Monday, June 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

2-vjeçari humb jetën në çerdhe, gjendet 1 kg drogë në dhomën e gjumit ku flinin vogëlushët

Editor by Editor
September 20, 2023
in AKTUALITET, BOTË, Vendi
0
2-vjeçari humb jetën në çerdhe, gjendet 1 kg drogë në dhomën e gjumit ku flinin vogëlushët
0
SHARES
88
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA ku një fëmijë humbi jetën në çerdhe dhe tre të tjerë u dërguan në spital.

Nën një tapet në dhomën e gjumit ku flinin fëmijët u gjet 1 kilogram fentanil.

Nicholas Dominici. 2 vjeç, i cili kishte qenë në çerdhe për vetëm një javë, vdiq nga një mbidozë e dyshuar droge të premten. Tre fëmijë të tjerë u shtruan në spital, pasi u ekspozuan ndaj lëndës narkotike të fuqishme në çerdhen në Bronx. Ndaj dy personave janë ngritur akuza për posedim droge dhe vrasje. Policia beson se fëmijët, të moshës nga tetë muaj deri në dy vjeç, morën fentanil në çerdhe.

“Gjatë një kontrolli në çerdhe u gjet një kilogram fentanil nën tapetin e dhomës, ku fëmijët flinin”, tha shefi i detektivit të NYPD, Joseph Kenny.

Pronarja e çerdhes Divino Niño në Bronx, Grei Mendez, 36 vjeç, dhe qiramarrësi i saj, Carlisto Acevedo Brito, 41 vjeç, po përballen me akuza federale për posedim lëndësh narkotike “me qëllim shpërndarjen që rezulton në vdekje, sipas prokurorëve federalë.

“Ne pretendojmë se të pandehurit helmuan katër foshnja dhe vranë një prej tyre, sepse ata po drejtonin një operacion droge nga një qendër çerdheje. Çerdhja është një vend ku fëmijët duhet të mbahen të sigurt, jo të rrethuar nga një drogë që mund t’i vrasë ata”, tha prokurori amerikan i Manhattan, Damien Williams.

Sipas policisë droga e gjetur nga çerdhja mund të kishte vrarë 500,000 njerëz. Fentanili, një qetësues sintetik 50 herë më i fuqishëm se heroina, është shkak për rritjen e vdekjeve nga droga në SHBA. Pamjet e kamerave të sigurisë dhe të dhënat telefonike tregojnë se zonja Mendez e thirri burrin e saj pasi i gjeti fëmijët të sëmurë, para se të kontaktonte urgjencën. Më pas burri i saj mbërriti dhe hoqi disa çanta nga çerdhja, thanë zyrtarët. Autoritetet janë ende në kërkim të bashkëshortit të saj, i cili në dokumentet e gjykatës është identifikuar si bashkëpunëtor.

Previous Post

FOTO/ Çau hekurat! Shikoni ku ra makina me vajzën brenda! Qytetarët vënë duart në kokë

Next Post

Shokë në punë! Si ndodhi vrasja mëngjesin e sotëm?

Next Post
Shokë në punë! Si ndodhi vrasja mëngjesin e sotëm?

Shokë në punë! Si ndodhi vrasja mëngjesin e sotëm?

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al