Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

400 milionë lekë për ‘punonjësin-prestanome’/ Skandali i ri i Arlinda Pogajt dhe Blendian Dalipit

Editor by Editor
December 5, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
400 milionë lekë për ‘punonjësin-prestanome’/ Skandali i ri i Arlinda Pogajt dhe Blendian Dalipit
0
SHARES
121
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mund të jesh një punonjës i thjeshtë, të takosh Plakun e Krishtlindjeve dhe të kthehesh në milioner. Vetëm se në këtë histori nuk ka plak të shenjtë. Në vitin 2016, Arlinda Pogaj dhe Ergys Senka – djali i oligarkut Ylli Senka – “i dhuruan” aksionet e kompanisë së tyre “ARGUS POWER” Sh.p.k. një personi krejtësisht të panjohur publikisht: Mirgen Merollarit. Ky ishte fillimi i një historie të tipit “fati troket vetëm te të zgjedhurit”, por që në fakt mban aromën e zakonshme të aferave me tendera shtetërorë.

Pas kësaj lëvizjeje, kompania vijoi të merrte tendera të njëpasnjëshëm nga OSHEE, Porti i Durrësit dhe bashkitë. Rasti më i fundit lidhet me një tender të dyshimtë të drejtorit të OSSH Fier, Blendian Dalipi.

Tenderi 400 milionë lekësh i Dalipit

Bëhet fjalë për procedurën me objekt “Blerje Izolatorë, Shkarkues TM, Siguresa TM/TU, Bazamant Siguresë TU dhe Fishekë” me fond limit 400 milionë lekë të vjetra pa TVSH. Tenderi është zhvilluar në 13 tetor 2025 dhe dyshohet se është një procedurë fiktive me fitues të paracaktuar.

Sipas dokumenteve zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik, fitues duhet të ishte oferta ekonomikisht më e favorshme. Por komisioni nuk e ka zbatuar këtë rregull thelbësor.

Në garë u paraqit vetëm një operator aktiv, ndërsa një i dytë – kompania “ENPI” shpk – u tërhoq në momentin e fundit. ENPI kishte dorëzuar një ofertë shumë më të ulët: 38,600,000 lekë pa TVSH. Nëse kjo kompani nuk do të tërhiqej, rezultati do të ishte krejt tjetër, pasi oferta e “ARGUS POWER” ishte më e lartë: 38,976,600 lekë pa TVSH.

Në procesverbal, komisioni ka arsyetuar se operatori ENPI nuk ishte paraqitur për dorëzimin e mostrave në hapjen e ofertave. Kjo hap rrugën që fitues të shpallet “ARGUS POWER” Sh.p.k, kompania e regjistruar në Durrës – pikërisht në adresën ku dikur ndodhej kompania “HTM” shpk, vendi ku Merollari punonte si i thjeshtë.

Nga punonjës i Plator Mehmetit në pronar kompanie milionere

“ARGUS POWER” u themelua në 6 maj 2014 në Tiranë. 51% të kompanisë i kishte Ergys Senka, djali i oligarkut Ylli Senka, ndërsa 49% i kishte Arlinda Pogaj. Kompania gjeneronte rreth 150 milionë lekë fitime në vit.

Por për të mos rënë në sy, pasi emri i Ylli Senkës ishte i përfshirë në disa afera, ortakët kryen një manovër të zakonshme: gjetën një “njeri të besuar” që do t’u mbante biznesin në letër. Ndihmën ua dha Plator Mehmeti, eksponent i PS-së dhe ish-drejtor i OSHEE, i dënuar për korrupsion në tendera.

Në maj 2016, asambleja vendosi t’i “dhurojë” 100% të aksioneve Mirgen Merollarit. Njëkohësisht ai u emërua administrator i kompanisë.

E megjithatë, dokumentet e vitit 2018 tregojnë se Merollari vijonte të ishte punonjës i kompanisë së Plator Mehmetit (HTM shpk), duke zbuluar qartë skemën: ai ishte thjesht një njeri fasadë – një prestanome për pastrim parash dhe për fshehjen e pronarëve realë.

“Professioni i ri”: Huazimi i emrit për pastrim parash

Kjo është një skemë e përsëritur në Shqipëri. Zyrtarë dhe biznesmenë të lidhur me pushtetin përdorin individë të thjeshtë si mburojë për të fshehur aktivitetin ekonomik, pasurinë dhe përfitimet nga tenderat korruptivë. “Dhurimi” i kuotave, përdorimi i punonjësve si pronarë në letër dhe manipulimi i procedurave janë bërë praktikë e zakonshme në një vend ku korrupsioni prodhon pasuri marramendëse.

Previous Post

Botërori 2026 / Shorti do të zhvillohet sot në orën 18:00, ëndrra jonë është ende aktive, ja cili mund të jetë grupi i rrezikshëm që mund të “kapim”

Next Post

Spiropali bisedon me Zyrtarin e Lartë të DASH: Forcimi i bashkëpunimit strategjik në disa esfera me SHBA-në.

Next Post
Spiropali bisedon me Zyrtarin e Lartë të DASH: Forcimi i bashkëpunimit strategjik në disa esfera me SHBA-në.

Spiropali bisedon me Zyrtarin e Lartë të DASH: Forcimi i bashkëpunimit strategjik në disa esfera me SHBA-në.

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al