Monday, May 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“5 mijë euro, ose do të publikoj fotot”, arrestohet 30-vjeçari nga Bulqiza, i shpallur 7 herë në kërkim nga policia

Editor by Editor
September 20, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Tentoi të vidhte një automjet, kapet dhe arrestohet në flagrancë 28-vjeçari në Durrës
0
SHARES
59
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi shantazhonte dhe përndiqte një 33-vjeçare duke e kërcënuar se do t’i publikonte foto dhe video intime.

I riu nga Bulqiza shantazhoi 33-vjeçaren dhe familjen e saj duke i kërkuar 5 mijë euro në mënyrë që mos t’i publikonte materialet intime.

Pas hetimeve të policisë rezultoi se 30-vjeçari ka qenë 7 herë i shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale dhe është dënuar në Zvicër për shitje të lëndëve narkotike.

“Arrestohet një 30-vjeçar i cili dyshohet se shantazhonte dhe përndiqte një shtetase dhe familjarët e saj, për dhënien e shumës 5000 euro, për mospublikimin e videove dhe fotove personale të saj, në rrjete sociale. 

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Seksionin e Operacioneve Speciale në DVP Tiranë, Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe DVP Dibër, në vijim të punës për goditjen e krimeve kibernetike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Phone fiend”.

Gjatë operacionit u ndalua shtetasi I. V., 30 vjeç, banues në Bulqizë, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga nenet 121/a/2 dhe 109/b.

Ky shtetas më përpara ka qenë 7 herë i shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale dhe i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve në shtetin zvicerian.

Falë veprimeve hetimore profesionale nga specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve Kibernetike, të kryera gjatë zhvillimit të këtij operacioni, është bërë dokumentimi i plotë ligjor i veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, i cili dyshohet se ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale, një 33-vjeçare dhe familjarët e saj, për mospublikimin e disa fotove dhe videove personale të 33-vjeçares, në rrjete sociale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. 

Previous Post

Rama intervistë për “La7”: Shqipëria e së ardhmes si Italia, Meloni një person shumë real

Next Post

Dosja “Babalja”, avokati i Salianjit: Thërrisni të dëshmojë edhe Rama me Ballën

Next Post
Dosja “Babalja”, avokati i Salianjit: Thërrisni të dëshmojë edhe Rama me Ballën

Dosja “Babalja”, avokati i Salianjit: Thërrisni të dëshmojë edhe Rama me Ballën

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al