vendit tonë”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Gjithashtu kjo ministri ka theksuar se çështjet e hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë zgjidhen “me dialog dhe jo me fushata destruktive mediale”.

“Serbia duhet që urgjentisht të heqë dorë nga sulmet agresive ndaj Kosovës dhe sovranitetit të saj dhe t’i kthehet tryezës së negociatave me në qendër njohjen e ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç gjatë një konference për media më 4 janar, deklaroi se është duke pritur nga shteti i dhjetë, që sipas tij, të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Por, ai nuk e saktësoi se për cilin shtet bëhet fjalë.

Vuçiq pretendoi se tashmë nëntë shtete i kanë tërhequr njohjet e Kosovës: Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Esvatini, Libia, Guniea, Antigua dhe Barbuda, Shën Lucia dhe Maldivet.

Previous Post

Zbardhet takimi “kokë më kokë”/ Çfarë i kërkoi ambasadorja amerikane kreut të SPAK

Next Post

NATO: Aktualisht kemi prezencë të mjaftueshme në Kosovë

Next Post
NATO: Aktualisht kemi prezencë të mjaftueshme në Kosovë

NATO: Aktualisht kemi prezencë të mjaftueshme në Kosovë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al