Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“24 Marsi, dita kur liria mori krahë”, Osmani: Aleatët e NATO-s u ngritën kundër së keqes për të mbrojtur një popull që po luftonte për ekzistencë

Editor by Editor
March 24, 2025
in AKTUALITET, KOSOVA, KRYESORE, Lajmi Fundit, Rajoni, Vendi
0
“24 Marsi, dita kur liria mori krahë”, Osmani: Aleatët e NATO-s u ngritën kundër së keqes për të mbrojtur një popull që po luftonte për ekzistencë
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KOSOVË- Presidentje e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në “Facebook” në 26-vjetorin e bombardimeve të NATO-s kundër ushtrisë serbe. Osmani shkruan se data 24 mars është dita kur liria mori krahë dhe bota demokratike nuk heshti.

Ajo shtoi se aleatët e NATO-s u ngritën kundër së keqes, për ta mbrojtur një popull që po luftonte për ekzistencë dhe i rrezikuar nga regjimi gjenocidal i Serbisë. Presidentja shton se sot pas 26 vitesh Kosova ecën krenare, sovrane dhe e palëkundur drejt të ardhmes më të ndritur.

“24 Marsi, dita kur liria mori krahë! Ishte dita kur bota demokratike nuk heshti! Dita kur aleatët e NATO-s u ngritën kundër së keqes, për ta mbrojtur një popull që po luftonte për ekzistencë, i rrezikuar nga regjimi gjenocidal i Serbisë. Ishte dita kur ndaj errësirës triumfoi drita e shpresës.

Nga flaka e sakrificës dhe lufta çlirimtare, lindi Kosova e lirë! 26 vjet më pas, Kosova ecën krenare, sovrane dhe e palëkundur drejt të ardhmes më të ndritur. Lavdi të gjithë të rënëve për liri! Falënderim aleatëve që ndihmuan kauzën tonë për Kosovën shtet të lirë, të pavarur e sovran!” thuhet në reagimin e Osmanit.

Bombardimet e aleancës ushtarake perëndimore ndaj Jugosllavisë, që përbëhej nga Serbia dhe Mali i Zi, nisën pas dështimit të negociatave të vitit 1999 për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë, teksa pala serbe refuzoi nënshkrimin e një marrëveshjeje për paqe në Rambuje.

Bombardimet, që zgjatën 78 ditë, u ndërprenë më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që parashihte administrimin e Kosovës nga një mision i OKB-së.

Previous Post

VIDEO/ I plagosuri nga konflikti në Kamëz dërgohet te spitali i Traumës, dalin pamjet e makinës së dëmtuar dhe me xhama të thyer

Next Post

“Të qenurit numri 2 në politikën shqiptare është propozim i rrezikshëm”, Arben Ahmetaj: Arrestimi i Veliajt, është totalisht një teatër i Ramës

Next Post
“Të qenurit numri 2 në politikën shqiptare është propozim i rrezikshëm”, Arben Ahmetaj: Arrestimi i Veliajt, është totalisht një teatër i Ramës

"Të qenurit numri 2 në politikën shqiptare është propozim i rrezikshëm", Arben Ahmetaj: Arrestimi i Veliajt, është totalisht një teatër i Ramës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al