Reuters raportoi më 2 korrik 2026 se protestat antiqeveritare në Tiranë kanë shpërthyer mbi akuza për korrupsion, projekte klienteliste dhe mungesë besimi te qeverisja.
Por ndërsa qytetarët përballen me gaz lotsjellës, në zyrat e pushtetit duket se vazhdon i njëjti mekanizëm i vjetër: emërime, ndikime, lidhje familjare dhe kontroll mbi institucionet që duhet të jenë të pavarura. Në qendër të kësaj historie nuk është një zyrë e zakonshme shteti, por Komisioni i Prokurimit Publik, institucioni që shqyrton ankesat për tenderat publikë dhe që mban rolin e organit më të lartë administrativ në këtë fushë. Me fjalë të thjeshta, KPP është porta ku duhet të ndalet abuzimi me paratë publike. Aty kontrollohen procedurat ku lëvizin miliona euro nga taksat e qytetarëve. Nëse kjo portë kapet politikisht, atëherë nuk kapet vetëm një institucion; kapet kontrolli mbi vetë tenderat.
KPP nuk mund të jetë institucion i pavarur në letër dhe i kapur politikisht në linjë nepotizmi e familjes SHEHU nga Dibra. Ulsi Manja Kryetari i Komisionit të Ligjeve me bekimin e Belinda Ballukut ka projektuar emrin e Ismail Shehut për të qënë kreu i ri i Komisionit të Prokurimit Publik. Sipas të dhënave zyrtare, ai ka qenë Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë nga 18 mars 2022 deri më 27 prill 2026, edhe nën drejtimin e Ulsi Manja si Ministër i Drejtësisë.
Kemi një lidhje të qartë interesash mes një ish-ministri drejtësie, sot kryetar i komisionit kyç parlamentar, dhe një ish-sekretari të përgjithshëm të asaj ministrie, i cili po projktohet për drejtimin e KPP, institucionit që duhet të kontrollojë të gjithë tenderat publik.
Tabloja bĂ«het edhe mĂ« e rĂ«ndĂ« kur hyn nĂ« lojĂ« linja DibĂ«r. Belinda Balluku Ă«shtĂ« prezantuar nĂ« vitin 2022 si drejtuese politike e PS pĂ«r Qarkun DibĂ«r, nĂ« vend tĂ« Ulsi ManjĂ«s. NdĂ«rkohĂ«, SPAK ka kĂ«rkuar masa ndaj Ballukut, duke e akuzuar pĂ«r âshkelje tĂ« barazisĂ« sĂ« pjesĂ«marrĂ«sve nĂ« tendera apo ankande publikeâ, sipas neneve 258/2 dhe 25 tĂ« Kodit Penal, lidhur me procedura tĂ« mĂ«dha prokurimi publik.
Ulsi Manja mban edhe barrën politike të Dosjes 184. Mediat shqiptare kanë raportuar publikimin nga BILD të përgjimeve të Dosjes 184 për zgjedhjet në Dibër, ku flitej për skemë të organizuar për sigurimin e fitores në zgjedhjet lokale të vitit 2016.
Pikërisht këtu qëndron skandali politik: një qeveri që ka një figurë të lartë nën akuzë për tendera nuk mund të sillet sikur zgjedhja e kreut të KPP-së është punë e brendshme partie. Kur njeriu që hetohet për tendera mbetet pjesë e boshtit politik të pushtetit, kur ish-drejtuesit politikë të Dibrës lëvizin nga një funksion në tjetrin, dhe kur një institucion i pavarur si KPP pritet të drejtohet nga njerëz të së njëjtës linjë politike-familjare.
Rrjeti bëhet edhe më i rëndë kur shihen lidhjet familjare dhe institucionale.
Nexhbedin Shehu është Prefekt i Qarkut Dibër i ati i Ismail Shehu. Në deklarimet publike, Matilda Shehu rezulton Bashkshortja e Ismail Shehut, konkretisht në dokumentet e deklarimit të pasurisë. Matilda Shehu ka qenë gjithashtu kandidate e mbështetur nga Partia Socialiste për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Saimir Tola Kryetar i Bordit të AMF-së, i emëruar më 17 shkurt 2025 është vllai i Matilda Shehut edhe kunat i Ismail Shehut.
Ky Ă«shtĂ« nepotizmi modern, vjen me CV tĂ« rregullt, me formularĂ«, me intervista, me komisione, me pikĂ«zim dhe me fjalĂ«n magjike âprocedurĂ«â. Por nĂ« fund dalin po tĂ« njĂ«jtĂ«t rrethe, po tĂ« njĂ«jtat lidhje, po tĂ« njĂ«jtat familje politike.
Një familje në prefekturë. Një figurë në ministri. Një kandidate në Bankën e Shqipërisë. Një emër në AMF. Një ish-ministër në Komisionin e Ligjeve. Një qeveri nën presion nga dosje tenderash. Një organ ankimi që duhet të mbetet i pavarur.
A kemi të bëjmë me një familje që, rastësisht, prodhon vazhdimisht kandidatura për institucione kyçe, apo me një model ku pushteti riciklon të njëjtin rreth njerëzish në poste strategjike?
KPP është institucioni që duhet të mbrojë garën, barazinë dhe ligjshmërinë në prokurimet publike. Nëse kapet KPP, kapet kontrolli mbi tenderat. Dhe kur kapet kontrolli mbi tenderat, qytetari nuk humb një debat juridik. Humb paratë, shërbimet, rrugët, shkollat, spitalet dhe besimin te shteti.
NĂ« kĂ«tĂ« moment, zgjedhja e Kryetarit tĂ« KPP-sĂ« nuk Ă«shtĂ« mĂ« procedurĂ« administrative. ĂshtĂ« test i shtetit tĂ« sĂ« drejtĂ«s dhe sundimit tĂ« ligjit.
Dhe kur pushteti nuk ka më frikë as nga ligji, as nga SPAK-u, as nga protesta, atëherë kombi është në rrezik.

