Vendimi i Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) për tenderin e uniformave të Illyrian Guard po shoqërohet me akuza për shkelje të ligjit të prokurimit publik.
Sipas burimeve tĂ« Timoni.al, KPP ka vendosur tĂ« pranojĂ« ankesĂ«n e bashkimit tĂ« operatorĂ«ve ekonomikĂ« âMalbertexâ dhe âUnivers Promotionsâ, duke kualifikuar njĂ« ofertĂ« prej 98.4 milionĂ« lekĂ«sh, pavarĂ«sisht se ajo rezultonte nĂ«n pragun e ofertĂ«s anomalisht tĂ« ulĂ«t.
Burimet bëjnë me dije se ligji kërkon që një operator ekonomik, kur paraqet një ofertë kaq të ulët, të provojë me dokumente konkrete dhe të verifikueshme se si do ta realizojë kontratën. Në këto raste nuk mjaftojnë deklarimet, tabelat orientuese apo komunikimet tregtare, por kërkohen kontrata furnizimi, fatura, dokumente doganore, kosto transporti dhe çdo provë tjetër që garanton realizueshmërinë e ofertës.

Sipas të njëjtave burime, dokumentacioni i paraqitur nuk arrin të provojë në mënyrë të plotë kostot reale të furnizimit, ndërsa një pjesë e zërave të ofertës rezultojnë nën çmimet e blerjes. Për më tepër, duke qenë se bëhet fjalë për një bashkim operatorësh ekonomikë me ndarje 50 me 50 të kontratës, secila kompani duhej të dokumentonte qartë pjesën e angazhimit që merrte përsipër.

Burimet e Timoni.al vlerësojnë se vendimi i KPP-së krijon një precedent të rrezikshëm, pasi ul standardin e verifikimit për ofertat anomalisht të ulëta dhe hap rrugën që fonde publike të administrohen mbi baza që nuk mbështeten në prova të plota dhe të verifikueshme.
Përtej tenderit të uniformave të Illyrian Guard, çështja ngre pikëpyetje të forta mbi respektimin e ligjit të prokurimit publik dhe rolin e institucioneve në garantimin e konkurrencës së ndershme dhe mbrojtjen e interesit publik.

