Monday, June 29, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

💥Ekskluzive/ Zbulohet dëshmia e Ballukut para SPAK që fundos kryeministrin: Tenderin e tunelit e llogorasë e bëra me urdhër të Ramës

Editor by Editor
June 29, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
💥Ekskluzive/ Zbulohet dëshmia e Ballukut para SPAK që fundos kryeministrin: Tenderin e tunelit e llogorasë e bëra me urdhër të Ramës
0
SHARES
162
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Burime nga SPAK i thanë portalit Timoni.al se gjatë marrjes në pyetje, ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku në dëshminë e saj para prokurorëve të SPAK ka pohuar se procedurat për tenderin e tunelit të Llogarasë janë kryer me urdhër të drejtpërdrejtë të kryeministrit Edi Rama.

Sipas të njëjtave burime, Balluku ka deklaruar se shtesa prej 50 milionë eurosh për konsorciumin turk u miratua me kërkesë të kryeministrit, me arsyetimin se “duhej kthyer nderi” ndaj presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan.

Për hetimin ndaj Belinda Ballukut ka pasur interes dhe mbështetje të vazhdueshme nga partnerët ndërkombëtarë, të cilët prej kohësh kanë inkurajuar SPAK-un të çojë deri në fund hetimet për aferën e dyshuar të tunelit të Llogarasë.

Poashtu Gjermania i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të marrë përgjegjësi politike dhe të largojë Belinda Ballukun nga detyra, duke mos penguar hetimet.

Kuptohet qartë se dëshmia që Balluku ka dhënë para SPAK-ut mund të shpjegojë arsyen pse ajo vazhdon të gëzojë mbështetjen e kryeministrit. Sepse Rama është i implikuar po njësoj si Balluku në aferën korruptive të tunelit të llogorasë.

SPAK ka marrë zyrtarisht të pandehur Belinda Ballukun për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në kuadër të hetimeve për procedurat e prokurimit të tunelit të Llogarasë.

Hetimi lidhet me tenderin e zhvilluar fillimisht në dhjetor 2020, i cili u anulua dhe u rihap në qershor 2021 me një fond limit prej rreth 19 miliardë lekësh pa TVSH. Kontrata përfundoi në duart e konsorciumit turk Intekar Yapi – Asl Insaat, me një vlerë rreth 200 milionë euro.

Sipas të dhënave të dosjes, pas nënshkrimit të kontratës qeveria miratoi edhe një shtesë prej 50 milionë eurosh me akte normative në fund të vitit 2022, duke e çuar koston totale të projektit në mbi 250 milionë euro, ndërsa me supervizimin dhe shpenzimet e tjera vlera totale kaloi 260 milionë euro.

Tenderi është shoqëruar me dyshime të shumta. Fillimisht u anulua oferta e një kompanie shqiptare dhe kontrata iu dha konsorciumit turk me një ofertë më të lartë. Gjithashtu janë ngritur dyshime për kriteret e kualifikimit, licencat e operatorëve dhe mënyrën e zbatimit të kontratës.

Sipas informacioneve që po verifikohen nga SPAK, konsorciumi turk përfitoi edhe shtesën prej 50 milionë eurosh, ndërkohë që një pjesë e konsiderueshme e punimeve në terren u realizua nga kompania shqiptare Gjokaj, duke ngritur pikëpyetje mbi rolin real të kompanive fituese dhe mënyrën e përdorimit të fondeve publike.

Në të njëjtën dosje përmendet edhe kontrata e supervizimit, e fituar nga një bashkim operatorësh ku ishte pjesë kompania Net Group, e lidhur me ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberi, i arrestuar në një tjetër hetim të SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.

Previous Post

Dua Lipa uron nënën për ditëlindje: Ia detyrojmë çdo gjë të mirë dashurisë tënde, je mbretëresha e shtëpisë

Next Post

Byreku i lindjes në Dibër: traditë e veçantë dhe si gatuhet pas ardhjes së foshnjes

Next Post
Byreku i lindjes në Dibër: traditë e veçantë dhe si gatuhet pas ardhjes së foshnjes

Byreku i lindjes në Dibër: traditë e veçantë dhe si gatuhet pas ardhjes së foshnjes

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al