Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

700 milionë euro taksa mjedisore; qytetarët rrisin të ardhurat e buxhetit, por ambienti vazhdon të ndotet më shumë

timoni.al by timoni.al
April 23, 2026
in KRYESORE
0
700 milionë euro taksa mjedisore; qytetarët rrisin të ardhurat e buxhetit, por ambienti vazhdon të ndotet më shumë
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Çdo ditë qytetarët paguajnë taksa për mjedisin, shpesh pa e kuptuar, të inkorporuara në faturat e karburantit, taksën e qarkullimit, tarifat e pastrimit të bashkisë dhe faturat e energjisë. Sipas INSTAT, në vitin 2024 arkëtimet nga taksat mjedisore arritën 66.2 miliardë lekë (rreth 695 milionë euro). Pjesa më e madhe, 82% ose 54 miliardë lekë, vjen nga taksat e energjisë, kryesisht akciza mbi karburantet që paguhen në furnizimin e makinave. Taksat e transportit — për kolaudimin, regjistrimin e mjeteve dhe taksën vjetore të automjetit — zënë 13% të totalit, ose 8.6 miliardë lekë në 2024, me rritje krahasuar me vitin e mëparshëm. Taksat për ndotjen që reflektohen në tarifat e mbetjeve dhe për përdorimin e burimeve natyrore përbëjnë respektivisht 4.7% dhe 0.08% të të ardhurave.

Taksat mjedisore janë konceptuar si instrument ekonomik për kontrollin e ndotjes dhe menaxhimin e burimeve natyrore, me qëllim ndikimin e sjelljes së bizneseve, prodhuesve dhe konsumatorëve. Megjithatë, raportet vjetore të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për të njëjtin vit tregojnë se shkallët e ndotjes janë rritur ndjeshëm. Përkeqësim është konstatuar në lumenj, veçanërisht në lumin e Tiranës, Ishëm dhe Gjanica. Mbetjet urbane u rritën ndjeshëm, duke arritur 870 mijë tonë në 2024, ndërsa raporti ngre shqetësimin për rritjen e sipërfaqeve të djegura nga zjarret.

Po ashtu vihet re shtim i pranisë së disa ndotësve të ajrit, të lidhur edhe me cilësinë e karburantit. Ndërsa arkëtohen më shumë të ardhura nga taksat e gjelbra dhe rritet mbledhja në buxhetin e shtetit, niveli i ndotjes vazhdon të rritet, duke ngritur pyetjen nëse këto të ardhura po shndërrohen në investime reale apo mbeten vetëm në letër.

Previous Post

LAJM I FUNDIT: Boçi përplaset me Peleshin në Kuvend, thotë Nuk ke turp; garda ndërhyn, deputeti PD përjashtohet

Next Post

Sistemi i mbrojtjes ajrore aktivizohet në Teheran — çfarë po ndodh në kryeqytetin iranian?

Next Post
Sistemi i mbrojtjes ajrore aktivizohet në Teheran — çfarë po ndodh në kryeqytetin iranian?

Sistemi i mbrojtjes ajrore aktivizohet në Teheran — çfarë po ndodh në kryeqytetin iranian?

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al