Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“100 kg kokainë, 1 milionë në xhep”, zbulohen bisedat e shqiptarit që kontrollonte burgun e Janinës

Editor by Editor
July 6, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
“100 kg kokainë, 1 milionë në xhep”, zbulohen bisedat e shqiptarit që kontrollonte burgun e Janinës
0
SHARES
64
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pak ditë më parë policia greke ndërhyri në burgun e Janinës për ekzekutimin e disa urdhër arresteve lidhur me shpërndarjen e drogës që kontrollohej prej qelive dhe si derivat kishte pastrimin e parave me ndihmën e punonjësve të burgut.

Në qendër të grupit ishte Edmond Përbashaj, një shqiptar i dënuar me 20 vjet burg për grabitje me armë. Ndërhyrja e forcave speciale greke për arrestimin e tij dhe disa zyrtarëve të burgut shkaktoi revoltë, duke bërë që disa prej të burgosurve ti vinin zjarrin dyshekëve.

Mediat greke kanë zbuluar së fundmi bisedat e përgjuara nga autoritetet, ku zbulohet edhe planifikimi për ardhjen e një ngarkese me 100 kg kokainë.

Shqiptari Edmond Përbashaj ose Mondi, i njohur në burg si “Shefi” apo “Bossi”, synonte të sillte në Greqi në fillim të majit 100 kilogramë kokainë nga të cilat do të merrte 1 milionë euro. Madje për planet e tij ishte vënë në dijeni edhe zëvendësdrejtori i Burgut, i cili nuk e denoncoi menjëherë ashtu siç duhej. Intimiteti që ata kanë krijuar me njëri-tjetrin është i dukshëm teksa biseda zhvillohet përballë një të burgosuri tjetër.

“Shefi”: Po të bëhet një punë tani, shok, do të marr shumë para

Zëvendësdrejtori: Nëse është kryer puna? Ku jashtë? Tani po prisni?

“Shefi”: Një pako për të kaluar, njëqind kilogram koka, shoku

Zëvendësdrejtori: Kur, mirë çdo gjë? Ndonjë një milionëshe? Sa është kjo?

“Shefi”: Një milion i pastër në xhep.

Zëvendësdrejtori: Në xhep një milion? Nëse kalon, nëse nuk kalon?

“Shefi”: Nëse nuk kalon vari… .

Zëvendësdrejtori: Prit, 100 kilogramë koka, sa e paguar? E blerë?

“Shefi”: Këtu ato vijnë 2 milionë.

Zëvendësdrejtori: Prit o budalla, ti sa do ta paguash?

“Shef”: Do jap dy dhe do ta shes tre

Zëvendësdrejtori: Do marrësh tre?

“Shefi”: Do nxjerri një.

Me bekimet, siç del, të zv/drejtorit, Përbashaj fuste dhjetëra mijëra euro në burg. Karakteristik është dialogu me një punonjës të të burgut për të futur në burg 21 mijë euro.

Punonjësi: Çfarë 21? Je mirë ti more?

“Shefi”: Po.

Punonjësi: Kjo që thua nuk është e mundur… Do të na çojnë në burg. Ne do të shkojmë në burg për këtë. Sikur të ishte pak më e lehtë. Ne do të shkojmë në burg. Janë shumë. Nuk justifikohen.

“Shefi”: Nuk dua ti justifikoni.

Punonjësi: Je mirë mor djalë? Ku dreqin? Dhe ku duhet t’i vendos ato? Në mbathjet e mia?

“Shefi”: Merri jashtë…po ti marrësh paratë dhe t’i vendosësh diku? Nuk do të na kapin…Fshehi diku,thuhet në komunikimet e zbardhura nga media greke, zougla.gr.

Previous Post

‘Gruaja më merrte në telefon dhe më thoshte se kënaqej me të dashurin’, dëshmia e 39-vjeçarit: Ja pse e vrava

Next Post

Rrahën atdhetarin në Itali, përfundojnë në pranga 3 vëllezërit shqiptarë

Next Post
Rrahën atdhetarin në Itali, përfundojnë në pranga 3 vëllezërit shqiptarë

Rrahën atdhetarin në Itali, përfundojnë në pranga 3 vëllezërit shqiptarë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al