Thursday, May 14, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

30 mln euro nga rivlerësimi i provave, 9500 aplikime në 2 muaj; Tirana dhe Durrësi mbizotërojnë

timoni.al by timoni.al
April 24, 2026
in AKTUALITET
0
30 mln euro nga rivlerësimi i provave, 9500 aplikime në 2 muaj; Tirana dhe Durrësi mbizotërojnë
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fushata e rivlerësimit, e vënë në zbatim që prej muajit shkurt, ka tërhequr interes të madh nga qytetarë, biznese dhe njësi tregtare për të përafruar pronat me vlerën e tregut. Nga ky proces janë arkëtuar mbi 30 milionë euro, ndërsa vetëm në dy muaj janë kryer mbi 9,500 aplikime. Tirana udhëheq me rreth 4,000 aplikime, pasuar nga Durrësi me rreth 2,000 dhe më pak në Vlorë me rreth 700 prona dhe subjekte.

Drejtori i Narea-s, Reinaldo Pipiria, tha se pas rivlerësimeve janë formalizuar rreth 600 milionë euro në dokumentacion, pasi vlera e tregut nuk ishte reflektuar në kartelat e pasurisë. Sipas tij, vlera mesatare për aplikim është rreth 65,000 euro, apo rreth 50% më shumë se fushatat e kaluara, kur vlera mesatare ishte 35–40 mijë euro. Kjo rritje, thekson Pipiria, nxjerr në pah edhe informalitetin: “Pronat po rivlerësohen 50% më tepër sesa fushatat e kaluara dhe kjo jep disa sinjale… apo reflektim i informalitetit që po del në sipërfaqe.”

Vlerësuesit e pasurive të paluajtshme raportojnë edhe problematika gjatë procesit. Ervin Demerxhiu përmend dallime në vlerat që dalin krahasuar me pritshmëritë dhe çështjen e aplikimit me çmim reference, ku sistemi merr parasysh amortizimin ndonëse disa qytetarë nuk e pranojnë këtë trajtim. Orgest Beti vlerëson se vështirësitë kryesisht burojnë nga mbingarkesa e sistemit, por procesi ka vijuar qetë. Beti shpjegon se vlerësuesi harton raportin me vlerësimin real dhe më pas bëhet përafrimi i pronës me vlerën e tregut përmes aplikimit.

Sa i përket çmimeve, Demerxhiu jep shembull: “Apartamentet shkojnë kryesisht nga 15 mijë lekë të reja deri në 20 mijë lekë njësitë 20-25 mijë lekë etj.” Sipas ekspertëve, fushata e rivlerësimit ka nxitur edhe shitjet, pasi më shumë qytetarë përfitojnë nga tatimi 5% duke përafruar vlerën reale të pronës me tregun.

Previous Post

Sulmi terrorist në Banjskë: Gjykata dënon me burg përjetë Bllagoje Spasojeviç e Vlladimir Toliç; 30 vjet Dushan Maksimoviç

Next Post

Babë e bir me origjinë shqiptare arrestohen për shitje droge në kafenenë e tyre në Selanik

Next Post
Babë e bir me origjinë shqiptare arrestohen për shitje droge në kafenenë e tyre në Selanik

Babë e bir me origjinë shqiptare arrestohen për shitje droge në kafenenë e tyre në Selanik

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al