Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

đŸ’„Si “trafikanti i kokainĂ«s” Gjergj Luca tregoi fytyrĂ«n e vĂ«rtetĂ« tĂ« skllavo-pronarit me disa punĂ«torĂ« hallexhinj!

Editor by Editor
May 13, 2026
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
đŸ’„Si “trafikanti i kokainĂ«s” Gjergj Luca tregoi fytyrĂ«n e vĂ«rtetĂ« tĂ« skllavo-pronarit me disa punĂ«torĂ« hallexhinj!
0
SHARES
26
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Opinion nga Timoni.al

Videoja e publikuar nga Gjergj Luca nuk tregoi forcĂ«, sukses apo “familje tĂ« madhe pune”, siç mundohet ta shesĂ« propaganda e tij. PĂ«rkundrazi, tregoi fytyrĂ«n mĂ« tĂ« dhimbshme tĂ« ShqipĂ«risĂ« sĂ« varfĂ«r: burra tĂ« moshuar, mbi 60 vjeç, tĂ« lodhur nga jeta, pa dinjitet ekonomik, tĂ« detyruar tĂ« qĂ«ndrojnĂ« roje pĂ«r njĂ« copĂ« bukĂ«, ndĂ«rsa “trafikanti” Gjergj Luca publikon luksin dhe milionat nĂ« rrjetet sociale.

NĂ« çdo vend normal, njerĂ«zit e asaj moshe do tĂ« duhej tĂ« ishin pranĂ« nipĂ«rve e mbesave, tĂ« pushonin pas dekadash pune e sakrifice. Por nĂ« ShqipĂ«rinĂ« e kapur nga “trafikanti kokainĂ«s” Luca, pensionisti detyrohet tĂ« ruajĂ« portat e tĂ« pasurve sepse pensioni nuk i del as pĂ«r ilaçe. Kjo Ă«shtĂ« tragjedia shqiptare qĂ« videoja e LucĂ«s e nxori pa dashje para syve tĂ« tĂ« gjithĂ«ve.

Pamjet ishin tronditĂ«se. Burra tĂ« thinjur, tĂ« rraskapitur, disa pa dhĂ«mbĂ« nĂ« gojĂ«, me fytyra qĂ« tregojnĂ« lodhje dhe varfĂ«ri, pĂ«rdoren si “mur njerĂ«zor” pĂ«r propagandĂ«. Dhe kjo vjen vetĂ«m njĂ« ditĂ« pasi u denoncua dhunimi i qytetarit qĂ« guxoi tĂ« fliste pĂ«r magazinat e dyshimta dhe lidhjet e errĂ«ta qĂ« pĂ«rfliten prej kohĂ«sh. NĂ« vend tĂ« transparencĂ«s dhe pĂ«rgjigjeve, publikut i serviret njĂ« video me punĂ«torĂ« tĂ« moshuar pĂ«r tĂ« krijuar idenĂ« e “besnikĂ«risĂ«â€ dhe “dashurisĂ«â€ ndaj pronarit.

Por shqiptarët nuk janë budallenj. Ata e kuptojnë shumë mirë diferencën mes një punëtori që respekton vendin e punës dhe një njeriu të varfër që detyrohet të durojë gjithçka vetëm për të mos humbur kafshatën e gojës. Kur një burrë 65-vjeçar detyrohet të punojë roje në atë gjendje, kjo nuk është histori suksesi. Kjo është skllavëri moderne e kamufluar me video propagandistike.

Sot Shqipëria po ndahet në dy botë: në njërën anë një grusht njerëzish që pasurohen çdo ditë me miliona euro si Luca me shok, që bëjnë propagandë me restorante luksi, resorte dhe lidhje politike; dhe në anën tjetër qytetarët e zakonshëm që nuk mbyllin dot muajin, pensionistët që punojnë deri sa u fiket fryma dhe të rinjtë që ikin masivisht jashtë vendit sepse nuk shohin asnjë shpresë.

MĂ« tragjikja Ă«shtĂ« se kĂ«ta oligarkĂ« pĂ«rpiqen ta shesin kĂ«tĂ« realitet si “humanizĂ«m”. Dalin nĂ« kamera, qeshin, bĂ«jnĂ« humor me punĂ«torĂ«t, ndĂ«rsa nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« pasuria e tyre ndĂ«rtohet mbi djersĂ«n, hallin dhe varfĂ«rinĂ« e njerĂ«zve qĂ« nuk kanĂ« zgjidhje tjetĂ«r. Ky Ă«shtĂ« modeli i ShqipĂ«risĂ« qĂ« po shkatĂ«rron dinjitetin njerĂ«zor: disa bĂ«hen milionerĂ«, ndĂ«rsa pleqtĂ« punojnĂ« roje pĂ«r bukĂ«n e gojĂ«s.

Dhe pikërisht kjo e bën edhe më të rëndë ngjarjen e djeshme. Sepse kur qytetarët ngrenë zërin dhe denoncojnë, përballen me presion, frikë dhe dhunë, ndërsa propaganda vazhdon sikur gjithçka është normale. Por nuk është normale. Nuk është normale që pensionistët të punojnë si skllevër, nuk është normale që qytetarët të kenë frikë të flasin, nuk është normale që disa njerëz të sillen si të paprekshëm vetëm sepse kanë para dhe lidhje me pushtetin.

Kjo video nuk e shpĂ«toi imazhin e Gjergj LucĂ«s si “trafikant kokaine” brenda anijeve tĂ« peshkut. PĂ«rkundrazi, ajo u kthye nĂ« simbolin mĂ« tĂ« qartĂ« tĂ« ShqipĂ«risĂ« sĂ« padrejtĂ«, ku oligarkĂ«t jetojnĂ« nĂ« luks dhe njerĂ«zit e thjeshtĂ« plaken nĂ« punĂ«, varfĂ«ri dhe heshtje.

Previous Post

Siguria nĂ« Hormuz: Australia gati t’i bashkohet misionit tĂ« propozuar nga Franca dhe Britania

Next Post

Sot Finalja e Kupës së Shqipërisë: Egnatia kërkon revanshin ndaj Dinamos, bilanci mes dy skuadrave

Next Post
Sot Finalja e Kupës së Shqipërisë: Egnatia kërkon revanshin ndaj Dinamos, bilanci mes dy skuadrave

Sot Finalja e Kupës së Shqipërisë: Egnatia kërkon revanshin ndaj Dinamos, bilanci mes dy skuadrave

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al