Friday, October 23, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

217 persona në burg pas protestave të dhunshme në Francë; Macron akuzon ekstremistët e majtë

timoni.al by timoni.al
October 23, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
217 persona në burg pas protestave të dhunshme në Francë; Macron akuzon ekstremistët e majtë
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

217 persona janë burgosur në Francë nga rreth 2,700 të arrestuar pas protestave të dhunshme dhe plaçkitjeve të fundjavës së kaluar, bëri të ditur ministri i Drejtësisë, Gérald Darmanin. Ai e përshkroi reagimin e autoriteteve si të jashtëzakonshëm dhe të paprecedentë në përmasa. Sipas tij, rreth gjysma e të arrestuarve nuk kishin precedentë penalë; shumica janë burra të moshës 18 deri në 25 vjeç që nuk kishin pasur më parë probleme me drejtësinë.

Darmanin pohoi gjithashtu se duhet të merret në konsideratë pezullimi i së drejtës së votës për personat e akuzuar për përfshirje në akte dhune dhe plaçkitje, me argumentin se ata që sulmojnë forcat e rendit dhe shkatërrojnë bizneset nuk duhet të ushtrojnë të drejtat e tyre politike në zgjedhjet e ardhshme.

Protestat dhe aktet e dhunës tronditën disa qytete franceze, përfshirë Parisin. Autoritetet raportuan se rreth 3,000 biznese janë plaçkitur ose kanë pësuar dëmtime në të gjithë vendin. Presidenti Emmanuel Macron akuzoi grupet e ekstremit të majtë se po përpiqen të përmbysin demokracinë, duke e cilësuar atë një nga valët më të rënda të dhunës në vitet e fundit. Ngjarjet ndodhin vetëm gjashtë muaj para zgjedhjeve presidenciale.

Për shkak të protestave të reja të parashikuara në Paris për të shtunën, panairi ndërkombëtar i artit bashkëkohor Art Basel Paris njoftoi mbylljen e edicionit të vitit 2026 dy ditë më herët se ishte planifikuar. Organizatoret vendosën që panairi të përfundojë të premten për të mbrojtur vizitorët, ekspozuesit, stafin dhe veprat e artit. Panairi ishte hapur për profesionistët të mërkurën në Grand Palais, pranë Champs-Élysées, dhe ishte parashikuar të qëndronte i hapur edhe gjatë fundjavës për publikun, por ndryshoi programin për shkak të situatës së sigurisë.

Lajmi u përcjell nga Top Channel.

Previous Post

Rama mblen ministrat dhe drejtuesit politikë të PS në Vilën e Kuqe

Next Post

Një histori përtej tumorit: Shëndeti, jeta dhe siguria financiare

Next Post
Një histori përtej tumorit: Shëndeti, jeta dhe siguria financiare

Një histori përtej tumorit: Shëndeti, jeta dhe siguria financiare

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al