Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

16 pajisje elektronike për të prodhuar kriptomonedha: Dy në pranga në Shkodër, procedohet punonjësi i OSHEE-së

Editor by Editor
June 9, 2022
in AKTUALITET, KRONIKE
0
16 pajisje elektronike për të prodhuar kriptomonedha: Dy në pranga në Shkodër, procedohet punonjësi i OSHEE-së
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia në Shkodër ka vënë në pranga një 21-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Avalon”. Bëhet e ditur se në pranga është vënë J. M., 21 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”, Shkodër.

Për të riun,  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 30.05.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paregjistruar në organet tatimore” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

21-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi në datën 27.05.2022, gjatë operacionit policor të koduar “Avalon”, në një magazinë, në lagjen “Salo Halili”, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 16 pajisje elektronike, të cilat i posedonte i riu dhe  dyshohet se shërbenin për gjenerimin në mënyrë të jashtëligjshme të kriptomonedhave virtuale

Gjatë këtij operacioni është arrestuar në flagrancë shtetasi edhe E. M., 43 vjeç, banues në Shkodër, pasi në bashkëpunim me 21-vjeçarin, kryenin veprimtarinë e kundërligjshme të prodhimit të kriptomonedhave virtuale.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u procedua në gjendje të lirë F. B., 33 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë lexues i aparatit matës, në OSHEE Shkodër, për veprën penale “Shperdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se ka mundësuar furnizimin e pajisjeve që gjenerojnë kriptomonedha virtuale, me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Previous Post

Në emër të kujt demokracie Nikolla i thotë kryetarit të opozitës: “Ti nuk duhet të flasësh”?!

Next Post

VIDEO/ Biden e bën sërish, rrëzohet teksa ngjit shkallët e avionit

Next Post
VIDEO/ Biden e bën sërish, rrëzohet teksa ngjit shkallët e avionit

VIDEO/ Biden e bën sërish, rrëzohet teksa ngjit shkallët e avionit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al