Friday, May 8, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

đŸ’„Me dokumenta/ Fidel Ylli “fut hundĂ«t” edhe te sporti i pĂ«llumbave! KĂ«rkesĂ« doganĂ«s pĂ«r bllokimin e 170 sportistĂ«ve shqiptarĂ« nĂ« kufi

Editor by Editor
May 8, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, Sport, Vendi
0
đŸ’„Me dokumenta/ Fidel Ylli “fut hundĂ«t” edhe te sporti i pĂ«llumbave! KĂ«rkesĂ« doganĂ«s pĂ«r bllokimin e 170 sportistĂ«ve shqiptarĂ« nĂ« kufi
0
SHARES
950
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

NjĂ« ngjarje e rĂ«ndĂ« dhe e paprecedentĂ« po trondit komunitetin sportiv nĂ« ShqipĂ«ri. Shoqata “PĂ«llumbat e PostĂ«s 2003”, e regjistruar ligjĂ«risht si organizatĂ« jofitimprurĂ«se me 170 anĂ«tarĂ« dhe me aktivitet tĂ« njohur ndĂ«rkombĂ«tarisht nĂ« sportin e pĂ«llumbave garues, ka denoncuar publikisht bllokimin e saj nĂ« pikĂ«n doganore tĂ« QafĂ« ThanĂ«s, pas njĂ« shkrese tĂ« dĂ«rguar nga Presidenti i Komitetit Olimpik KombĂ«tar Shqiptar, Fidel Ylli.

Letra e Fidel Yllit pĂ«r doganĂ«n👇

Sipas dokumenteve dhe reagimit zyrtar të shoqatës, anëtarët e saj prej vitesh marrin pjesë në aktivitete sportive ndërkombëtare në vende si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kroacia, duke kaluar në mënyrë të rregullt në pikat kufitare shqiptare dhe duke paraqitur çdo dokumentacion të kërkuar sipas ligjit dhe Kodit Doganor.

Por situata ka ndryshuar mĂ« 4 maj 2026 nĂ« pikĂ«n doganore “QafĂ« ThanĂ«â€, ku mjeti i shoqatĂ«s, njĂ« “IVECO FIAT” me targa AA 158 ZL, Ă«shtĂ« ndaluar nga autoritetet doganore pa asnjĂ« shpjegim zyrtar dhe pa asnjĂ« akt administrativ tĂ« shkruar.

Shoqata deklaron se ka kërkuar zyrtarisht arsyet ligjore të ndalimit, por autoritetet nuk kanë paraqitur asnjë bazë ligjore dhe asnjë dokument që justifikon pengimin e sportistëve për të dalë jashtë territorit shqiptar.

Në kërkesën drejtuar doganës, shoqata ngre dy pyetje thelbësore:

  • A ka tĂ« drejtĂ« mjeti i pĂ«rdorur pĂ«r transportin e shpendĂ«ve sportivĂ« tĂ« kalojĂ« pikat doganore shqiptare?
  • Cilat janĂ« arsyet ligjore qĂ« u ndalua kalimi nĂ« QafĂ« ThanĂ« mĂ« 04.05.2026?

Në qendër të këtij skandali ndodhet letra e Fidel Yllit, ku kërkohet që doganat të mos lejojnë kalimin e kësaj shoqate sportive. Fidel Ylli me Ramazan Gjylën dhe Gazmir Fehimin janë një grup interesi që po tenton të monopolizojë aktivitetin dhe të përdorë institucionet shtetërore kundër rivalëve.

Pyetja që trondit opinionin publik është e thjeshtë: me çfarë tagri një president komiteti olimpik kërkon ndalimin e qytetarëve shqiptarë në kufi? Dhe si mundet drejtori i doganës, Besmir Beja, të marrë përsipër bllokimin e sportistëve pa një vendim gjykate, pa një akt administrativ dhe pa asnjë bazë ligjore?

Shoqata “PĂ«llumbat e PostĂ«s 2003” thekson se nuk kryen aktivitet tregtar, por aktivitet sportiv dhe kulturor, ndĂ«rsa pĂ«llumbat transportohen me dokumentacion tĂ« rregullt dhe tĂ« vaksinuar sipas standardeve veterinare.

Pyetja që ngrihet është tronditëse: me çfarë të drejte një zyrtar sportiv i kërkon doganës të ndalojë qytetarë shqiptarë të dalin jashtë kufirit? Në cilin ligj mbështetet kjo kërkesë? Që kur një president komiteti olimpik merr kompetenca mbi lëvizjen e lirë të qytetarëve?

Akoma më i rëndë bëhet skandali me përfshirjen e drejtorit të doganës, Besmir Beja. Si mundet një drejtues i institucionit doganor të marrë në konsideratë një shkresë të tillë dhe të pengojë sportistë që nuk kryejnë tregti, nuk transportojnë mallra të paligjshme dhe nuk janë nën hetim për asnjë vepër penale, por thjesht ushtrojnë një aktivitet sportiv dhe hobi të njohur ndërkombëtarisht?

Burime pranĂ« sportistĂ«ve bĂ«jnĂ« me dije se anĂ«tarĂ«t e “PĂ«llumbave tĂ« PostĂ«s 2003” janĂ« tĂ« pajisur me dokumentacion tĂ« rregullt dhe pĂ«llumbat e tyre janĂ« tĂ« vaksinuar sipas standardeve pĂ«rkatĂ«se. MegjithatĂ«, ata janĂ« pĂ«rballur me pengesa dhe tentativa pĂ«r bllokim nĂ« kufi pas ndĂ«rhyrjeve zyrtare tĂ« ardhura nga strukturat sportive.

Në një vend normal, institucionet mbrojnë sportistët dhe promovojnë përfaqësimin ndërkombëtar të vendit. Në Shqipëri ndodh e kundërta: sportistët ndalohen në kufi, ndërsa institucionet përdoren si armë për pazare dhe interesa personale.

A kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me shpĂ«rdorim detyre? A po pĂ«rdoren doganat pĂ«r hesapet e njĂ« grupi tĂ« vogĂ«l njerĂ«zish? Dhe mbi tĂ« gjitha, a do tĂ« reagojnĂ« institucionet pĂ«r kĂ«tĂ« precedent tĂ« rrezikshĂ«m ku qytetarĂ«ve shqiptarĂ« tentohet t’u kufizohet lĂ«vizja e lirĂ« me njĂ« letĂ«r zyrtare?

Previous Post

Agjenti i Lukakut bĂ«n tĂ« ditur lajmin e bujshĂ«m: Big Rom do tĂ« rikthehet te skuadra e…

Next Post

Tre alpinistë vdesin pas shpërthimit të një vullkani në Indonezi; dhjetë të tjerë zhduken

Next Post
Tre alpinistë vdesin pas shpërthimit të një vullkani në Indonezi; dhjetë të tjerë zhduken

Tre alpinistë vdesin pas shpërthimit të një vullkani në Indonezi; dhjetë të tjerë zhduken

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al