Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

500 mijë euro ia kapën në Durrës, Elidon Çela e provon nga Vlora, Policia e arreston pasi kishte mbushur furgonin me verë e ilaçe kontrabandë

Editor by Editor
February 18, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
500 mijë euro ia kapën në Durrës, Elidon Çela e provon nga Vlora, Policia e arreston pasi kishte mbushur furgonin me verë e ilaçe kontrabandë
0
SHARES
26
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Elidon Çela, një i ri nga Lushnja që në tetor të vitit të kaluar u ndalua në Portin e Durrësit, pasi në autobusin e linjës që ai drejtonte u zbuluan 500 mijë euro të padeklaruara. 32 vjeçari deklaroi se ishin kursime të familjes dhe po i sillte në Shqipëri nga Italia sepse do investonte në Lushnjë.

Mirëpo, pa mbyllur ende “hesapet” me drejtësinë, Elidon Çela ka provuar të fusë nga Porti i Vlorës mallra kontrabandë. Edhe kur u dnalua në Durrës, veç parave të fshehura autobusi i linjës Itali-Shqipëri dhe anasjelltas kishte elektroshtëpiake dhe mallra të tjera pa faturë.

Policia e Vlorës njofton se ka arrestuar 32 vjeçarin në kushtet e flagrancës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar furgonin në Port, u gjetën dhe sekuestruan kuti me medikamente mjekësore, kuti me lëndë të ndaluar pesticide dhe kuti me shishe vere, pa faturë blerjeje.

Pamje nga mallrat e kapura nga Policia ne Portin e Vlores

Njoftimi i plotë i Policisë së Vlorës:

Shërbimet e PKK Port Vlorë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Vlorë dhe autoritetet doganore në këtë port, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, furgonin me drejtues shtetasin Elidon Çela.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë furgon, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan kuti me medikamente mjekësore, kuti me lëndë të ndaluar pesticide dhe kuti me shishe vere, pa faturë blerjeje.

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin Elidon Çela, 32 vjeç, banues në Lushnjë, për veprat penale  “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabanda me mallra të ndaluara” dhe “Kontrabanda me mallrat e licencuara.”

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Previous Post

“Ishte i dehur, donte të më hidhte në pus”! Babai vret djalin me çekiç në Maliq

Next Post

EMRAT/ Ky është babai që vrau djalin e dehur me çekiç në kokë

Next Post
EMRAT/ Ky është babai që vrau djalin e dehur me çekiç në kokë

EMRAT/ Ky është babai që vrau djalin e dehur me çekiç në kokë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al