Thursday, August 27, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

60% më shumë kërkesa se një vit më pare! Të rinjtë zgjedhin Kolegjin Profesional të Lartë Gjerman të Teknologjisë

Editor by Editor
August 26, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, SOCIALE
0
60% më shumë kërkesa se një vit më pare! Të rinjtë zgjedhin Kolegjin Profesional të Lartë Gjerman të Teknologjisë
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rreth 60% më shumë regjistrime se një vit më parë, e kanë kthyer Kolegjin Profesional të Lartë Gjerman të Teknologjisë në një investim i cili po fiton gjithnjë e më shumë besimin e të rinjve që duan një profesion dhe jo vetëm një diplomë.

Në një kohë kur zgjedhja e universitetit është një nga vendimet më të rëndësishme për të rinjtë, gjithnjë e më shumë studentë po kërkojnë diçka konkrete, të mësojnë një profesion, të fitojnë eksperiencë dhe të kenë një rrugë të hapur menjëherë pas studimeve ose përgjatë tyre, drejt tregut të punës.

Shifrat e këtij viti flasin për suksesin e KPGJT. Me një rritje prej afërsisht 60%, është një tregues i ndryshimit të mënyrës se si të rinjtë po e shohin arsimin dhe, mbi të gjitha, të ardhmen e tyre profesionale.

KPGJT është ndërtuar mbi një model që e vendos praktikën në qendër të formimit profesional. Kolegji aplikon Sistemin Dual, duke bashkuar mësimin teorik me përvojën praktike në mjedise reale pune. Kolegji disponon laboratorë dhe pajisje të zhvilluara për arsimin professional. Sipas KPGJT, ky model synon t’u japë studentëve jo vetëm njohuri akademike, por edhe aftësi konkrete që kërkohen nga kompanitë.

Kolegji ofron programe në fusha si Teknologji Automobili, Elektro-Mekanikë, Elektrikë, Elektronikë, Menaxhim Ndërtimi dhe Sistemet e Ajrit të Kondicionuar, duke u fokusuar në profesione teknike që lidhen drejtpërdrejt me nevojat e industrisë.

KPGJT përdor kurrikula të përditësuara gjermane dhe austriake, të harmonizuara me praktikat e Universiteteve të Shkencave të Aplikuara në Evropë.

Programet profesionale të KPGJT janë të strukturuara në cikle dyvjeçare, duke i dhënë studentëve mundësinë të përgatiten në një kohë relativisht të shkurtër dhe të hyjnë më shpejt në botën profesionale.

KPGJT është pjesë e Kastrati Group, duke krijuar kështumundësi për praktika profesionale në kompani të grupit dhe partnerë të tij, ndërsa studentët me rezultate të larta kanë mundësi për punësim pas përfundimit të studimeve. 

KPGJT – mëso sot atë që tregu i punës kërkon nesër.

Për informacion mbi programet, aplikimin dhe regjistrimet, KPGJT publikon informacionet zyrtare në faqen e Kolegjit Profesional të Lartë Gjerman të Teknologjisë. Kolegji është i vendosur në Tirana Business Park, Godina nr. 7, Fushë Prezë, Tiranë, dhe publikon si kontakt numrin +355 69 609 9099.

Previous Post

215 bimë kanabisi në dy parcela në Bulqizë, 37-vjeçari nga Kamza kapet në flagrancë

Next Post

Begaj pret ambasadoren e Belgjikës, me fokus marrëdhëniet dypalëshe dhe integrimin në BE

Next Post
Begaj pret ambasadoren e Belgjikës, me fokus marrëdhëniet dypalëshe dhe integrimin në BE

Begaj pret ambasadoren e Belgjikës, me fokus marrëdhëniet dypalëshe dhe integrimin në BE

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al