Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

50 mijë të përjashtuar! Grupi i Bashës e pranoi, shumica iku te Berisha

Editor by Editor
July 25, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
50 mijë të përjashtuar! Grupi i Bashës e pranoi, shumica iku te Berisha
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike, që është forca më e madhe politike në opozitë vazhdon që të copëtohet dita ditës. Për fat të keq, tashmë synimi nuk është më që PD-ja të rikthehet në pushtet, por duket se lufta po bëhet për një karrige deputeti.

Pesë ditë e ndajnë Lulzim Bashën nga farsa që organizoi me procedurë për të marrë zyrtarisht drejtimin e PD-së së vulës, por që vula ka humbur.

Në një deklaratë të pazakontë për mediat, kryetari i komisionit Zgjedhor të PD-së, Jemin Gjana u shpreh sot se me një të rënë të lapsit kanë hequr nga listat e anëtarësisë me të drejtë vote gati 50 mijë anëtarë.

Konkretisht nga 75 mijë anëtarë që morën pjesë në zgjedhjet e fundit të 2021-shit kur u rizgjodh Lulzim Basha, në 29 Korrik për rikthimin e tij kanë të drejtë vote rreth 25 mijë anëtarë. 50 mijë firuan.

Kush i hoqi? “Në të gjitha rastet degët e PD-së kanë sjellë verifikimin e listave të anëtarësisë” tha Gjana. Por, përse janë hequr 50 mijë anëtarë? “Bëhet fjalë për njerëz të angazhuar zyrtarisht dhe të deklaruar zyrtarisht si pjesë e foltores” tha ai. Pra, njerëzit që i janë bashkuar Sali Berishës janë përjashtuar nga e drejta e votës në 29 Korrik.

Logjikisht, nisur nga deklarata që bëri kryetari i komisionit zgjedhor në PD-së i bie që shumica, sikur e pranoi vetë ai ka ikur me Sali Berishën dhe grupit të Bashës i ka mbetur vetëm vula.

Po ku ndodhet vula? Ish-ministri i Sali Berishës, tani në krah të Lulzim Bashës tha se vula qëndron në zyrën e protokollit dhe nuk e mban Sekretari i Përgjithshëm. Por fati i saj nuk dihet, shtoi ai.  “Nuk e di kush e ka. Ne po prodhojmë një vulë tjetër, është marrë vendimi, është prodhuar vula” tha Gjana.

Në krahun tjetër, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi nuk është dorëzuar dhe ka thirrur mbledhjen e këshillit kombëtar të PD-së ditën e enjte në 19:00 në shansin e fundit për të bllokuar procesin e zgjedhjeve të 29 Korrikut.

Dokumenti ka vulë. Ashtu sikurse edhe njoftimi i PD-së dje se Bardhit i është hequr vula. Të dyja palët kanë nga një vulë, ndërsa shumicën e anëtarëve e ka Berisha, sikur e tha vetë Gjana.

Previous Post

VIDEO/ Digjen telat e rrymës elektrike në Sarandë, panik tek qytetarët

Next Post

600 mijë Lekë gjoba farmacive! SPAK dërgon për gjykim 3 zyrtarët!

Next Post
600 mijë Lekë gjoba farmacive! SPAK dërgon për gjykim 3 zyrtarët!

600 mijë Lekë gjoba farmacive! SPAK dërgon për gjykim 3 zyrtarët!

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al