Friday, May 29, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

đŸ’„SPAK drejt BashkisĂ« LezhĂ«? Tenderi 230 milionĂ« lekĂ« me erĂ« tĂ« fortĂ« manipulimi

Editor by Editor
May 28, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
đŸ’„SPAK drejt BashkisĂ« LezhĂ«? Tenderi 230 milionĂ« lekĂ« me erĂ« tĂ« fortĂ« manipulimi
0
SHARES
26
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

NĂ« BashkinĂ« LezhĂ« po pĂ«rsĂ«ritet i njĂ«jti skenar alarmant qĂ« po kthen tenderat publikĂ« nĂ« njĂ« mekanizĂ«m tĂ« mbyllur pĂ«r favorizimin e fituesve tĂ« paracaktuar. Tenderi me objekt “Blerje pajisje dhe materiale nĂ« kuadĂ«r tĂ« projektit Pro Light Med”, me fond limit mbi 230 milionĂ« lekĂ«, ngre dyshime tĂ« forta pĂ«r manipulim dhe eliminim tĂ« konkurrencĂ«s reale.

Tre operatorĂ« ekonomikĂ« morĂ«n pjesĂ« nĂ« garĂ«, por nĂ« fund u skualifikuan tĂ« gjithĂ« konkurrentĂ«t pĂ«rveç kompanisĂ« fituese “Deutsche Energie & Technologie”. Edhe mĂ« skandaloz Ă«shtĂ« fakti se u eliminua oferta me vlerĂ« mĂ« tĂ« ulĂ«t, duke ngritur pikĂ«pyetje tĂ« forta mbi kriteret e pĂ«rdorura dhe mĂ«nyrĂ«n se si Ă«shtĂ« zhvilluar procedura.

Ky është një model që po përsëritet vazhdimisht në Bashkinë Lezhë: tendera me konkurrencë formale, skualifikime masive dhe në fund një fitues i vetëm që merr kontratën. Kur skualifikohen të gjithë rivalët dhe mbetet vetëm një operator, lind dyshimi i arsyeshëm se gara nuk është zhvilluar për të zgjedhur ofertën më të mirë për qytetarët, por për të legjitimuar një fitues të paracaktuar.

Tenderi me numĂ«r reference REF-73995-01-16-2026, i zhvilluar nga Bashkia LezhĂ«, kishte si fond limit 23,333,260 lekĂ« pa TVSH, ndĂ«rsa kontrata iu dha kompanisĂ« “Deutsche Energie & Technologie” me ofertĂ« 20,766,666 lekĂ« pa TVSH. Procedura ishte “e hapur”, mbi kufirin e lartĂ« monetar, por rezultati final ngjan mĂ« shumĂ« me njĂ« garĂ« tĂ« kontrolluar sesa me njĂ« konkurrim transparent.

SPAK nuk mund të qëndrojë spektator përballë këtij mekanizmi që po kthen prokurimet publike në një skemë të errët klienteliste. Duhet hetim i menjëhershëm për mënyrën e skualifikimit të operatorëve konkurrues, verifikim të dokumentacionit të tenderit dhe kontroll të lidhjeve të mundshme mes zyrtarëve të Bashkisë Lezhë dhe kompanisë fituese.

ParatĂ« publike nuk janĂ« pronĂ« private e askujt. Çdo tender ku eliminohet konkurrenca dhe mbijeton vetĂ«m fituesi duhet tĂ« trajtohet si njĂ« alarm serioz pĂ«r korrupsion dhe abuzim me fondet e qytetarĂ«ve.

Previous Post

Anketa: SPAK institucioni më i besueshëm; mbi 90% e shqiptarëve vlerësojnë reformën; SHBA partneri më i besuar

Next Post

Victoria Beckham: Nuk kam ndërmend të ndalem, flet hapur për punën dhe krizën financiare

Next Post
Victoria Beckham: Nuk kam ndërmend të ndalem, flet hapur për punën dhe krizën financiare

Victoria Beckham: Nuk kam ndërmend të ndalem, flet hapur për punën dhe krizën financiare

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al