Një denoncim i fortë ka mbërritur në redaksinë e portalit Timoni.al nga zona pranë Shkollës së Qenve në Tufinë, ku qytetarët akuzojnë për uzurpim të pronës shtetërore dhe heshtje totale të institucioneve.
Sipas denoncimit, një biznes që më parë ka qenë në pronësi të Kujtim Qefalisë dhe më pas është shitur te biznesmeni nga Vora, Bert Sallaku, i cili merret me tregtinë e verës, dyshohet se ka hyrë në territorin e Institutit të Përgatitjes së Qenve të Policisë së Shtetit duke marrë një pjesë të tokës që sipas qytetarëve i përket shkollës së policisë.
Denoncuesi pretendon se muri rrethues i institucionit është prishur gjatë natës me punëtorë, ndërsa më pas është vendosur rrjetë jeshile dhe gardh i ri për të rrethuar sipërfaqen e pretenduar. Sipas tij, territori i uzurpuar është pronë shtetërore dhe pjesë e institutit të trajnimit të qenve të policisë.
âKa prishur murin rrethues tĂ« shkollĂ«s dhe ka vendosur gardh e rrjeta sikur prona tĂ« ishte private. Policia e Komisariatit nr.4 nuk ka marrĂ« asnjĂ« masĂ«,â thuhet nĂ« denoncim.
Qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve përgjegjëse për të verifikuar kufijtë e pronës shtetërore dhe ligjshmërinë e veprimeve të kryera në zonë, ndërsa shtrojnë pyetjen se si mund të preket prona e Policisë së Shtetit pa asnjë reagim nga autoritetet.

